Foto/Arbana poston foton më të bukur për Krishtlindje me djalin e saj
Moderatorja Arbana Osmani ka pasur një sezon shumë të ngarku...
Në një postim në rrjetet sociale, historiani Kastriot Dervishi, ka treguar historinë e vrasjes së njërit prej luftëtarëve të qendresës antikomuniste kundër bandës komuniste të Tiranës.
Dervishi, shkruan se bëhet fjalë për Alush Lleshanakun, i cili pas qindra peripecive, që historiani i ka renditur në shkrim, pohon se Lleshanakun e hëngri në besë miku i tij në Elbasan. Ai u vra në shtëpinë e tij dhe për të fshehur ngjarjen, Sigurimi krijoji një përhapje lajmi të rremë.
Postimi i plotë:
24 dhjetori 1950 është data e vrasjes së njërit prej luftëtarëve të qëndresës antikomuniste kundër bandës komuniste të Tiranës, profesor Alush Lleshanakut.
Ai u largua i plagosur nga Shqipëria në dhjetor 1944, por më pas erdhi disa herë për të organizuar qëndresën antikomuniste.
Alush Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit), Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22 shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq, grupi ra pre e tradhtisë.
Abedin Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.
Alushi nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti. Grupi operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej. Alushi u vendos në dhomën e miqve të shtëpisë. Nnë këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij. Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte armën, e qëllon dhe e vret.
Për të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi organizoi një legjendim (quhet përhapja e një lajmi të rremë). Trupin e Alushit e balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku improvizuan një beteje. Pas njoftimit në gazetën ?Zëri i Popullit? se gjoja ai u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).
I fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh sepse nuk pranoi të dorëzohej. Disa procese gjyëqsore u organizuan kundër miqve të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).
Fat të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit. Bashkëpunëtori i parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes vuajtjesh. I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së Alushit. I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të burgosurve. /CityNews
Moderatorja Arbana Osmani ka pasur një sezon shumë të ngarku...
Profesori Besnik Aliaj, ka dhënë alarmin, se Ura historike e...
Jemi në prag të Krishtlindjeve dhe kjo festë është qendra e ...
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesin me një shkrim n...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 16 vjeçare s...
Një shofer taksie ka rënë pre e dy dhunuesve dhe grabitësve ...
Parashikimet e fundit të motit tregojnë se temperaturat do t...
Fluksi i kthimit të emigrantëve shqiptarë në prag festash ka...
Lori Hoxha ishte e ftuar dje në “Shiko kush Luan” dhe më në ...
Tirana është tronditur mëngjesin e sotëm nga një krim i rën...
Një sasi e konsiderueshme kanabisi është gjetur në banesën e...
Menjëherë pas nisjes së fundjavës së fundit para Krishtlindj...
Policia ka arrestuar 32 vjeçarin E.D. nga Fieri, për shkak ...
Një 74-vjeçar ka rënë viktimë e sulmit të ndërmarrë nga djal...
Ajo njihet si blogere, adhuruese e modës dhe një ndër vajzat...
Mundësitë që, 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë t’i shpëtoj...
Policia italiane në qytetin e Montevarcit ka bërë të mundur ...
Amarda Toska ka postuar një foto teksa shihet një grua me nj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një d...
Në një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e dy netëve më...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...