Financieri Xhuljani Alesandro “varmihësi” i deputetit Tahiri
Në një televizion shqiptar një italian i hyrë “kollovar” në ...
Në ditën e dytë të aksionit masiv, organizuar nga MTM, në bashkëpunim me shkollat, forcat e armatosura, e qindra vullnetarë të FRESSH Green, u mundësua pastrimi i aksit kryesor nga Rinasi në hyrje të qytetit të Krujës, duke u shoqëruar me mbjellje pemësh në të gjithë gjatësinë e këtij aksi që të çon në qytetin historik dhe turistik të Krujës.
Ministri Klosi deklaroi se aksionet do të vazhdojnë, por do të ketë masa ligjore dhe forcim të rregullave për të disiplinuar raportin e qytetarëve dhe biznesit me mjedisin. ?Kemi shumë nevojë jo vetëm për të bërë aksione por do të duhet të bëjmë një politikë shumë të fortë përsa i përket mjedisit, do të duhet të shikojmë rregullat me të cilat trajtohet mjedisi në Shqipëri dhe këto aksione dëshmuan sesa shumë ne kemi nevojë të ndryshojmë të gjithë filozofinë tonë për Shqipërinë e pastër. Shqipëria që ne duam është Shqipëria e pastër por kjo nuk mjafton që të thuhet vetëm në një ditë aksioni, por duhet thënë çdo ditë ku ne jetojmë. Nuk mund të hedhin mbetjet në shesh, nuk mund t?i hedhin jashtë territorit të tyre. Unë e di shumë mirë që janë të pastër brenda dhe sapo del nga shtëpia jashtë situata është realisht për t?u riparë?- u shpreh ministri Klosi.
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit e nisi ditën e dytë të aksionit me inspektimin e punës së bërë gjatë një ditë më parë në urat dhe shtretërit e lumenjve për të vijuar më pas në kalanë historike të Krujës. Ministri Klosi së bashku me 300 të rinj vullnetarë. nxënës të shkollave të mesme të Fushë- Krujës dhe Krujës, dhe të rinj të FRESSH, punuan për pastrimin dhe më pas mbjelljen me pemë të aksit kryesor nga Rinasi deri në hyrje të qytetit të Krujës.
Ministri Klosi falenderoi të rinjtë për mbështetjen e dhënë gjatë dy ditëve të aksionit duke shtuar se ky aksion duhet të shërbejë si një sensibilizim për të gjithë qytetarët. ?Të rinjtë e FRESSH dhe të rinjtë shumë të mirë nga qyteti i Krujës dhe i Fushë Krujës si dhe shumë instituicione iu bashkuan një dite shumë të bukur pastrimi e cila do të duhet të shërbejë si ditë sensibilizimi për Krujën turistike në prag të vitit të Skënderbeut?.
Në përfundim të aksionit ministri Klosi u bëri apel banorëve të zonës që të mbajnë pastër ambientin jo vetëm brenda shtëpive të tyre por edhe jashtë, jo vetëm në një ditë por në çdo ditë të vitit.
Gjatë ditës së dytë të aksionit është vijuar me pastrimin në shtretërit e lumenjve dhe në akset rrugore. Rreth 1200 nxënës kanë pastruar ditën e sotme aksin kryesore Rinas ? Krujë, ndërsa forcat e armatosura të ushtrisë kanë vijuar punën në shtretërit e lumenjve.
Aksioni i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes,e Kulturës, dhe bashkitë Tiranë, Durrës e Krujë dhe ka për qëllim pastrimin, rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonës. Ky është aksioni i dytë, pas aksionit në qarkun e Beratit, në kuadër të operacionit kombëtar ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?.
Fjala e ministrit Klosi
Të rinjtë e FRESSH treguan edhe njëherë se janë të mrekullueshëm dhe sot në një ditë pushimi iu bashkuan një nisme krejtësisht qytetare për të pastruar Krujën që ne duam. Ka simbolikat e saj kjo ditë aksioni jo vetëm sepse situata ishte e rënduar pak pas reshjeve të shiut dhe gjithë territori i kalasë së Krujës kishte shumë nevoja për t?u trajtuar nga pikëpamja mjedisore por edhe në kuadër të festave që po afrojnë dhe në vigjilje të vitit të Skënderbeut. Të rinjtë e FRESSH dhe të rinjtë shumë të mirë nga qyteti i Krujës dhe i Fushë Krujës si dhe shumë instituicione iu bashkuan një dite shumë të bukur pastrimi e cila do të duhet të shërbejë si ditë sensibilizimi për Krujën turistike në prag të vitit të Skënderbeut.
Dhe besoj që kemi shumë nevojë jo vetëm për të bërë aksione vullnetare, por do të duhet të bëjmë një politikë shumë të fortë përsa i përket mjedisit, do të duhet të shikojmë rregullat me të cilat trajtohet mjedisi në Shqipëri. Këto aksione dëshmuan sesa shumë ne kemi nevojë të ndryshojmë të gjithë filozofinë tonë për Shqipërinë e pastër. Shqipëria që ne duam është Shqipëria e pastër por kjo nuk mjafton që të thuhet vetëm në një ditë aksioni, por duhet thënë çdo ditë ku ne jetojmë. Nuk mund të hedhin mbetjet në shesh, nuk mund t? hedhin jashtë territorit të tyre. Unë e di shumë mirë që janë të pastër brenda dhe sapo del nga shtëpia jashtë situata është realisht për t?u riparë.
Ndaj edhe njëherë thirrja shkon për të gjithë qytetarët, qe cdo ditë ne të kemi një aksion, çdo ditë të kemi një mentalitet të ri , që Shqipëria mund të pastrohet dhe do të bëhet e pastër. Edhe njëherë shumë faleminderit gjithë të rinjve të FRESSH-it dhe të gjithë nxënësve që kanë ardhur nga shkollat e mesme të Fushë Krujës dhe të Krujës që iu bashkuan aksionit tonë me tre bashkitë kryesore por edhe institucioneve të tjera dhe sot kemi realisht diçka për të treguar. Një ditë feste që kaloi shumë bukur dhe me një Krujë më të pastër edhe gjatë ditëve në vijim. /CityNews
Në një televizion shqiptar një italian i hyrë “kollovar” në ...
Pasi u zbuluan disa ditë më parë finalistët e spektaklit të ...
Pas dhunimit të Kishës së “Shën Sotirit” në Korçë, ku Parakl...
Qindra shqiptarë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen në Shqip...
Lepurushet seksi të markës “Playboy” janë rrëfyer në një int...
“Bjondet janë më të bukura, por përsa i përket intelektit, j...
Analisti Daniel Serwer, studiues në Qendrën Marrëdhënie Tran...
Ilda Beljeri është gjithmonë në qendër të vëmendjes pasi ësh...
Edhe pse nuk kanë folur as njëri, as tjetri për lidhjen e ty...
Një grup qytetarësh janë mbledhur mbrëmjen e sotme para ambi...
Rreth dy vjet më parë Offchestra ka marrë pjesë në Festivali...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë t...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta ka komentuar...
Pas shpërthimit të këngëtares Xhesika Polo e cila nuk u kual...
Rajoni i Piemontit po ndeshet me një fenomen problematik në ...
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vdekjes se 23 vjeçar...
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, teksa po ko...
Nje tjetër artiste e cila nuk është kualifikuar në finalen e...
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se është i gatshë...
Luana Vjollca sot ka puntaten e rradhes te emisionit e saj p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...