Deputeti i Bashës: Jam i frikësuar nga Rama, mund të më heqë imunitetin
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka dhënë një i...
Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës, duke u konsideruar si rrezik potencial për autoritetet zyrtare të që kanë hartuar strategji për deradikalizimin e tyre.
Në kuadër të realizmit të këtij procesi janë të përfshira disa institucione shtetërore, Bashkësia Islame e Kosovës, shoqëria civile, por një angazhim parësor ka edhe Ministria e Drejtësisë, njofton ?Rel?.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se ekziston radikalizmi në burgjet e Kosovës. Andaj, sipas tij, kjo dukuri do të luftohet përmes ligjëratave të imamëve nëpër qendrat korrektuese.
Ai ka treguar se shumë shpejt do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke bërë të ditur se janë përzgjedhur edhe imamët të cilët do të ligjërojnë para të burgosurve.
?Ka qenë gjithmonë një tendencë e disa të burgosurve që i shpie në radikalizëm të dhunshëm. Ditëve në vijim do të nënshkruaj një memorandum mirëkuptimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila mundëson mbajtjen e ligjëratave nga persona që do të jenë të autorizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për të pamundësuar një radikalizëm të tillë në burgjet e Republikës së Kosovës? ka thënë ministri Tahiri.
Sipas Tahirit, është shumë e rëndësishme që personave të cilësuar si të radikalizuar, t?u ofrohet mundësia që të integrohen në shoqëri në mënyrë që ata të mos paraqesin rrezik pas përfundimit të dënimit.
?Ky është edhe qëllimi që këta persona që janë të dënuar konform ligjit për implementim të sanksioneve penale, që i vuajnë dënimet në qendrat korrektuese në Republikën e Kosovës, në momentin kur e përfundojnë dënimin të jenë persona të cilët nuk do të paraqesin rrezik më tutje për shoqërinë tonë, mos të paraqesin rrezik për të rinjtë, mos të arrijnë t?i indoktrinojnë të rinjtë që të ndjekin rrugën mbi të cilën ata i ka dërguar të paktën në qendrat korrektuese? ka thënë Tahiri.
Ministri Tahiri ka folur edhe për qytetarët e Kosovës që vazhdojnë të jenë në vatrat e luftës në Siri apo Irak, duke thënë se së bashku me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, do të punojnë për kthimin e tyre në vendlindje.
?Kemi të bëjmë me njerëz që tashmë u bënë disa vite që kanë kaluar nëpër ato vatra të luftës dhe padyshim që duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre, duhet t?u qasemi me kujdes. Ata njerëz në asnjë rrethanë nuk duhet të anashkalohen, ata njerëz nuk duhet të lihen anash shoqërisë, mirëpo duhet të trajtohen konform ligjeve që i kemi në fuqi? ka shtuar ministri i Drejtësisë.
Nga viti 2012 në zonat e luftës në Siri e Irak, kanë shkuar mbi 300 qytetarë të Kosovës dhe sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 70 prej tyre janë vrarë.
Rreth 130 tashmë janë kthyer në Kosovë dhe pothuajse të gjithë janë arrestuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Aktualisht në këto zona, sipas të dhënave zyrtare, vazhdojnë të jenë edhe 27 fëmijë dhe 44 gra, raporton ?REL?.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka dhënë një i...
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar pak më p...
Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir S...
I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, kryetari i LZHK-s...
Policia kantoniale e Aargau ka gjetur dy kufoma të gjinisë f...
Pasi ka takuar për të dytën herë Monikën dhe “aleatët”, kreu...
Një e moshuar është gjendur e pajetë në banesën e saj.Nga të...
Policia Kufitare e Durrësit ka dhënë informacione lidhur me ...
Kryetari i parisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ka reag...
Një 32-vjeçar nga Selita e Vogël në kryeqytet, ka denoncuar ...
Ishte fakt që të gjithë yjet e Hollywood do të visheshin me...
Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale, si dhe moskalimi ...
Angelina Jolie u shoqërua te “Golden Globe Awards” nga djali...
“Shkarkimi i Çakos, një horrllik qeveritar”, kështu e ka qua...
Është njëra ndër femrat, e cila ndiqet nga një numër i madh ...
Analisti Andi Bushati, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News...
Kryetari i grupit Parlamentar, Petrit Vasili, i ftuar në stu...
Të veshura në të zezë në emër të të gjitha grave të ngacmuar...
Adelina Tahiri i dha fund beqarisë së saj duke u fejuar me a...
Ajo është një ndër modelet më të paguara në botë dhe pjesë e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...