web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ushtroi dhunë ndaj vëllait/ Në pranga 38-vjeçari

24 Dhjetor 2017, 10:47, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka bërë të mundur vënien në pranga të një shtetasi, nën akuzën se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se shtetasi me iniciale S.K., vjeç 38 ka ushtuar dhunë psikologjike për motive të dobëta ndaj vëllait të tij, shtetasit me iniciale V.K, vjeç 48.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu dhe 46 fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale ?Dhunë në familje?, ?Kundërshtim i policisë? dhe arme mbajtje pa leje?. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga