Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Nga Kozeta Kurti
??Mbrëmë nuk dola nga salla, duke kënduar ?Botë?, njësoj si 25 vjet më parë, duke kënduar ?Jon, ky emër i marrë nga deti??, por në qofsha mirë, unë do të jem sërish sot një vit në sallë, edhe nëse do të mbetem e vetmja që do të zë një poltron portokalli??
Kështu mbyllej një artikull imi vitin e kaluar për Festivalin, një artikull që bëri xhiron e rrjeteve, ndoshta edhe për vetë notat e larta kritike, protestuese, deri në dhimbje, me të cilat shoqërohej?
Unë isha në sallë këtë vit, por jo e vetmja spektatore që zuri një poltron portokalli; madje nuk munda të zë vend në një poltron të portokalltë të Pallatit të Kongreseve, për shkak të një salle të mbushur si rrallë herë këto vitet e fundit për Festivalin e Këngës.
Këtë vit Festivalin e pashë që në fazën e bluarjes së tij; ky nuk është festivali më i mirë i të gjitha kohërave, ruajna zot të themi që si ky festival nuk ka për të ardhur më, se i bie t?i vëmë drynin për aq kohë sa s?ka kulm mbi kulm, por unë nuk mundem të mos them që ky festival ktheu besimin e artistëve dhe emrave të njohur, pavarësisht se shqiptarët duan të gjithë një autobus me pesëdhjetë e dy vende të para. Unë nuk mundem të them që emri i Bushpepës kishte muaj që lakohej korridoreve të RTSH-së e mejhaneve të kryeqytetit, sepse të gjithë që ndoqën sadopak zhvillime të Festivalit, dëgjuan të lakoheshin Eugent Bushpepa, Ines Neziri, Redon Makashi, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi. Unë nuk mundem të them që publiku e juria nuk ishin në të njëjtën mendje dhe këtu nuk kam parasysh klikimet në internet që si çdo qasje tjetër ndaj teknologjisë, është thjeshtësisht e manipulueshme, por unë udhëhiqem nga ndjesia, nga gjithë ato duartrokitje e brohorima që kthyen në skenë Gent Bushpepën, Ines Nezirin, Rezarta Smajën e Luiz Ejllin etj,
Çdo njeri nga ne, duke nisur nga unë e para, ka të drejtë të mendojë që tingëllon e trishtueshme, kur sheh në sallë një këngëtar që ?shkel? mbi një orkestër të tërë, pa të cilin ai, këngëtari nuk bën dot, sikundër çdo kush ka të drejtë të mendojë se një herë në vit, le ta marrë vëmendjen këngëtari. Këngët e bëjnë autorët, (përveç kantautorëve) është e vërtet, por të gjithë e identifikojnë me këngëtarin, kështu që në asnjërin prej perceptimeve, askush nuk bën mëkate. Është e guximshme të ndryshosh fizionominë e një modeli të krijuar me kohë dhe sa është e guximshme, po aq është e vështirë edhe të pranohet. Nëse ka qenë funksionale, s?ka pse të mos rimendohet e nëse nuk ka qenë, 2018-ta vjen shpejt dhe gjithçka shkon lehtësisht në gjendjen e mëparshme.
Ky Festival prodhoi debat, por të panevojshëm për muzikën. Ky është Festivali i Këngës dhe nuk ishte e nevojshme të prodhohej situatë e më pas të fabrikohej lajm për një marrëdhënie midis Krastës e Luiz Ejllit që kushedi se kur daton e kushedi a ekziston një ngërç midis tyre a jo. Çmoj sportivititetin me të cilin u kalua kjo situatë duke mos i hedhur më benzinë zjarrit, e duke lënë të parën atë që e meriton të jetë e para: kënga! Për këtë lloj debati të munguar për muzikën dy janë mundësitë: ose ka qenë kaq mirë sa nuk ka patur nevojë për diskutim, (e dyshoj këtë) ose ka një lloj paaftësie dhe mungese informacioni për të ngritur një debat për përmirësimin e cilësisë së muzikës (dhe këtë nuk e dyshoj aspak).
Çdo njeri mban përgjegjësi absolute për çdo mendim të shprehur me zë të lartë e vendimarrje dhe ka parashikuar çdo lloj kostoje, me të cilën përballet i vetëm.
Artistët i kemi të mirë shumë, por nëse do ishin besnikë të mendimeve të tyre, të cilat çuditërisht ndryshojnë brenda njëzet e katër orësh, sipas hënës, do ishin padiskutim edhe më të besueshëm dhe do reflektonin më shumë qëndrueshmëri.
A kishte ritëm!Për dikë po dhe dikë jo!
A kishte spektakël Për dikë po dhe dikë jo!
A ishin të mira zgjidhjet autoriale, skenografike, grafike, regjisoriale? Për dikë po dhe dikë jo!
A kishte këngë? Për të gjithë PO!
Dhe lajmi ky është: Në festivalin e 56-të pati këngë.A pati këngë për Eurovizion apo jo, kjo është një çështje krejt tjetër që personalisht më intereson pak apo aspak. Ky festival pati atë që duhet të kishte: krijues dhe intrepretues këngësh që nuk heqin dorë nga identiteti i tyre artistik, për t?i shkuar pas ?rregullave? të Eurovizionit, në emër të të cilave të gjithë flasin, por askush nuk di të thotë cilat janë. Për të marrë ?PO?-në sa më pak polemike të të gjitha elementeve të tjera të shfaqjes televizive në tërësi, Festivali i 57-të sapo ka trokitur në derë.
Ndërkohë ta lëmë Gentin të shijojë fitoren dhe amanet: kur t?i vijë koha, të mos e ngarkojmë siç na e ka dash? zakoni gjithë këto vjet: me fryrjen patriot-nacionalo-kombëtaro që ne i veshim çdo këngëtari që shkon në Festival Europian, sikur po e çojmë në luftë për të pushtu? territore të reja. Është vetëm një këngë! Dhe kënga nuk ka nevojë për mjedis dhe histori patetike. Ajo pëlqehet dhe shijohet, ose jo. Le të rreshtohemi, aty ku ndjehemi më mirë.
Unë një gjë e kam të sigurtë. Vitin që vjen, nëse nuk do të jem në prapaskenë, është e sigurtë që do të jem sërish aty, në një prej karrigeve të portokallta të Pallatit të Kongreseve, duke ndjekur zakonin tim të ëmbël të çdo fund dhjetori, prej njëzet e gjashtë vjetësh tashmë, Festivalin.Burimi:Blitz.al
CityNews
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka vlerësuar vendimin e pres...
Vlora ka spikatur për ngjarje të tilla që në nisje të vitit ...
Ndarja nga jeta e Dr. Florit ishte një lajm i hidhur për art...
Në vigjilje të Krishtlindjes, emigrantët shqiptarë që jetojn...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vlerësuar veprimi...
Anxhela Peristeri është padyshim një nga këngëtaret më të da...
Këtë fundviti, 153 efektivëve të Forcave të Armatosura do të...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘hakmerren’ ndaj OKB-së pas ...
Eno Popi prej shumë vitesh është në lidhje me Atena Palin, e...
Politikanët shqiptarë kanë zgjedhur rrjetet sociale për të u...
Ajo njihet si një ndër këngëtaret më të vjetra dhe me më shu...
Të shumta kanë qenë reagimet pas vdekjes tragjike të 23- vje...
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot besimtarët katolikë e ort...
Një 27-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi akuzohet pë...
Një fjalë mund të prishë shumë punë, e sidomos nëse ajo thuh...
Bizneset që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt i energjisë pr...
Në ditën e Krishtlindjes, ndërsa mbajti meshën e shenjtë, kr...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një nga bashkëshortët, që...
Gjate kësaj jave do ketë edhe dite pozitive, por edhe negati...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...