web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Varrezat e ushtarëve grekë/ PDIU: Qeveria po bën hapa pas

19 Dhjetor 2017, 16:14, Aktualitet CNA

Pas vendimit të qeverisë për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, vendim që u mor në mbledhjen e 13 dhejtorit nga qeveria shqiptare në kuadër të një marrëveshjeje të bërë në kohën e Berishës, ka reaguar dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet.

PDIU i ka bërë thirrje qeverisë se është duke bërë hapa pas dhe është kërkuar që të heqë dorë nga ky vendim.

Sipas PDIU qeveria duhet të kërkojë ngritjen e varreve të shqiptarëve të Çamërisë.

Postimi i plotë:

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me shqetësim faktin që qeveria shqiptare po bën hapa pas në çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.

Beteja për ngritjen e varrezave te reja, në kufijtë e fantazmave të Vorio – Epirit është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike.

Këtë praktikë Shqipëria e ka aplikuar dhe për varrezat e ushtarëve britanikë apo francezë.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë rezolutën për Çështjen Çame, ku ndër të tjera përfshin dhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë si çështje thelbësore e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së jetës.

Kjo është një kërkesë e kahershme e Shoqatës ?Çameria? dhe e PDIU-së, madje e biseduar në komisionet mikse në vitet ?91-?94 .

Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale e për të legjitimuar shovinizmat territorialë.

PDIU i bën thirrje qeverisë që të mos vazhdojë me varret e ushtarëve pushtues grekë, por të kërkojë ngritjen e varrezave për shqiptarët e Çamërisë.

PDIU i kujton qeverisë shqiptare se paketat e deklaruara të bisedimeve, nuk mund të përmbajnë vetëm interesat e Greqisë, por zgjidhjet duhet të bazohen mbi reciprocitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Por, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim mbi bisedimet e Kretës, po shohim avancim të kërkesave greke, pa përparim në kërkesat shqiptare.

PDIU pret me shumë interes zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve në paketë.

Ne jemi shumë të vëmendshëm për Ligjin e Luftës, Marrëveshjen e Ujrave, atë të kufijve tokësorë, të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, të drejtat pronësore të shqiptarëve në Greqi, marrëveshjen për sigurimet shoqërore, avancimin e statusit te minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët që jetojnë në Çamëri e gjetkë.

PDIU i bën thirrje qeverisë të trajtojë me dinjitet kombëtar dhe reciprocitet, çështjet e mësipërme që kalojnë mbi interesat e momentit të partive politike, apo politikës së ditës, por që kanë të bëjnë me interesin kombëtar, ndryshe do të përballet me reagimin e fortë të të gjithë shqiptarëve”. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga