Kryemadhi akuzon Metën/ Ja cili është gabimi i tij
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk i kursen akuzat as nda...
Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja ngadalësimi në tremujorin e tretë të vitit, sipas të dhënave të prodhimit të përgjithshëm bruto, të publikuara sot nga INSTAT.
Për periudhën korrik-shtator, ekonomia u rrit me 3.55%, nga 4.06% që kishte qenë zgjerimi në tremujorin e mëparshëm. Për 9 mujorin rritja është 3.87%, si rrjedhojë e performancës më të mirë në gjysmën e parë të vitit.
Mbarimi i projekteve të mëdha duket se po jep efekt në ngadalësimin e ekonomisë, ashtu siç kishin paralajmëruar institucionet ndërkombëtare, ndërsa rritja e turistëve ka gjallëruar aktivitetin e shërbimeve e tregtisë, që ka udhëhequr rritjen në tremujorin e tretë. Edhe niveli i lartë i punëve publike ka ndikuar pozitivisht.
Kontributin kryesor në rritjen ekonomike në tremujorin e tretë, sipas INSTAT, e ka dhënë ?tregti, hotele dhe restorante dhe transporti? me 0.9 pikë përqindjeje, ?Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia? me 0.89 pikë përqindje, ?Ndërtimi? me 0.68 pikë përqindje, ?Aktivitete profesionale dhe shërbime administrative? me 0.2 pikë përqindje, ?shërbimet e tjera? me 0.15 pikë përqindje, ?aktivitete financiare dhe të sigurimit? me 0.13 pikë përqindje, ?bujqësia? me 0.07 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,57 pikë përqindje.
Ka një rënie të ndjeshme të kontributit që ka zënë ndërtimi në rritjen ekonomike në tremujorin e tretë, me vetëm 0.68 pikë përqindje, ndërkohë që në tremujorin e dytë, kontributi i ndërtimi ishe 1.84 pikë përqindje. Në tremujorin e tretë ndërtimi i rrit me baë vjetore vetëm me 7.6%, ndërsa në tremujorin e dytë rritja ishte dy shifrore prej 22.7%. Pra ka një ngadalësim të dukshëm të aktivitetit të ndërtimit, i cili kishte udhëhequr zgjerimin ekonomik përgjatë tremujorëve të fundit. INSTAT raporton se efektin kryesor në rritjen e ndërtimit në tremujorin e tretë e ka influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike. Teksa TAP po shkon drejt fundit rezulton se ka ngadalësuar gjithë aktivitetin e ndërtimit në vend.
Edhe industria nxjerrëse përpunuese, energji dhe ujë, që kontribuoi pozitivisht me 0.69 pikë përqindje në tremujorin e dytë, ka pasur ndikim negativ në të tretin, me -0.12 pikë përqindje, ku performancë negative kishin si energjia, e ndikuar nga thatësira, ashtu dhe tkurrja e industrisë nxjerrëse.
Sipas shpjegimeve të INSTAT, ngadalësimi i këtyre dy sektorëve ka ardhur për shkak të efekteve sezonale.
Ndryshimi vjetor
Sipas INSTAT, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,52 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 1,12 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë Energji Elektrike e cila pati rënie me 36,14 % dhe Industria Nxjerrëse shënoi rënie me 7,54 %, ndërsa Industria Përpunuese shënoi rritje me 9,98 %. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 7,64 %, influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 5,03 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 24,78 %, si edhe tregtia me shumicë, transporti tokësor dhe ujor. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 3,54 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 6,75 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rënie prej 0,36 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 3,44 %, i ndikuar pozitivisht nga aktiviteti i Agjensive të Udhëtimit dhe të Operatorëve Turistik dhe negativisht nga rënia në aktivitetin e Call Center. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 8,43 %. Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rritje me 6,73 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 4,45 %./ Monitor
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk i kursen akuzat as nda...
Moderatorja e njohur Viola Spiro qëndroi për disa kohë në qe...
Në një takim me strukturat e LSI në Skrapar, ish-ministri i ...
Ditëlindja e Françeska Jaces u komentua shumë në rrjetet soc...
Kur doli për herë të parë më 13 shkurt të 2015-s filmi “50 h...
Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbar...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e një 31-vjeçari...
Mëngjesin e sotëm, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhv...
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-T...
Fronti opozitar ka paralajmëruar në janar protesta kundrejt ...
Nuk është e lehtë të pranosh disa gjëra private publikisht, ...
Kryeprokurorja Arta Marku është vënë në lëvizje për të godit...
Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi zgjodhi që në ditët e fun...
Një zjarr i rënë orët e vona mbrëmë në lagjen e Bronx të Nju...
Ëngjëlli i Victoria’s Secret ka realizuar së fundi një video...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi mëngjesin e sot...
Edhe pak orë na ndan nga ndërrimi i viteve dhe shumëkush e k...
Sekuenca e përsëritur e përmbytjeve në autostradën Tiranë-Du...
Vranësira dhe reshje të dobëta shiu e dëbore dominojnë terri...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...