Spitali Amerikan merr përsipër rastin e 4 vjeçares që ende nuk ecën/ Fizioterapi falas në një kohë të pacaktuar
Elona Çollaku është 4 vjeç, por nuk mundet të ecë. Pas një ...
Ministria e Brendshme, në vijim të tryezave konsultuese nisur dhjetorin e kaluar për projektligjin ?Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së?, zhvilloi një takim me ambasadorët dhe oficerët e huaj të kontaktit, në vendin tonë. Nisma ligjore u prezantua nga zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shpjegoi detajet e draftit, i njohur si projektligji për Vetting-un në Polici.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se nisma ligjore, e cila brenda pak javësh do të jetë në Kuvend për miratim, synon të ndërtojë institucione të forta me profesionistë dhe punonjës me integritet.
Fatmir Xhafaj deklaroi se ?Kjo është një reformë e vështirë, por një reformë e cila është e domosdoshme në kushtet aktuale kur ne konstatojmë se në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu siç ka plot burra dhe gra, vajza dhe djem të ndershëm, profesionistë, ka edhe jo pak nga ata që kanë probleme me integritetin, me kushtet e integritetit për të qenë pjesëtarë të kësaj Agjencie me profesionalizëm, gjë që pa dyshim ka pasoja të drejtpërdrejta në eficiencën e punës së Policisë së Shtetit?.
Ambasadorët, pasi u njohën me detajet për realizimin e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit, shprehën mbështetje, vlerësim për punën e kryer dhe besim për rezultate të shpejta. Ambasadore e Gjermanisë Susanne Schütz u shpreh se ?Nga ana ime dua të falënderoj Ministrin dhe zv.ministrin për këtë qasje, kaq mirë të menduar. Unë shpresoj që kjo do të sjellë rezultate sa më shpejt dhe aq më mirë?.
Steve Bennett, Drejtor i ICITAP tha se ?Ju keni nisur tani të na përfshini ne dhe institucionet e tjera në zhvillimin e këtij plani. Unë ju komplimentoj në zhvillimin e këtij procesi. Mendoj që kjo formë do të jetë e dobishme në termat e përshtatjes dhe plotësimit të draftit dhe t’i përgjigjeni pyetjeve të rëndësishme, veçanërisht në fushën e komunikimit, teksa shkojmë përpara. Përtej komplimentave, ne jemi këtu. Jemi me ju. Jemi të interesuar dhe do të vijojmë të jemi?.
Sanja Bujas-Juraga, Ambasadore e Kroacisë theksoi se ?Me këto masa konkrete, Ministria e Brendshme na tregoi të gjithëve ne, që nuk kemi vetëm premtime, por elementë konkrete të implementimit. Do të thoja që është edhe shembulli i shkëlqyer për disa vende të tjera, se sa larg po shkojnë tani më autoritetet shqiptare, në gatishmërinë e tyre të madhe, për të trajtuar si duhet problemin e korrupsionit, si një prej pengesa më të mëdha për suksesin e shoqërisë shqiptare për mirëqenien e saj?.
Ministri Xhafaj shtoi se drafti është hartuar bazuar në standartet më të mira, nisur nga përvoja e ligjit për Vettingun në sistemin e drejtësisë. Tryeza me partnerët sipas tij, është një hap i rëndësishëm për të përfituar kontribute, por edhe thirrje për përfshirjen në procesin e monitorimit të procesit gjatë zbatimit.?Asistenca ndërkombëtare ndaj organeve të vlerësimit që realizojnë këtë proces, do të shërbejë për të garantuar cilësinë dhe standardet më të mira të këtij procesi.
Besojmë se mbështetja e kësaj ekspertize do të shërbejë edhe si garanci, edhe si inkurajim, edhe si motivim nëse dëshironi ta them edhe këtë, për organet e vlerësimit që do të përfshihen, për njerëzit që do të përfshihen në këtë proces vlerësimi, sepse ato do të investohen në një proces të vështirë, shumë të vështirë. Sepse nuk besoj se është e lehtë, dhe ju që e njihni sadopak realitetin, edhe në vendin tonë, edhe në rajonin tonë, në ndërmarrje të kësaj natyre, ku do të duhet të japësh verdiktin për të larguar nga radhët e Policisë së Shtetit, individë që deri më sot mund të jenë konsideruar edhe shumë të fuqishëm brenda kësaj organizate.
Ne e kemi të rëndësishme këtë mbështetje dhe këtë përfshirje edhe si dëshmi e kësaj marrëdhënieje të shëndetshme që ne duam të ndërtojmë ndërmjet Policisë, kësaj Agjencie ligjzbatuese të rëndësishme në vendin tonë, dhe agjencive homologe në vendet tuaja.
Prania juaj në këtë proces është e domosdoshme, sepse eficenca e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar edhe në kuadër të operacionit që ne sapo kemi nisur, operacionit ?Forca e Ligjit”, mund të jetë e suksesshme vetëm nëse ne kemi një marrëdhënie shumë aktive me organizatat partnere ndërkombëtare, që operojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar.
Në javët e fundit janë organizuar disa tryeza konsultimi me drejtues të Policisë së Shtetit, përfaqësues të legjislativit, të Agjencive ligjzbatuese dhe shoqërisë civile, duke përfshirë në draftin final sugjerime të tyre. Kriteret e vlerësimit për punonjësit e Policisë janë tre: integriteti, verifikimi i pasurisë dhe profesionalizmi? përfundoi ai./ CityNews
Elona Çollaku është 4 vjeç, por nuk mundet të ecë. Pas një ...
Modelja dhe aktorja amerikane, Abigail Ratchford vijon të je...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila nuk është ndalu...
Rita Ora është ende në atmosferën e festave të fundvitit.27-...
“Kushdo që qëndron poshtë shpisë të Erion Veliaj për tendera...
Kryetari i PD –së Lulzim Basha pas përfundimit të mbledhjes ...
Është hera e tretë që ky qytet mbulohet nga bora e bardhë ...
Një aksident është regjistruar mesditën e sotme, në aksin rr...
Ndonëse sot ishte parashikuar që të zhvillohej gjyqi për Fad...
Një kilian udhëheq një grup që siguron se Toka nuk është e r...
Kreu i Partisë Republikane, aleate me PD e Lulzim Bashën, Fa...
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të d...
Metoda më e fundit e mbjelljes së flokëveSpitali Amerikan në...
Laguna e Kune-Vainit do të ketë një pyllëzim të plotë dhe fa...
Të fitosh lotarinë është fat dhe shumë pak e kanë një të til...
Pas marrjes së detyrës, kryeprokurorja Arta Marku ka nisur l...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa i ka hab...
Dëmet nga aksidentet nga makinat e pasiguruara apo të paiden...
Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqye...
Ndonëse në Big Brother bëri shumë bujë, prej disa kohësh Noç...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...