web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e çmimit të energjisë për bizneset/ Liberalizim apo dhunim i tregut?

9 Janar 2018, 15:28, Aktualitet CNA

Janari i vitit 2018 ka nisur me shtrenjtimin e energjisë elektrike për bizneset.

Përgjatë vitit 2017, OST transmetonte çdo kilovat/orë energji në rrjetin e saj me një tarifë 0.65 lekë, ndërkohë që nga 1 janari 2018 kjo tarifë  është bërë 0.75 lekë.

Rritja e tarifës me 15 % më shumë, ka ardhur pas  vendimit nr 210 datë 28.12.2017  të  Entit Rregullator të Energjisë, sipas kërkesës së bërë me 23.11.2017 nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë aplikimin në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, për miratimin e tarifës së aksesit në rrjetin 35/20/10/06 KV te OSHEE-së.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) e ka shqyrtuar kërkesën e OSHEE-së duke pasur parasysh që me ndryshimet e ligjit 43/2015 ?Për sektorin e Energjisë?, pas Dhjetorit të vitit 2016 të gjitha subjektet e lidhura në rrjetin 35/20/10/06 KV do duhet të dalin në tregun e lirë të furnizimit të energjisë elektrike duke u shkëputur nga furnizimi me energji nga OSHEE.

Të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që të mos ndryshojë çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Shkëputja  e klientëve nga rrjeti i shpërndarjes 35 KV i OSHEE është shtyrë deri në Mars 2018, ndërsa klientët e lidhur në rrjetin 20/10 KV pritet që të dalin nga rrjeti shpërndarjes  OSHEE-së nga fundi vitit 2018.

Enti Rregullator i Energjise (ERE) me vendim Nr 211 datë 28.12.2017 ka miratuar edhe  tarifat e shërbimit të shpërndarjes.

Tarifa e shërbimit të shpërndarje në rrjetin 35 KV është lënë në vlerën 1.5 leke/kWh. Tarifa e shërbimit të shpërndarjes në rrjetin e shpërndarjes 20 KV do jetë 3.9 leke/kËh. Tarifa mesatare  në rrjetin e shpërndarjes 10/ 6 KV do të jetë 4.79 leke/kWh.

Pothuajse të  gjitha kompanitë më të mëdha të biznesit në Shqipëri, përveç klientëve të kualifikuar, furnizohen nga OSHEE-ja  me një çmim prej 11 lekë/kWh  (pa tvsh ) për Industri ( Klientë të furnizuar në rrjetin 20/10/ KV)  14 leke/kWh (pa tvsh ) (Tregti & shërbime ) sipas tarifave te miratuara nga ERE deri në 31.12 . 2018.

Duke marrë të dhënat nga tregu  europian i energjisë për vitin 2017, kosto mesatare e energjisë për një përdorues në vitin 2018 do jetë rreth 7.5 lekë/kWh duke përfshirë dhe tarifën e OST prej 0.75 lekë/kWh dhe gjithë kostot e kapaciteteve ndërkufitare.

Duke krahasuar vlerën e tregut të blerjes së energjise dhe vlerën që kërkon OSHEE vetëm si ?tarifë shërbimit të shpërndarjes?, është jashtë logjikës ekonomike, që vetëm kjo tarifë të jetë e barabartë me 50 % të çmimit të blerjes së energjisë.

Rritja e tarifave dëmton biznesin

Duhet patur parasysh fakti se shumë nga   kompanitë më  të mëdha industrial- tregtare në vend si psh: të industrive së përpunimit dhe nxjerrjes së kromit  ?Albchrome? Sh.p.k , pothuajse të gjithë Fabrikat e Çimentos si ?Titan?,?Seament?, FKCF?Sh.p.k ,industritë e përpunimit dhe shkrirjes së metaleve si psh ?KURUM?, janë aktualisht të gjitha me status ?klienti i kualifikuar?, dhe të detyruar me ligj që të jenë jashtë sistemit të furnizimit me energji elektrike nga OSHEE.

Ata  përveçse  të blejnë energji në tregun e jashtëm duhet të kryejnë dhe  investime të konsiderueshme në fidera private dhe pajisjet private pavarësisht se janë vendosur në N/ST e OSHEE, të cilat shkojnë miliona Euro.

Duhet theksuar se të gjithë mirëmbajtjen e fiderave private e bëjnë kompanitë private që kanë bërë investimin.

Gjithashtu duke iu referuar kostove të këtyre tarifave në vendet kufitare te rajonit si psh Maqedonia, Mali i Zi, rezulton se në këto vende tarifa e shërbimit të shpërndarjes është 50 % më e ulët.

Me një tarifë shërbimit të shpërndarjes   të OSHEE-së, për pjesën më të madhe të bizneseve që të shkëputen me detyrim nga rrjeti i OSHEE-së do përkthehet në shumë kosto operative fikse dhe variabël meqënëse do duhet të krijojnë struktura të reja për të mundësuar furnizimin me energji si nevojë e brendshme dhe e pazëvendësueshme e kompanive.

Kjo  tarifë shërbimi e lartë e shpërndarjes  për shumë biznese përveç se do sjellë rritjen e kostove  së produktit,do t?i bëjë jo konkurentë karshi tregut shqiptar dhe ballkanik.

Kryesisht kjo gjë do jetë më e dukshme në kompanitë që eksportojne produkte, ku më kryesore janë kompanitë që merren me eksportin e ferrokromit, hekurit të përpunuar,bakrit,çimentos etj, tek të cilat çmimi i energjisë zë 35-40% të kostos së produktit final.

Biznesi humb miliona euro

Në  ditët e para të Janarit 2018, OSHEE ka paraqitur  një kërkesë në ERE për rritjen e tarifës së shërbimit të shpërndarjes në rrjetin 35 KV, e cila tregon një tendencë negative që do pasqyrohet dhe në rritjen e mëvonshme të tarifës së shërbimit të shpërndarjes në rrjetin 20/10/06 KV, e cila përkthehet në miliona euro fitimi nga OSHEE, por miliona euro humbje nga biznesi shqiptar.

Kërkesa për rritje të tarifave nga OSHEE në vitin 2018 vjen si shkak për të amortizuar humbjet apo kostot e mëdha, rreth 200 milion euro për blerje energjie në vitin 2018 si dhe investimeve të munguara për shkak të buxhetit të reduktuar në vitin 2018.

Ky nuk eshte liberalizim tregu, por duket si dhunim dhe si zhvatje që i bëhet biznesit. biles me detyrim për të paguar më shtrenjtë energjinë që blinte më lirë nga OSHEE më parë, por duke e kthyer OSHEE ?në një qeradhënës të pajisjeve të tij./CityNews





Lajmet e fundit nga