web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koalicioni PD-LSI/ Basha tregon çfarë i bëri bashkë

26 Dhjetor 2017, 21:19, Aktualitet CNA

“Nuk ka një koalicion të përbashkët me LSI-në…”, janë fjalët që zgjodhi kryedemokrati Lulzim Basha, në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, teksa iu përgjigj interesimit të gazetarit për këtë bashkëpunim ndonëse në fushatën zgjedhore, Basha më së shumti ka sulmuar LSI-në.

Sipas Lulzim Bashës, me LSI-në, Partia Demokratike nuk ka një koalicion, por një bashkërendim veprimesh në opozitë.

Kryedemokrati është shprehur se kjo ka ndodhur pas shpërthimit të rastit “Tahiri”.

“Nuk ka një koalicion të përbashkët me LSI-në. Jemi bashkë në një front të përbashkët opozitar pas publikimit të dosjes Tahiri.

Nuk është se nuk ruajmë pikëpamjet tona, por jemi bashkuar për tu përballur me të keqen.”, – tha Lulzim Basha, ndërsa shtoi se, “Po krijojmë një aleancë vlerash me të gjithë qytetarët, dhe jo vetëm me forcat politike.” /CityNews





Lajmet e fundit nga