web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Ngjela ka një pyetje për kryeprokuroren

23 Dhjetor 2017, 16:39, Aktualitet CNA

Avokati Spartak Ngjela ka ngritur sot një pyetje për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela pyet ?A do ta çojnë deri në fund inisiativën për penalizimin tërësor të korrupsionit të lartë shqiptar dyshja: Marku ? Xhafaj??

Gjithashtu Ngjela shprehet se, nëse janë me shqiptarët dhe për Reformën, Marku dhe Xhafaj, duhet ta tregojnë tani.

Sipas Ngjelës, edhe Xhafaj edhe Marku kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe tani është koha të tregojnë nëse janë pro reformës në drejtësi.

Postimi i plotë i Ngjelës:

A do ta çojnë deri në fund inisiativën për penalizimin tërësor të korrupsionit të lartë shqiptar dyshja: Marku – Xhafaj?

Ja kjo është pyetja që ngrihet sot dhe që mbështillet tërësisht brenda këtij momenti: cili është testi i forcës që duhet t’i provojë kohes dhe Prokurorja e Re dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj?

Testi është vetëm një në fillim: arrestimi i dhjetëshes së deputetëve që fyen popullin shqiptar në Parlament dhe kërkonin destabilizimin e Shqipërisë, për të “shpëtuar” gjënë e tyre të vjedhur.

Ja, këto ditë do ta shohim, veçse po e ndërmorën këta të dy këtë hap, duhet të pranojmë se treni i ndëshkimit të korrupsionit ka hyrë në shina reale.

Do kurajo që të jesh gjithmonë me shtetin. Krimi në këto çaste është trembur. Reformës në Drejtësi, dhjetë të korruptuar të dhunshëm, i dhanë shansin të provojë veten se do të triumfojë në Shqipëri.
Të shohim. Nëse janë me shqiptarët dhe për Reformën, Marku dhe Xhafaj, duhet ta tregojnë tani…
Që të dy janë të pavarur dhe gëzojnë përkrahjen e plotë të ndërkombëtarëve./ CityNews





Lajmet e fundit nga