web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kuvendi voton pr. ligjet e rendit të ditës dhe mbyll seancën pa opozitën

15 Janar 2018, 17:24, Aktualitet CNA

Kuvendi ka votuar në mungesë të opozitës, projektligjet e rendit të ditës.

Opozita kërkoi që Gramoz Ruçi të fuste në rendin e ditës ndryshimet kushtetuese, ndër të cilat kërkohet largimi i Arta Markut nga Prokuroria e Përgjithshme për shkak të zgjedhjes së saj antikushtetuese.

Gramoz Ruçi tha se duheshin respektuar afatet dhe rregullorja e Kuvendi dhe se propozimet e opozitës do të futeshin në rendin e ditës në seancën më të parë, e për këtë arsye opozita e zhgënjyer ka lënë sallën, kur po votohej për projektligjet e rendit të ditës.

Pas votimit, kreu i Kuvendit ka mbyllur seancën, pa praninë e opozitës. /CNA.al





17:05 Aktualitet

Rinis seanca plenare

Ka rinisur seanca plenare pas një ndërprerje disa minutashe....

Lajmet e fundit nga