Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Mundësitë që, 57 prokurorët dhe gjyqtarët e parë t?i shpëtojnë sitës së trefishtë të Vetingut, sa vijnë dhe bëhen më të pakta. Pas dorëzimit të dosjeve të kontrollit nga ILDKP pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (organi kryesor i Vetingut), njerëzit e Vetingut kanë nisur verifikim deri në detajet më të imëta, për ligjshmërinë e pasurisë së deklaruar si dhe për fshehjen e mundshme të shpenzimeve dhe pasurive të paluajtshme, të 57 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë që po i nënshtrohen procesit.
Shqiptarja.com ka mësuar se po kontrollohen shpenzimet për mobilimin e shtëpive, shpenzimet për shkollimin e fëmijëve, shpenzimet për bileta udhëtimi, pushimet verore dhe dimërore, shpenzimet për dreka dhe darka, shpenzimet në spitale, bizhuteritë, makinat, llogaritë bankare etj.
Gjithashtu, po verifikohen dhuratat e mundshme, vërtetësia e tyre, vlera reale e banesave të deklaruara, e bizneseve, mundësitë për gjetjen e parave cash, certifikatat e depozitave, kartat e debitit mbi automjetet etj. Verifikimi po bëhet nga anëtarët e Komisionit të Kualifikimit me qëllim përcaktimin e gjendjes së fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen.
Verifikimi në banesa
Në kuadër të këtij procesi, Shqiptarja.com ka mësuar se anëtarët e Vetingut do të kryejnë verifikime edhe në banesat e subjekteve që po kontrollohen, për të konfirmuar vërtetësinë e deklaratave të pasurisë dhe të përgjigjeve të tyre. Verifikimi në çdo rast do të bëhet me lejen e gjykatës kompetente.
Kontrolli do të fokusohet kryesisht tek vlera e mobilieve dhe pajisjeve elektrike, por edhe tek çdo send tjetër me vlerë. Në shënjestër do të jenë subjektet që nuk kanë deklaruar asnjë shpenzim në deklaratat e pasurive për mobilimin e banesave.
Këqyrja dhe kontrolli i sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme në terren gjen mbështetje në ligjin e Vetingut, konkretisht në pikën ?ç? të nenit 49, në kuadër të parashikimit të mjeteve për kërkimin e provës gjatë hetimit administrativ.
Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kanë të drejtë të hyjnë në banesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ata kanë akses të plotë në të gjitha të dhënat dhe në gjetjet e anëtarëve të organeve të Vetingut. Ekipi i vëzhguesve të ONM, i përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë nga SHBA dhe BE, ka gjithashtu të drejtë të kryejnë hetime të pavarura dhe të referojë prova pranë organeve të Vetingut.
Mobiliet shtëpiake
57 prokurorë dhe gjyqtarë kanë marrë në formë elektronike një grup pyetjesh nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rreth pasurive dhe shpenzimeve. Përpos të tjerash, gjyqtarët dhe prokurorë janë pyetur për vlerën e orendive dhe pajisjeve shtëpiake dhe kur i kanë ndërruar mobilet për herë të fundit.
Kjo pyetje u është drejtuar subjekteve pas konstatimit se në deklaratat e pasurive dhe në raportet e përcjella nga ILDKP, vetëm një numër i papërfillshëm kishin deklaruar shpenzime për arredimin e banesave mbi limitin e parashikuar në ligjin për deklarimin e pasurive.
Ligji parashikon që çdo shpenzim mbi 300 mijë lekë duhet të deklarohet. Kjo ka ngritur dyshime tek anëtarët e Vetingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për fshehje të shpenzimeve të deklarueshme nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve të parë që po i nënshtrohen Vetingut.
Vendimmarrja
Në fillim të vitit që vjen, Komisioni i Kualifikimit do të marrë vendimet e para për disa nga 57 gjyqtarët dhe prokurorët që po verifikohen. Dosjet e regjistruara për shqyrtim u janë shpërndarë trupave gjyqësore, përmes procedurës së shortit. Bisedimet për marrjen e vendimit ndaj subjektit të rivlerësimit do të zhvillohen me dyer të mbyllura në praninë e vëzhguesit ndërkombëtar. Vendimi do të merret me votim të hapur dhe me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të trupit gjykues.
Nëse gjatë vendimmarrjes ka qëndrime të ndryshme nga ai i shumicës, komisionieri i mbetur në pakicë arsyeton me shkrim mendimin e tij. Vëzhguesi ndërkombëtar ka të drejtë të shkruajë një mendim ndryshe/paralel që i bashkohet vendimit. Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit apo prokurorit do të vendoset kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.
Gjyqtari ose prokurori do të shkarkohet edhe në rast se nga vlerësimi tërësor, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.
Lista me emrat e 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve që po kontrollohen:
Policia italiane në qytetin e Montevarcit ka bërë të mundur ...
Amarda Toska ka postuar një foto teksa shihet një grua me nj...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një d...
Në një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e dy netëve më...
Një autobus ka rënë në lumë duke lënë 33 persona të vdekur d...
Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Beratit, ...
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme policia e Tira...
Moti i kthjellët do të vazhdojë të dominojë ditën e sotme, k...
DASHI21. mars – 20. prillDitë shumë e zakonshme kjo e sotmja...
Këto janë disa prej titujve kryesore të shtypit për ditën e ...
Të vishesh me stil nuk varet vetëm nga gjendja ekonomike. Sh...
Eugent Bushpepa është shpallur fituesi i edicionit te 56-të ...
Birkan Sokullu është bërë i njohur për publikun shqiptar nëp...
I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Erion Veliaj u vu para një...
Ditën e djeshme Victoria Beckham postoi një foto në Instagra...
Albumi i Kendrick Lamar ‘Damn’ është shpallur albumi më i pr...
Krishtlindja duket se është periudha që duhet të kalojmë koh...
Duket se fundin e këtij viti këngëtarja Arilena Ara ka vendo...
Viti 2017 ishte me ulje ngritje për të gjithë Shqiptarët, po...
Skocezët njihen për kokëfortsinë e tyre, dhe këtë gjë e ka v...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...