Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Bora Panajoti, ka reaguar për votën e saj pro buxhetit të vitit 2018 për kryeqytetin.
Ajo është ndalur tek arsyet që e kanë çuar të votojë pro Veliajt për buxhetin.
Panajoti është rebeluar ndaj kryetares së LSI ?së, Monika Kryemadhi, ndërsa i ka kërkuar që të mos i masë të tjerët me metrin e saj.
?Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua.?, ka shkruar Panajoti.
Për ta gjunjëzuar më tej Kryemadhin ajo ka përgëzuar punën e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
Reagimi i plotë i këshilltares Bora Panajoti:
Pse votova Pro buxhetit të Tiranës? Së pari, votova buxhetin sepse detyra ime si këshilltare ishte që me datë 21 Dhjetor, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, të isha në sallën e këshillit bashkiak dhe jo në protestë për të mbështetur deputetët.
Mbrëmjen e datës 20 u njoftova me mesazh që grupi i këshilltarëve kishte vendosur të mos shkonin në mbledhje me motivacionin që nuk kishin pasur kohë të bënin dëgjesat publike e të lexonin materialet e buxhetit për shkak të situatës politike.
Kjo është papërgjegjshmëri duke qënë se materialet na kishin ardhur brenda afateve dhe sepse detyra parësore e secilit prej këshilltarëve është të jenë zëri dhe dora e qytetarëve në këshill. Për këtë na kanë votuar, kjo është detyra jonë.
Së dyti, unë në Këshillin Bashkiak hyra me votat e zonave rurale “ish komunave”. Buxheti që unë votova është një buxhet ku i jepet përparësi zhvillimit të këtyre zonave.
Për 1 vit rrjesht, në cdo fjalë që kam mbajtur, kam kërkuar me ngulm të bëhej rruga e Krrabës e ura e Qehasë në Petrelë. U bënë! Si mundem unë të dal para atyre që më votuan dhe t’i them që unë bojkotova buxhetin e tyre, që bojkotova rikonstruksionin e rrugës Agallarët në Farkë, shkollën e re që do bëhet në fshatin Mihajas, rikonstruksionin e shkollës së Bërzhitës?
Nuk munda dot. Edhe 100 herë të vihem para një vendimarrje të tillë, të 100 herët do zgjedh qytetarët dhe jo lojrat politike.
Së fundmi, dua t’i drejtohem ish kryetares sime, znj. Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë.
Dua të të jap një këshillë që e ka shprehur aq bukur populli
“Mos i mat të tjerët me metrin tënd”. Mua nuk me intimidon dot me deklaratat e tua për një arsye të vetme sepse unë hyra në rrugën e politikës për t’i shërbyer sadopak vendit tim. Mua nuk më blen dot askush as me lekë e as me karrige se kam që nga mosha 17 vjeç që nuk e kam lënë për asnjë ditë punën e njëkohësisht shkollën me rezultate të larta. Karrierën time e shoh në profesionin tim, ajo është pika ime e fortë. Por e kam edhe unë një të metë. E meta ime është se nuk eci dot në rrugën e një lideri që nuk më inspiron e nuk është një shembull i mirë për mua./CityNews
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon ak...
Në ditën e Krishtlindjeve në territorin e Shqipërisë nga pik...
Do të thoshim pas kësaj se është “çun për shtëpi”, por nga a...
Ish deputeti i PD –së, Sherefedin Shehu ka uruar festat e fu...
Është shtyrë seanca gjyqësore për sekuestrimin e pronave të ...
Afati për të përfituar nga falja e kamatvonesave për derdhje...
Një 41 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dy...
Banka Botërore e listoi Shqipërinë me nivelin më të lartë të...
Moderatorja Luana Vjollca u përfol pak ditë më parë për ndry...
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për një valë të fortë...
Duket se ky vit po i gjen më të varfëruar shqiptarët. Madje ...
Nuk ndalen skandalet e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervav...
Të gjithë ju që keni iPhone të vjetër, me siguri mund ta ken...
Përtej propagandës së pandalshme Tirana ka njëmijë e një pro...
Prej dy javësh ARMO, rafineria e përpunimit të naftës në ven...
Paraditen e sotme, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka mb...
Një sasi prej 281 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sattiv...
“Më mirë mos të kesh një palë këpucë, se sa mos të kesh një ...
Cilësi shërbimi sipas protokolleve europiane në qendrat e di...
Një patrullë policie është aksidentuar paraditen e sotme pra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...