"E kam të vogël, duhet të marrësh shenjë mirë", Ilda Bejleri habit gazetarin me përgjigjen e saj
Ilda Beljeri është gjithmonë në qendër të vëmendjes pasi ësh...
Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën Marrëdhënie Transatlantike në Universitetin Johns Hopkins ka thënë për Zërin e Amerikës, se shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale për krime lufte nuk do të ishte një vendim i matur, ndërsa ka komentuar dhe votën e Shqipërisë për rezolutën në Kombet e Bashkuara.
Sipas Serwr vota në OKB është një kërcënim i zbrazët.
?Nuk besoj se do të ketë pasoja. Mendoj se ishte një kërcënim i zbrazët. SHBA sigurojnë shumë rezultate të mira në OKB. Nuk mendoj se OKB-ja do të ndëshkohet dhe as Shqipëria. Mendoj se ishte diçka që ia ulte reputacionin administratës së Shteteve të Bashkuara duke bërë një kërcënim të tillë. Ata duhet ta kishin parashikuar se do të kishte një kundërshtim të fortë ndaj vendimit për Jeruzalemin dhe duhet ta kishin pranuar këtë. Kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme nuk ka fuqi ligjore, pra në fakt nuk ka ndonjë peshë. Ishte gabim nga ana e amerikanëve që i vunë asaj një theks aq të madh?, deklaroi Daniel Serwer.
Intervista e plotë:
Çfarë pasojash do të kishte për Kosovën shfuqizimi i mundshëm i ligjit për Gjykatën e Posaçme për krime lufte?
Mendoj se evropianët dhe amerikanët e bënë mjaft të qartë se pasojat për marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin dhe me Uashingtonin do të ishin të mëdha. Nuk mendoj se kjo i intereson Kosovës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtën të bëjë gabimet e një vendi sovran.
Si do ta gjykonit ju këtë lëvizje?
Nuk më duket se ishte një lëvizje e mençur. Kosova është një vend sovran, një demokraci dhe anëtarët e parlamentit mund të ngrenë çdo çështje që dëshirojnë. Por kjo nuk do të thotë se ishte një veprim i mençur ngritja e çështjeve të tilla. Mendoj po ashtu se ishte një veprim mjaft i papeshuar për Kosovën që të hapte çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por parlamentet përgjigjen përpara popullit, jo përpara meje.
Po, por Shtetet e Bashkuara e kishin investuar dhe e kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate dhe e kanë mbështetur Kosovën gjithmonë. Në këtë kuptim, çdo të thotë ky hap që bie ndesh me qëndrimin amerikan?
Po, ashtu siç ka thënë edhe ambasadori (Delawie) dhe kjo do të kishte pasoja edhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Do të ishte një veprim shumë i papeshuar të ndryshosh mandatin e Gjykatës. Sigurisht, ne ende nuk e dimë se si do të reagojë Gjykata, por që ajo të nisë punën, standardet duhet të jenë shumë të larta. Le ta themi hapur: arsyeja që ajo ekziston janë të metat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ajo nuk do të ekzistonte nëse Kosova do të kishte bërë atë që duhej bërë për të vendosur sundimin e ligjit.
Cilat mendoni ju janë arsyet e kësaj nisme?
Ata përpiqen t?i shpëtojnë përgjegjësisë dhe sidomos nuk duan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndotet nga akuzat për veprime të jashtligjshme. Por siç e shikoj unë, do të ishte shumë më keq që individë të caktuar të mos vihen para përgjegjësisë për veprime të tilla, gjë që do të përlyente krejt emrin e kësaj organizate. Në qoftë se ka njerëz që kanë qenë përgjegjës për veprime ilegjitime, ata duhet të sillen para drejtësisë.
Por si i përgjigjeni diskutimeve që kjo çështje ka ngritur në Kosovë se kjo gjykatë do të dënojë viktimat dhe jo agresorët, meqë do të trajtojë vetëm krimet e shqiptarëve? A mendoni se ka rrezik që kjo mund të vendosin njëfarë barazie të përmasave të krimeve siç thonë kritikët në Kosovë?
Në kohë lufte, veprimet e paligjshme janë zakonisht të dyanshme e jo të njëanshme. Fakti që ke ngritur flamurin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, e mbrojtjes së shqiptarëve nga regjimi autokratik dhe i egër serb, nuk do të thotë se nuk ke bërë asgjë të gabuar në mënyrën se si e ke zhvilluar këtë luftë. Kjo është diçka që njerëzit duhet ta kuptojnë. Nuk mund të marrësh meritën e ?kalorësit të bardhë? thjesht për arsye se ke patur një kauzë të drejtë. Jo vetëm që kauzën duhet ta kesh të drejtë, por edhe mesazhin.
Por veteranët e UÇK-së që e kanë nisur këtë nismë thonë se është diskriminuese ndaj shqiptarëve ?
Serbët në fakt më thonë të kundërtën: më shumë serbë janë mbajtur përgjegjës në Gjykatën e Hagës për ish-Jugosllavinë sesa çdo vend tjetër. Pra, nuk mendoj se kemi njëanshmëri nëse e shikon tablonë në tërësi.
Po, por edhe përmasat e krimeve janë të ndryshme. Fushata kundër shqiptarëve ishte shtetërore nga ana Serbisë ?
Mendoj se është e drejtë. Mendoj se kjo ishte pikërisht arsyeja se përse pati më shumë serbë që u sollën përpara Gjykatës. Por mesa duket ende ka disa krime për të cilat njerëz të caktuar nuk janë mbajtur përgjegjës dhe nuk mund të mbaheshin përgjegjës në Gjykatën për ish-Jugosllavinë, sepse ato ndodhën pasi mbaruan formalisht luftimet. Dhe kjo është ajo që po bën Gjykata e re e posaçme. Ajo po merret me krime që ndodhën pas luftës dhe disa prej tyre mund të kenë ndodhur jashtë Kosovës dhe Serbisë, prandaj juridiksioni i Gjykatës do të jetë një problem sidoqoftë. Shihni: shumë serbë janë mbajtur përgjegjës, relativisht pak shqiptarë janë mbajtur përgjegjës, nëse ka patur veprime të jashtligjshme nga pjesëtarë të UÇK-së dhe unë besoj se ka patur. Ka patur një numër njerëzish, duke përfshirë shqiptarë, që janë vrarë pas mbarimit të luftës në atë që mund ta quajmë në thelb një luftë të brendshme mes shqiptarëve. Dhe nëse disa nga këta njerëz kanë qenë civilë dhe jo luftëtarë, dikush duhet të mbahet përgjegjës. /CityNews
Ilda Beljeri është gjithmonë në qendër të vëmendjes pasi ësh...
Edhe pse nuk kanë folur as njëri, as tjetri për lidhjen e ty...
Një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para ambi...
Rreth dy vjet më parë Offchestra ka marrë pjesë në Festivali...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta ka komentuar...
Pas shpërthimit të këngëtares Xhesika Polo e cila nuk u kual...
Rajoni i Piemontit po ndeshet me një fenomen problematik në ...
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vdekjes se 23 vjeçar...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, teksa po ko...
Nje tjetër artiste e cila nuk është kualifikuar në finalen e...
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është i gatshë...
Luana Vjollca sot ka puntaten e rradhes te emisionit e saj p...
Natën e djeshme janë publikuar me qindra video që qarkullojn...
Pas ndërrimit jetë të të riut shqiptar në një spital në Fran...
Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka duket se është në...
Gjykata Themelore e Valencias i ka paraqitur një kërkesë kën...
I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News24, ish-ambasadori i ...
Princ Leka ka zgjedhur të urojë gjithë shqiptarët për festat...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...