web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet kush fshihet pas shitjes së 264 makinave të sekuestruara

26 Dhjetor 2017, 19:33, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka sulmuar ish-ministrin e Brendhsëm Saimir Tahiri dhe atë aktual Fatmir Xhafaj, se fshihen pas ankandit të makinave të bëra nga Drejtori i Rezervave të Shtetit në Ministrinë e Brendshme.

Berisha shkruan: “Xhafa i Droges i shet Saimir Trafikut (kompanise Ikona te Sotes) 264 makina me cmimin qesharak 139 euro copa.”

Sipas Berishës, ankandi është drejtuar nga drejtori Irfan Dashi, që njëherësh është drejtor i PS-së në Kombinat.

“Gazeta Telegraf ka bere nje investigim te hollesishem te kesaj vedhje te paralajmeruar, te organizuar nga famozi Irfan Dashi, drejtor i rezervave te shtetit ne ministrine e brendshme dhe Kryetar i PS per lagjen Kombinat, zyrtare te larte te ministrise dhe vete Xhafa i Droges.

Ketu me poshte keni nje paraqitje te hollesishme te investigimit te kesaj vjedhje taze te diteve te fundvitit! sb”, – shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Ketij i thone pazar o miq! Kronika e nje vjedhje te paralajmeruar!

Xhafa i Droges i shet Saimir Trafikut (kompanise Ikona te Sotes) 264 makina me cmimin qesharak 139 euro copa.

Gazeta Telegraf ka bere nje investigim te hollesishem te kesaj vedhje te paralajmeruar, te organizuar nga famozi Irfan Dashi, drejtor i rezervave te shtetit ne ministrine e brendshme dhe Kryetar i PS per lagjen Kombinat, zyrtare te larte te ministrise dhe vete Xhafa i Droges.

Ketu me poshte keni nje paraqitje te hollesishme te investigimit te kesaj vjedhje taze te diteve te fundvitit! sb

?Me datën 11 dhjetor 2017, drejtori Irfan Dashi finalizoi tenderin e paracaktuar 1 vit më parë, nga ish-mininstri

Skandali/Drejtori Irfan Dashi, i shet firmës ?IKONA? për 5 milionë lekë, 264 auto-mjete në gjendje pune
Vjollca KUTA

Referuar fakteve, ministri Xhafaj duhet që Irfan Dashin, ta bëjë subjekt të operacionit ?Forca e Ligjit?, si i zyrtar i lartë i zhytur ?kokë e këmbë? në abuzime e po kështu, të përfshihet në procesin e ?Veting?-ut, si drejtues shtetëror që duhet larguar urgjentisht nga drejtimi i njërit prej 3 sektorëve më të rëndësishëm që ka kjo ministri
Nuk ndalen skandalet e Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, pazarxhiut Irfan Dashi, në lidhje me ankandet me pronën shtetërore, duke e përdorur atë si mall privat dhe biznes për grupet mafioze e klienteliste. Gazeta ?Teelgraf? i është drejtuar disa ditë më parë edhe ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj me një skedë konkrete, për zbardhjen e abuzimeve që ka bërë ky drejtues i lartë, që është nën vartësinë e tij shtetëroe dhe njëherazi edhe kryetar i PS në Njësinë Nr. 6 në Kombinat-Tiranë. Referuar provave dhe fakteve, ministri Xhafaj, duhet që Irfan Dashin, ta bëjë subjekt hetimi të operacionit ?Forca e Ligjit?, për t?i dhënë goditjen e merituar ligjore, si i zyrtar i lartë, i zhytur ?kokë e këmbë? në abuzime. Po kështu, i kemi kërkuar dhe po i këkrojmë ministrit Xhafaj, që vartësi i tij i nivelit të lartë të drejtimit në këtë ministri, zoti Irfan Dashi, me detyrë Drejtor i Përgjithsëm i Rezervave të Shtetit, të përfshihet në procesin e ?Veting?-ut, si zyrtar që duhet larguar urgjentisht nga drejtimi i njërit prej 3 sektorëve më të rëndësishëm që ka si strukturë qendrore kjo ministri. Drejtori Irfan Dashi është emëruar në ?posaçërisht ?atë detyrë të lartë prej ish-ministrit Saimir Tahiri, jo si drejtues i aftë, as si profesionist apo socialist i ndershëm, por si ?specialist? i pazareve dhe aferave korruptive, që ka bërë me ish-ministrin, i cili e ka mbrojtur nga çdo denoncim dhe dosje hajdutërore që ka firmosur Irfan Dashi për ankande, zhdukje vlerash materiale, blerje produktesh ushqimore për rezervat e shtetit e deri për dhënie dhe lënie të depove, në përdorim të kultivuesve, përpunuseve, paketueseve, magazinuesve e trafikantëve të drogës. Të gjithë në kupolën e PS, në kryeministri, në Ministrinë e Brendshme, në Rezervat e Shtetit dhe në Grupin Parlamentar të PS e dinë, që ish-ministri Tahiri, siç thuhet, ka zhdukur denoncimet e dërguara me shkrim dhe me postë elektronike për aferta e drejtorit Irfan Dashi e po kështu, thuhet se ka bllokuaur raportin e Auditit që ka bërë ministria në Rezervat e Shtetit, si shpërblim dhe vazhdim të veprimtarisë abuzive! Gazeta ?Telegraf?, ka denoncuar me prova shkresore, abuzimet që drejtori Irfan Dashi ka bërë me ankandet e makinave, të cilat megjithëse kanë qenë në gjendje pune, ka ?rekomanduar? dhe miratuar akt-vlerësimet e ?ekspertëve? dhe vendimet e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), për t?i kategorizuar e shitur ato si skrap, siç veproi me makinerit moderne të firmës ?BE-HA-SE?, të cilat pasi lejoi të zhvateshin në pjesët motorike dhe pajisjet e tjera të shtrenjta, i shiti me urgjencë si skrap, pa faturë tatimore dhe me ulje në peshë e me proces-verbal të hartuar (urdhëruar) në zyrën e tij.

Irfan Dashi finalizon edhe një ankand abuziv, vazhdim i aferaveklienteliste të ish-ministrit Tahiri

Para disa ditësh, ?Telegraf? publikoi skandalin e shitjes për skrap, të 264 automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike, të cilat ishin nëgjendje pune! Ky ankand i zvarritur prej shumë kohësh, me urdhërtë ish-ministrit Tahiri, u paracaktua dhe u tentua, që t?i jepejfirmës ?IKONA?, një prej bzineseve të familjes ?Sota?, të cilëtjanë futur nën hetim, për korrupsion e trafiqe të lidhura nëbashkveprim me ish-ministrin Tahiri, i cili edhe ky është pjesë e një dosjeje të përbashkët. Ky anlkand, u bë objekt ankimi e denonciomi në KPP dhe u detyrua të kalonte në akt-vlerësimprocedurash të KVO. Drejtori Dashi, nëpërmjet suflerëve dhe?hijenave? të tij, tentoi të mohonte këtë fakt, duke e shoqëruaredhe me presione ?për gjyqe? ndaj gazetës ?Telegraf?. Në datën11 dhjetor 2017, pra 5 ditë më parë, drejtori Dashi shpalli fituesefirmën ?IKONA? dhe besojmë se nuk mund ta mohoj më këtë faktzyrtar. Sot, referuar ?Buletinit të Prokurirmieve Publike? nr. 49, datë 11 dhjetor 2017 (faqe 294), po publikojmë të plotë njoftimine shpalljes së fituesit të ankandit të shitjes për skrap, të 264 automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike në gjendje pune, tësekuestruara dhe të nxjerra në shitje prej Rezervave të Shtetit, ankand në të cilin drejtori Dashi e ka cilësuar si ?përfundimtar, ligjor e të rregullt?, duke ?bekuar? si fituese… firmën ?IKONA? tëmiqve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të ish-ministrit Tahiri. Sipasdosjes, rezulton se ky ankand ka përfunduar edhe si ankimim(apelim) në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), bërë ngafirma e skualifikuar ?Cekrezi?. Për të shpallur fituese firmën?IKONA?, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), ka shfrytëzuarnjë ?vlerësim pozitiv? që drejtori Dashi ka për firmën ?IKONA? dhe pas kësaj ?biografie?, po drejtori Dashi vulosi shpalljen e blerjes për skrap prej kësaj firme, të 264 automjeteve dhe mjetevemotorike në gjendje pune, me çmim 4.9 milionë lekë të reja, osemesatarsisht, me vlerë 18 mijë e 321 lekë për 1 automjet!
BOX

Ja njoftimi zyrtar i shpalljes së fituesit, bërë nga Rezervat e Shtetit, në datën 11 dhjetor 2017

Në ankandin me NR.REF.52A/2017, njoftimi i publikimit të së cilit është botuar në Buletinin e Njoftimeve Publike nr. 44 datë 06.11.2017, faqe 329-330 të APP-së, me objekt: ?Shitje 134 mijë e 303 kg skrapi i përftuar nga 264 mjete motorrike jashtë funksioni dhe kategorizuar për skrap nga komisioni i kategorizimit? të APP-së me vlerë fillestare 4.088.183 (katër milionë tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre lekë) lekë me TVSH, morën pjesë Ofertuesit:
a) CEKREZI METAL SH.P.K. me ofertë në 4.110.000 (katër milion e njëqind e dhjetë mijë) lekë me TVSH , për objektin e shitjes se ketij ankandi.
b) Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milion e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH
c) Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milion e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,

Pas zhvillimit të procedurës së ankandit të sipërcituar ofertuesit, rezultuan të suksesshëm.

1. Shijaku SH.P.K. me ofertë në vlerën 4.088.183 (katër milion e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH

2. Ikona SH.P.K. 4.905.820 (katër milion e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzet) lekë me TVSH,

3. Nuk u kualifikua, oferta e Subjektit ?CEKREZI METAL? SH.P.K., pasi dokumentacioni pjesë përbërës i ofertës (zarfit të dorëzuar) së paraqitur nga kandidati/ofertues ?Cekrezi Metal? Shpk., nuk plotësoi mjaftueshem të gjitha kërkesat e përcaktuara nga Autoriteti Shitës në DSA dhe paraqitet me të meta si më poshtë: ?Deklarate për gjendjen financiare nga një ose me shume banka që kandidati/ofertues zotëron në banke një shumë të barabartë me vlerën fillestare të lotit që konkurron, lëshuar jo me pare se 5 dite nga data e hapjes se ofertave?.

4. Sa më sipër, klasifikimi përfundimtar, për këtë procedurë ankandi rezulton si më poshtë:
– Në vendin e parë, i kualifikua ofertuesi ?Ikona? SH.P.K., me vlerë 4.905.820 (katër milionë e nëntëqind e pesë mijë e tetëqind e njëzetë) lekë me TVSH.
– Në vendin e dytë, u kualifikua ofertuesi ?Shijaku? SH.P.K., me shumën 4.088.183 (katër milionë e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e tre) lekë me TVSH.
5. Subjekti ?IKONA? SH.P.K., ftohet të lidhë kontratën e shitjes publike, brënda 10 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi (data 21 dhjetor 2017). Mosparaqitja, për lidhjen e kontratës përbën kusht për konfiskimin e sigurimit të ofertës.? /CityNews





Lajmet e fundit nga