web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzohet për vjedhje/ Në pranga korçari  

20 Dhjetor 2017, 10:02, Aktualitet CNA

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet për vjedhjen e një banese.

Policia bën të ditur se i arrestuari është shtetasi R. Kovaçi, 28 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetases H.H, ngjarje e ndodhur më datë 17.12.2017 në lagjen nr 16 Korçë, ku janë vjedhur një televizor dhe disa sende të tjera, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale shtetasit Ramadan Kovaçi.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga