web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e aleatit: "Mos pranoni lojërat e pista të Bashës"

9 Janar 2018, 15:21, Aktualitet CNA

Nënkryetari i PAA ?së, Uran Metko i ka bërë thirrje kreut  të partisë së tij Agron Duka si dhe aleatëve të tjerë të PD ?së, që të mos bëhen pjesë lojërave të pista politike të Lulzim Bashës.

?I bëj thirje kryetarit të PAA ?së, z. Duka si dhe aleatëve të tjerë opozitarë për përpilimin e një marrëveshjeje që të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve shqiptare dhe jo lojrat e pista në kurriz të tyre në shërbim të interesave klanore që po mbajnë peng vendin?, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Duke parë situatën në të cilën po kalon vendi jam plotësisht dakord për çdo aksion politik të opozitës.

Nisur nga përvoja e deritanishme e protestave të drejtuara nga z. Basha dhe sidomos “Çadrës së famshme” që perfundoj me një shtrëngim duarsh të palara.

I bëj thirje kryetarit të PAA ?së, z. Duka si dhe aleatëve të tjerë opozitarë për përpilimin e një marrëveshjeje që të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve shqiptare dhe jo lojrat e pista në kurriz të tyre në shërbim të interesave klanore që po mbajnë peng vendin./Citynews





Lajmet e fundit nga