Familja e aktores feston Krishtlindjen e fundit para se të bëhen pesë
Aktorja bukuorshe Jessica Alba është në pritjen e ëmbël të n...
Lori Hoxha, një prej trashëgimtareve të Top Channel, ka zgjedhur që imazhin e saj ta lidhë jo me të folurën, aq sa me foto të bukura me veshjet e sezonit dhe me pamje nga qytete perëndimore, por përgjigja e saj në emisionin ?Shiko kush luan? ndaj pyetjes së Luanës se ?Kush i mungon Top Channelit?? është e vërteta më e saktë që as i ati i saj i ndjerë s?ka mundur ta artikulojë dot gjatë viteve të drejtimit të Top Channel.
Ajo u shpreh ekzaktësisht kështu: ?Kam përshtypjen që çdo njeri që është larguar, është larguar sepse ka kërkuar vendin që meriton dhe e ka vendin që meriton sot. Top-i bëhet nga ata njerëz që ka, jo nga ata që kanë ikur.?
Me një kujdes gati ?mbretëror? në artikulim, përgjigja e Lorit thotë shumë jo vetëm për ata që kanë ikur qoftë nga ky televizion, apo nga televizione të tjera, por edhe për ata që qëndrojnë në një kompani ku shërbimi prioritar është krijmtaria.
Largimet e Top Channel-it prej vitesh trajtohen në media si një dramë me shumë akte. Gazetat e portalet vdesin të shkruajnë për këdo që lëviz nga ky televizion, qoftë edhe për një asistent që gjatë viteve në televizion, vetëm ka ekzekutuar, pa ndikuar aspak në krijmtari.
Së fundmi, të gjithë po ziejnë për largimin pas 12 vjetësh të ish-drejtorit të informacionit dhe moderator i ?Top Story?, Sokol Balla, madje që tani kanë nisur opinionet e aludimet për të gjithë arsyet e largimit.
Ndërkohë që nga TV Klan, i vetmi lajm lëvizjeje këto 5 vitet e fundit ka qënë ai i largimit të Floriana Garos nga drejtimi i emisionit ?Jo vetëm modë? për arsye familjare (u martua në Zvicër). Të gjithë të tjerët janë aty.
Pavarësisht se falë edhe portaleve, të gjithë largimet në Top Channel po u adresohen pronarëve të rinj të televizionit, trashëgimtarëve të saj, duhet thënë që vala e parë dhe e rëndësishme e largimeve nga Top Channel ka ndodhur pikërisht në kohën kur ishte Tani gjallë. Deri në vitin 2008, u larguan mbi 7 drejtues të departamenteve të rëndësishme si Top Albania, departamenti i informacionit, dy drejtorë të përgjithshëm, disa aktorë kyç nga Portokallia dhe 4 figura të njohura prezantimi.
Në atë periudhë në Klan, largimi më i bujshëm ishte ai i ish-drejtorit të informacionit Sokol Balla, që erdhi si pasojë e një debati.
Largimet e njerëzve në pozicione kyçe të asaj periudhe, nëse do të ndodhnin në kohën e portaleve sot, do të interpretoheshin si krizë menaxhimi në Top Channel.
Por Tani, përtej gjenialitetit të tij dhe vizionit të pakrahasueshëm me asnjë në treg përsa i përket risive në përmbajtje dhe atyre teknologjike, fatkeqësisht, nuk arriti të gjykonte me të njëjtën kthjelltësi edhe strukturën e menaxhimit të stafit. Për të ?Top Channel? ishte familja e tij dhe të gjithë të punësuarit ?fëmijë? që duhet ta donin shumë e të jetonin aty dhe nëse guxonin të largoheshin apo të tregonin temperament, automatikisht konsideroheshin ?tradhtarë?. Të famshme në rrethet e gazetarëve, janë ballafaqimet e tij me disa të larguar nga Top Channel, ballafaqime që arrinin deri në debate të ashpra me sms. Tani ashtu siç ishte në pasionin e tij, po aq emocionalisht i përfshirë ishte edhe në marrëdhëniet me stafin.
Logjika e Tanit e ?shpirtit të skuadrës? ishte funksionale për aq kohë sa koka e tij prodhonte dhe krijonte dhe për sa kohë, 3/4 e stafit, të rinj në moshë dhe pa obligime familjare, thithnin e mësonin çdo ditë nga ai dhe shfrytëzonin të gjitha lehtësirat teknologjike e financiare të krijuara.
Por ish-pronari i ndjerë, nuk mori parasysh, që ambientet krijuese kanë nevojë për individualizëm, një formulë që funksionon prej qindra vitesh në televizone të mëdha botërore.
Me këngë fundviti ?të detyruara? për të treguar fuqinë e stafit, me emblemën ?Top? në çdo emision për të treguar se programin e bën televizioni dhe jo individi dhe me moton ?Ne jemi këto që jemi falë Tanit?, Top Channel funksionoi më së miri për aq kohë sa pronari ishte gjallë dhe frymëzues për qindra të punësuar që së bashku lëviznin motorrët e një anijeje të madhe drejt suksesit.
Por ajo çfarë ish-pronari i ndjerë nuk llogariti dhe kjo ndoshta jo për faj të tij, por ndoshta edhe për faj të kohës tejet të shkurtër që jetoi dhe arriti të menaxhonte një televizion, ishte fakti që ushtria gradualisht plaket, rrogat e majme përgjysmohen nga kreditë e shtëpisë apo veshjeve për kalamaj dhe fryma e ekipit shpërbëhet, aq më tepër kur kësaj ushtrie i mungon gjenerali frymëzues dhe vizionar. Dhe ajo çfarë Top Channel refuzoi të llogariste pas ikjes së Tanit, është fakti që edhe faza e zisë ?Ëndrra vazhdon? nuk zgjat më shumë se 40 ditë dhe pas saj do të duhej një rishikim i strategjisë ?Topi bën njerëzit?, aq më tepër që nga dita në ditë ky televizion po shteronte nga individualistët e aftë që kuptuan se kishin më vlerë sesa të dilnin në pamje të parë tek kori i fundvitit. Topi duke kërkuar të mund individin, vetëm sa e përforcoi atë edhe ndihmoi njerëz të gjejnë hapësira të reja ndoshta edhe më të mira financiare e profesionale në vende të tjera.
E kundërta ndodh me Klanin. Në Klan, nuk ka prezantues, ose më saktë, Marina është me fat që gjeti një punë, vetëm se Pandi Laço herë pas here ka dashur t?ja lë skenën edhe të tjerëve si Magjistarit, Hutës e tashmë Vjollcës. Në Klan ka bashkë-producentë ose siç tha vetë pronari Sandër Frangaj në dokumentarin e ABC për 20-vjetorin e Klanit ?gjeneralë.? Natyrisht gjeneralët janë më të vështirë ?t?ua mbledhësh? dhe duhet të matesh përpara se t?u kërkosh llogari siç vetë Sandri e pohoi, por nëse gjen gjeneralët e duhur me ambicie dhe përgjegjësi ndaj profesionit, ke lehtësinë që të delegosh atë që s?mund ta prodhojë një kokë e vetme.
Njerëz si Ardit Gjebrea, Blendi Fevziu, Arjan Çani, Vera Grabocka, Vëllezërit Laço, Rudina Magjistari, janë logo brenda logos së Klanit. Ata nuk prezantojnë, ata drejtojnë ekipe, menaxhojnë çdo javë emisionet e tyre dhe në ambicie për t?i siguruar vetes të ardhura të larta, kanë shtuar edhe të ardhurat e televizionit. Në Klan, çdo emision është një mini-kompani brenda kompanisë së madhe, një formulë e aplikueshme në botë, ku secili prezantues i fuqishëm drejton stafin e tij dhe së bashku, i japin fuqi edhe më të madhe ekranit.
Klani sot është fitues jo sepse ka telenovelat më të mira, por sepse ka fituar pikë me familjaritetin: Mes 6 prezantueseve të ?Pasdite në Top Channel?, shqiptarët kanë preferuar ta ndajnë pasditen me Rudinën që tashmë e kanë ?si të shtëpisë?, mes 10 prezantueseve që kanë dalë e hyrë tek e Diell, ata kanë zgjedhur Arditin me të cilin po bëjnë 10 vjet që i hanë drekat bashkë, midis politikës së pastabilizuar me largime e rikthime e përplasje të Xhungës dhe Ballës, ata kanë zgjedhur Fevziun, i cili për 20 vjet ka treguar konsistencë dhe është zhvilluar paralelisht me kërkesat e tregut. Madje edhe Reis Çiço ka fituar mbi shumë spikere të talentuara, por të paqëndrueshme në oraret e transmetimit të lajmeve të Topit.
Duhet pranuar, që sot që flasim është Klani shtëpia e shqiptarëve dhe Topi një air b?n?b që herë pas here qëllon të jetë një vilë e bukur, por e përkohshme, sepse sa fillon ta duash, të mbaron koha dhe duhet të hyjë një bujtës i ri.
Pra për t?u kthyer tek deklarata e Lorit, është e vërtetë që të gjithë që kanë ikur kanë gjetur atë që meritojnë. Por individualistët, ata që kuptuan se kishin fuqinë e kreativitetit dhe të sipërmarrjes, padyshim gjetën më mirë. Të tjerë, pjesë e ushtrisë, që ranë në sy vetëm falë logos, përpëliten pa sukses.
Dhe akoma më e vërtetë, është që televizionin e bëjnë ata që rrinë, por kujdes: Ata që rrinë si ushtarë të logos, apo si gjeneralë me ambicie?/Anabel
Aktorja bukuorshe Jessica Alba është në pritjen e ëmbël të n...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një i...
Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Ti...
Dilemën “Sokrat i vuajtur apo derr i kënaqur” ai e ka zgjidh...
Një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut, Wu Gan, ësht...
Enti Rregullator i Energjisë nisi sot seancën e parë dëgjimo...
Pas ‘tradhëtisë’ që i bëri në Tiranë dhe në Durrës, LSI po m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar pak kohë më parë ra...
Reshjet e shiut pritet të nisin përsëri pasditen e sotme në ...
Treguesit demografike janë përkeqësuar më tej në tremujorin ...
Ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i shoqëruar nga avok...
Arben Isaku, sekretari organizativ i PS-së Durrësit, është ...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 28-v...
Një aksion sa sinjifikativ po aq edhe inteligjent ka ndodhur...
Një trafikant danez droge, që kishte me vete 1 mijë cigare m...
Presidenca ka zbardhur sot bisedën e Metës me homologun grek...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Stacionin ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Reforma në administratën publike do të mbetet prioriteti dhe...
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin e Kishës ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...