web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehi tregon kushtin e aleatëve për bashkëpunim me Bashën

8 Janar 2018, 18:03, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi teksa ka komentuar aksionin opozitar, ka treguar dhe kushtin e aleatëve të PD për Kreun e saj, Lulzim Bashën.

Në takimin e Bashës me aleatët e djathtë, Shehi tha se kushti i të aleatëve për demokratin është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe atë hartës administrative.

“Ka qenë ndërhyrja në Kodin Zgjedhor dhe ndryshimi i sistemit. Aleatët e djathtë kërkuan në takimin me Bashën edhe ndryshimin e hartës administrative. Duhet një ligj i ri zgjedhor dhe një ndarje e re administrative”, tha Dashamir Shehi. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga