Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ditën e sotme qeveria shqiptare dhe ajo gjermane ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme financiare për promovimin e punësimit dhe arsimit profesional, si dhe për rritjen dhe promovimin e eficencës në energji.
Të pranishëm në këtë promovim ishin ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, si dhe përfaqësuesit e GIZ dhe KFË.
Marrëveshja e parë qeveritare i referohet akordimit të një fondi grant në masën 6 milionë euro për financimin e Programit “Zhvillimi ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit dhe trajnimi e arsimimi profesional? që u nënshkrua nga Ministri Ahmetaj dhe Ambasadorja Schütz.
Në kuadër të kësaj marrëveshje, u nënshkruan edhe tre marrëveshjet e zbatimit me GIZ.
?Kjo marrëveshje grant është në vijim të dy marrëveshjeve të tjera të nënshkruara me palën gjermane gjatë vitit 2017 duke e çuar vlerën e përgjithshme të financimeve grant nga pala gjermane për këtë Program, në masën 16.5 mil euro.
Objektivi i kryesor i Programit është përmirësimi i situatës së vetëpunësimit të punës së kualifikuar, në veçanti të të rinjve në lidhje me tregun lokal të punës. Përmirësimet do të kryhen në të gjitha rajonet e Shqipërisë, në sektorë të përcaktuar, nëpërmjet ndërhyrjeve në dy drejtime: në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe së dyti, në projektet për investime? ? u shpreh Ministri Ahmetaj.
Ambasadorja Schütz tha se Marrëveshja për nxitjen e punësimit dhe formimit profesional, synon krijimin e perspektivave profesionale në Shqipëri, veçanërisht për të rinjtë.
?Fondet do të shkojnë në masën shtesë të formimit dhe të kualifikimit pranë shkollës profesionale të Kamzës dhe qendrave të tjera trajnuese, do të financohen edhe trajnimet në aplikime të ndryshme, në lobin e konsulencës profesionale, si edhe praktika profesionale. Do të mbështesim gjithashtu edhe sipërmarrës të rinj në zhvillimin e ideve inovatore në biznes dhe realizimin e suksesshëm të tyre. Po kështu, do të mbështeten edhe projekte të vogla të sipërmarrjes sociale, për tu lehtësuar para së gjithash të rinjve të disavantazhuar hyrjen në tregun formal të punës? ? theksoi ambasadorja gjermane.
Programi i dytë i financuar nga qeveria gjermane është ai për ?Rehabilitimin e Konvikteve në Universitetin e Tiranës, sipas Parimit të Efiçencës së Energjisë?, për të cilin u nënshkruan marrëveshtjet financiare dhe marrëveshjet e vecanta, që përfshijnë edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si palë zbatuese dhe Bashkinë e Tiranës si përfituese.
Për programin në fjalë janë lidhur dy marrëveshje ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, me anë të të cilave synohet akordimi i financimeve me grant në shumën totale prej rreth 6.5 milionë Euro.
?Në kudër të Strategjisë për zhvillimin e sektorit energjitik, pjesë e analizës janë dhe ndryshimet shumë të domosdoshme në lidhje me rritjen e sigurisë për furnizimin me energji dhe optimizimin e burimeve të energjisë, me qëllim përmbushjen e kërkesës dhe arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm në të ardhmen?- tha Ministri Ahmetaj.
?Pas përfundimit të projekteve, prej këtyre masave do të përfitojnë rreth 3 mijë studentë dhe kursimet e energjisë së siguruar kësisoj do të lehtësojnë ndjeshëm barrën e arkës publike në masën 60 %? ? tha Ambasadorja gjermane.
?Duke parë përftimet që do të kemi nga zbatimi, ne do të mundohemi që një projekt të tillë ta shtrimë në të gjitha godinat e tjera qeveritare. Ky është avantazhi. Pra, të nxisim industrinë që është efiçiente nga pikëpamja energjetike dhe të gjitha investimet që do të bëhen në Shqipëri, sidomos ato që kanë dorën e shtetit dhe financimet e shtetit duhet të dizenjohen dhe të ndërtohen nga pikëpamja e efiçencës energjetike? ? u shpreh Ministri Damian Gjiknuri.
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se investime të tilla do të shtrihen edhe në objekte të tjera nën administrim të Bashkisë së Tiranës. ?Mbaj mend që përpara 4 vitesh ne diskutonim një borxh që në fakt kishte kthyer shpinën e Shqipërisë dhe sot financat tona janë një situatë krejt tjetër. Pak vite më përpara diskutonim një krizë të rëndësishme energjetike dhe kompani të falimentuara, sot jemi në një situatë ku diskutojmë eficencë energjetike, jo më furnizimin dhe pagesën, por se si ne mund të shkojmë sot drejt modernizimit. Besoj se duke i vënë këto gjëra në kontekst kuptojmë sa rrugë kemi bërë, por edhe sa kemi për të bërë akoma. Më vjen mirë sepse ?Qyteti Studenti tashmë një aset i decentralizuar nga qeveria qendrore?, u shpreh Veliaj.
Nga viti 1988, Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliard euro përfshirë këtu kontributin në nivel të BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara. Është investuar në të gjithë fushat si: zhvillim ekonomik, energjitikë, infrastrukturë ujore, arsim dhe formim profesional e në zhvillimin e zonave rurale dhe urbane. Vetëm në dy vitet e fundit, 2016 dhe 2017 janë mbi 100 milionë euro financime për mbështetjen e programeve të ndryshme zhvillimore në vend. /CityNews
Anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka reaguar në lidh...
11 persona, mes të cilëve një shqiptar, janë arrestuar në ku...
Në pikën kufitare të Rinasit, është ndaluar një shtetas i sh...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 23-vjeçarin shqipt...
Vijojnë punimet për Qemal Stafën, dhe më në fund ka filluar ...
Me shumë panik dhe stres në këtë fundvit për shpenzimet, dar...
Pas tre ditësh kërkime është gjetur sot trupi i pajetë I 35-...
Ish-kryeministri Berisha ka bërë një tjetër denoncim mesditë...
Familjes së tyre do t’i shtohet një pjesëtar i ri. Dhe nëna ...
Prej disa ditësh këngëtarja Adelina Tahiri ka qenë në qendër...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informaci...
Kreu i Grupit Parlamentarë të PS –së, Taulant Balla ka përg...
Pas rezultateve të jashtëzakonshme, duket se sheiket e Cityt...
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur s...
Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Z. Blendi Klosi hapi ditë...
Nën ethet e dështimit të protestës së djeshme, kreu i PD –së...
Sot Shqipëria po përballet me pasojat e përmbytjeve, por bre...
Ndërsa është pyetur nga gazetarët se kur do të formohet Kësh...
Një ditë më parë deputeti demokrat Sali Berisha si formë kun...
Duke ju referuar situatës së djeshme në parlamentin e Shqipë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...