Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Reforma në administratën publike do të mbetet prioriteti dhe angazhimi kryesor i qeverisë ?Rama 2? edhe gjatë vitit 2018. Shqiptarja.com zbardh planin e qeverisë, me 8 pika kyçe, për administratën publike, për vitin që vjen. Plani ka marrë konfirmimin e Kuvendit, ndërsa do të zbatohet nga Departamenti i Administratës Publike, që ditët e para të janarit deri në fund të vitit 2018. Pas 790 njerëzve të drejtësisë dhe uniformave blu, Vetingut do t?i nënshtrohet edhe e gjithë administrata publike.
Rreth 85 mijë punonjës të administratës do të testohen për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vetingut për integritetin do t?i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t?u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës. Në vijim, Vetingu do të shtrihet tek të gjithë punonjësit e administratës.
Në planin për vitin 2018 nuk parashikohen masa për ata që nuk do ta kalojnë testin e integritetit, por ndoshta ky proces mund të shoqërohet me ndryshime të nevojshme ligjore, siç po operohet edhe me Vetingun në Polici. Po ashtu, duke iu referuar planit, bashkimi dhe shkrirja e institucioneve, aty ku shihet e nevojshme, do të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i organizimit të institucioneve, eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese si dhe ndryshimi i funksionit të strukturave.
Gjatë vitit që vjen, Departamenti i Administratës Publike do të fokusohet të përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës për punonjësit si dhe tek përmirësimi i testeve të konkurseve për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratë, për lëvizje paralele apo për rritje në detyrë. Për vitin 2018 është planifikuar edhe vlerësimi i performancës së nëpunësve civilë si dhe i kapaciteteve ekzistuese. Trajnimi i administratës do të jetë gjithashtu një tjetër objektiv i rëndësishëm i Departamentit të Administratës Publike.
Reforma nis nga DAP
Gjatë vitit 2018, reforma do të nisë nga vetë Departamenti i Administratës Publike. Plani parashikon forcimin e kapaciteteve të DAP dhe njësive të burimeve njerëzore në institucionet e administratës shtetërore, për të çuar përpara reformën në shërbimin civil, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme për kuptimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore, ndërlidhjen dhe efektet e tyre.
Po gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i strategjisë ndërsektoriale të reformës në administratën publike 2015-2020, nëpërmjet përcaktimit më të plotë të planit të aktiviteteve parashikuar për t?u zbatuar për periudhën 2018-2020, duke orientuar kështu nevojat financiare në kuadër të programit buxhetor afatmesëm.
Plani për administratën publike për vitin 2018
1.Ndërtimi i institucioneve të administratës shtetërore, rishikimi funksional i tyre, do të bëhet në zbatim edhe të programit të qeverisë për një qeveri që fokusohet te qytetarët
2.Përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës, duke hartuar përshkrime të përgjithshme të punës të cilat do të shërbejnë si baza e hartimit të përshkrimeve specifike të punës nga ministritë e linjës dhe institucionet në varësi.
3.Përmirësimi i procesit të përzgjedhjes dhe vlerësimit të kandidatëve që konkurrojnë për t?u bërë pjesë e administratës shtetërore.
4.Zbatimi i mekanizmave ligjorë për të testuar dhe verifikuar paraprakisht integritetin e kandidatëve për vende pune dhe në vijimësi integritetin e punonjësve, në administratën publike.
5.Vlerësimi i performancës së nëpunësve civilë si dhe i kapaciteteve ekzistuese.
6.Zbatimi i mëtejshëm i vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe rikthimi në detyrë i nëpunësve civilë gjyqfitues.
7.Zhvillimi i mëtejshëm i metodave inovative për të përmirësuar dhe lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin mes institucioneve publike dhe qytetarëve.
8.Forcimi i vazhdueshëm i ASPA si ofrues i trajnimeve për shërbimin civil dhe kryerjen e studimeve dhe hulumtimeve në fushën e administratës publike:
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për kryepeshkopin e Kishës ...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon publikimin e denoncimeve...
Ndërkombëtarët kanë dhënë alarmin sa u takon financave të pa...
Pas takimit të zhvilluar me drejtorët e policisë në qarqe, m...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ngushëlluar familjen e ...
Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bora Pa...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon ak...
Në ditën e Krishtlindjeve në territorin e Shqipërisë nga pik...
Do të thoshim pas kësaj se është “çun për shtëpi”, por nga a...
Ish deputeti i PD –së, Sherefedin Shehu ka uruar festat e fu...
Është shtyrë seanca gjyqësore për sekuestrimin e pronave të ...
Afati për të përfituar nga falja e kamatvonesave për derdhje...
Një 41 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dy...
Banka Botërore e listoi Shqipërinë me nivelin më të lartë të...
Moderatorja Luana Vjollca u përfol pak ditë më parë për ndry...
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për një valë të fortë...
Duket se ky vit po i gjen më të varfëruar shqiptarët. Madje ...
Nuk ndalen skandalet e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervav...
Të gjithë ju që keni iPhone të vjetër, me siguri mund ta ken...
Përtej propagandës së pandalshme Tirana ka njëmijë e një pro...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...