web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa u kushton shqiptarëve nata e ndërrimit të viteve?

23 Dhjetor 2017, 15:25, Aktualitet CNA

Edhe këtë fundvit dy simbolet kryesore në tryezat e shqiptarëve do të jenë bakllavaja dhe gjeli i detit.

Qytetarët shprehen se pavarësisht se sa kushtojnë këto dy elementë nuk mund të mungojnë në tryezë.

Por as tradita e përgatitjes në shtëpi të bakllavasë nuk është harruar. Mjaft amvisa preferojnë që të gatuajnë vetë dhe jo ta blejnë

Por sa do do të shpenzojnë shqiptarët vetëm për darkën e Vitit të Ri? Gjithçka varet nga mundësitë ekonomike dhe me një përllogaritje shpenzimet e familjeve variojnë nga 10 deri në 50 mijë lekë.

Shqiptarët vazhdojnë të festojnë kryesisht në familje ku konsumojnë edhe darkën ndërsa pas kalimit të orës 12 kur edhe bëhet ndërrrimi i viteve, të rinjtë janë ata që zgjedhin të vijojnë festën në lokale kryesisht me shoqërinë.

Por vitet e fundit vihet re se dhe mjaft familje preferojnë që orët e para të vitit të ri ti kalojnë në lokale

ASORTIMENTET PËR DARKËN E VITIT TË RI

Gjeli i Detit 7-8 mijë lekë kg

Bakllavaja 1 mijë lekë kg

Frutat 1 mijë lekë

Pije 4 mijë lekë

Perime 1 mijë lekë/Burimi :Ora News

CityNews





Lajmet e fundit nga