KQZ i hoqi mandatin/ Avokati i Rehovicës kërkon aktet e dosjes
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të d...
Kreu i Partisë Republikane, aleate me PD e Lulzim Bashën, Fatmir Mediu, ka zbuluar detaje nga aksioni opozitar, që do të nisë më 27 janar, kundër qeverisë Rama.
Në studion e Report Tv, Mediu nuk përjashtoi një tjetër protestë të dhunshme, si ajo për zgjedhjen e Kryeprokurores së re të Përkohshme, duke thënë se dhunë nuk është përdorimi i çizmes, por shkelja e rregullores.
Kreu i PR deklaroi se e rëndësishme është të diskutohen arsyet pse do të protestohet, duke renditur këtu një sërë arsyesh, ku të parën vuri varfërinë e qytetarëve dhe mohimin e lirisë së tyre.
?Duam të tregojmë që qytetarët shqiptarë janë ata që nuk pranojnë që qeveria të mbivendoset mbi ta. Qytetarët duhet ta krijojnë qeverinë dhe ta kontrollojnë atë dhe jo e kundërta. Janë arsye më shumë se të mjaftueshme. Protesta do sjellë ndërgjegjësim të popullsisë, se nuk mund të vazhdojmë nëpërkëmbja. Duhet një presion maksimal që Shqipëria të vijë në binarët kushtetuese?, tha Mediu.
Ai komentoi dhe aksionin opozitar PD-LSI, duke sqaruar se ky është një fron opozitar, i bashkuar kundër qeverisë, dhe jo koalicion elektoral siç është PD me partitë aleate.
?LSI është parti opozitare dhe qenien opozitare nuk e përcakton PD dhe as koalicioni ynë me PD. Ne nuk injorojmë asnjë qytetar, qoftë dhe socialist, jo më të injorojmë një parti politike. Pra nuk flasim për koalicion elektoral me LSI, por për fron opozitar?, shtoi kreu i PR.
Intervista:
E keni të qartë si do protestoni?
Nuk është protesta e parë që organizon opozita. Ne duhet të diskutojmë arsyet pse protestojmë. Arsyeja e parë është se kryeministri iu ka mohuar qytetarëve lirinë e zgjedhjes. Nuk jemi një shoqëri e lirë. Më tej, shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës krijon një tjetër premisë. Varfëria ka shkuar në ekstrem, pasurimi i pafund i klaneve kriminale dhe nga ana tjetër varfërimi i shqiptarëve, që po shoqërohet me largime masive. Po shkojmë drejt një shoqërie më të plakur, më apatike.
Çfarë do kërkoni në këtë protestë?
Duam të tregojmë që qytetarët shqiptarë janë ata që nuk pranojnë që qeveria të mbivendoset mbi ta. Qytetarët duhet ta krijojnë qeverinë dhe ta kontrollojnë atë dhe jo e kundërta. Janë arsye më shumë se të mjaftueshme. Protesta do sjellë ndërgjegjësim të popullsisë, se nuk mund të vazhdojmë nëpërkëmbja. Duhet një presion maksimal që Shqipëria të vijë në binarët kushtetuese. Duhen zgjedhje të lira e të ndershme.
Reforma Zgjedhore, a është kusht bashkëpunimi, protestat, a do iu dëgjojë Basha?
Ne kemi pasur diskutim fare normal, ku parashtruar opsionet tona për rrugën opozitare. Ne kemi koalicion opozitar, elektoral, që na nevojë të forcohet dhe të jetë përfaqësues për të djathtën. Çështjet kryesore janë qëllimet e mëdhaja, por nuk u zhvilluan çështjet e vogla, siç ishte Reforma Zgjedhore. Duhen parë këto çështje. Kemi një Parlament të zgjedhur nga të zgjedhurit politikë. Janë një seri gjërash që duhen analizuar. Kemi probleme nga më të mëdhajat, mungesë komunikimi, administrimi, përfshirjeje.
Data 27 ajo e protestave?
Po është diskutuar dje dhe që do ishte fundi i muajit. Lamë që do kishte një diskutim me krerët e degëve, sepse ata duhen për protestën. Besoj data 27 është data që do organizojmë protestën. Nuk është një protestë për qëllim të opozitës, por për qytetarët. Ky është një moment që kërkon reflektim të gjithsecilit. Çdo qytetar duhet të pyes veten sot ?Sa i përfillur është ai?.
Aleanca me LSI, ju aleatët si ndiheni, a ju zbehet roli?
LSI është parti opozitare dhe qenien opozitare nuk e përcakton PD dhe as koalicioni ynë me PD. Ne nuk injorojmë asnjë qytetar, qoftë dhe socialist, jo më të injorojmë një parti politike. Ka një front opozitar dhe një bashkëpunim në nivelet më të larta, jemi ulur së bashku. Ky front opozitar është e rëndësishme të zgjerohet dhe të ketë thelb. Koalicioni i së djathtës duhet të funksionojë mbi principet e së djathtës, që përfshin të përndjekurit, pronarët. Pra nuk flasim për koalicion elektoral me LSI, por për fron opozitar.
Dhuna në protestë, me këpucë, me çizme, dhe Basha më i tërhequr. Çfarë do ndodhë më 27?
Ku jetojmë ne, kemi protesta në vende të botës, nuk mendoj se quhet e dhunshme një protestë që ka elementë jashtë asaj që kemi parë. Dhunë në Parlament është të mos respektosh rregulloren. Në Kuvend pamë atë që nuk ka ndodhur asnjëherë, ndërhyrjen e Gardës ndaj Berishës. Ajo la të mendohej si ishte një gjë e paramenduar. Opozita duhet të kërkojë shkaqet e këtij vendimi, sepse Kuvendi është i deputetëve dhe jo i qeverisë.
Keni qëndruar i ftohtë?
Kam qenë pjesë e aktivitetit opozitar.
Ndërkombëtarët?
Djalli fshihet në detaje, do doja që ndërkombëtarët të shihnin më në detaje. Duhet të arsyetojmë, si njerëz të koshiencës.
Do jeni në Parlament?
Pa dyshim që do të jemi. Nëse do merremi me frymën qytetare karshi kësaj qeverie dhe nuk do merremi me Reformën Zgjedhore, atëherë do të jemi në këto kushte.
Basha-Berisha, ky i fundit tha që mund të djegim mandatet, sa komod është Basha me aleatët?
Ne kemi marrëdhënie të hapur, unë kam komunikim të vazhdueshëm. Ne diskutojmë hapur, por nuk është çështja të shfryjmë problemet te zyra e Bashës. Duhet të kemi një program sa më përfshirës. Basha nuk ka pasur probleme me koalicion, as presione. Ne përpiqemi të vendosim atë që është më e mira. PD është e interesuar për më të mirën, sepse është partia më e madhe opozitare.
A po e bën mirë opozitën?
Asgjë nuk është perfekte. Ka pasur ndarje shumë më thelbësore të opozitës nga ?97 e pas.
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të d...
Metoda më e fundit e mbjelljes së flokëveSpitali Amerikan në...
Laguna e Kune-Vainit do të ketë një pyllëzim të plotë dhe fa...
Të fitosh lotarinë është fat dhe shumë pak e kanë një të til...
Pas marrjes së detyrës, kryeprokurorja Arta Marku ka nisur l...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa i ka hab...
Dëmet nga aksidentet nga makinat e pasiguruara apo të paiden...
Alban Ramosaj është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqye...
Ndonëse në Big Brother bëri shumë bujë, prej disa kohësh Noç...
Ka përfunduar mbledhja e Bashës me grupin parlamentar të Par...
Nëpërmjet një lidhjeje telefonike Egla Harxhi, u bë pjesë e ...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një f...
Modelja e njohur shqiptare është më në qendër të vëmendjes s...
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, kreu i Gjykatës s...
Përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk janë para...
Tre vjet nga vdekja e Dr. Florit, një ndër miqtë e tij më të...
“Te gjithë strukturat e LSI ne këmbë kundër kryeministrit te...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi qytetarët s...
Të tjera lëvizje janë bërë sot në organin e akuzës nga kryep...
Teksa një valë ekstreme të nxehti goditi zonën perëndimore t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...