Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ndërkohë që Lëvizja VetëVendosja mbajt sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, midis luftës së klaneve të brendëshme për zotërimin e kësaj force politike potente, lideri historik i saj , Albin Kurti, që nga burgu i Lipjanit ku ndodhet, i ka adresuar një letër delegatëve të mbledhur .
?Të dashur aktivistë dhe anëtarë të VETËVENDOSJE!-s,
Të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes sonë?, e nis letrën Kurti që më poshtë vijon:
?Më vjen mirë që mund t?ju drejtohem me këtë letër ndonëse më vjen keq që nuk jam aty me ju. Më e rëndësishme sesa t?ju flas është të jemi bashkë. Edhe atëherë kur s?jemi në të parë e në të shikuar, në mendje e në zemrat tona mbetemi përherë të bashkuar.
Ju përgëzoj që jeni mbledhur në këtë kohë krize duke dëshmuar respekt për organizatën dhe dashuri për Lëvizjen. Pavarësisht që ndonjëri prej nesh mungon, pavarësisht pse ndonjëri prej nesh mungon, Lëvizja vazhdon. Sepse ajo përbëhet prej juve, sepse ajo bëhet prej dashurisë suaj.
Sinqeriteti i shqetësimit dhe serioziteti i brengës për gjërat që kanë ndodhur së fundmi nuk mund të shprehen më mirë e më saktë sesa me mbledhje e në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, organit tonë më të lartë. Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur. Statuti dhe procedurat, rregulloret dhe rregullat, janë mishërim i demokracisë së Lëvizjes, e jo zëvendësim për demokracinë siç është rasti te institucionet e kapura të shtetit.
Në këtë vit qytetarët e Kosovës e kanë dashur, përkrahur e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! si asnjëherë më parë. Më 11 qershor u dyfishua mbështetja elektorale në zgjedhjet parlamentare, më 19 nëntor përveç fitores së sërishme në Prishtinë ngadhënjyem edhe në Prizren e në Dardanë. Jemi subjekti i parë në vend, jemi subjekti më i madh në Kuvend, qeverisim me kryeqytetin e Republikës dhe me kryeqytetin e kulturës dhe historisë sonë. Fitorja e këtillë vjen nga puna e aktiviteteve tona përgjatë viteve, nga qeverisja transparente dhe progresiste në Prishtinë, por sidomos nga vlera e konceptit tonë politik. Nga Manifesti te Programi 100 pikësh te Alternativa Qeverisëse kemi lidhur suksesshëm sovranitetin për shtetin me bashkimin për kombin me emancipimin për shoqërinë me prodhimin për ekonominë me drejtësinë për popullsinë. Në veçanti, duhen përmendur tri reformat drejt Shtetit Zhvillimor që i kemi elaboruar gjatë fushatës në qershor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit dhe Banka Zhvillimore) në krye të 40 Prioriteteve tona për Republikën. Socialdemokracia e VETËVENDOSJE!-s është demokraci për Kosovën
Mirëpo as mendimi dhe as shkrimi, as prezantimi dhe as realizimi i këtyre nuk janë çështje teknike. Është dashur shumë pasion e aksion, shumë lexime e diskutime, për atë që shihet e dihet sot. Sikurse për bashkimin me Shqipërinë në kuadër e drejt bashkimit kombëtar, ashtu edhe për qeverisjen socialdemokratike për Republikën tonë parlamentare, nevojitet edhe më shumë vullnet e pasion. Nuk mjafton të kemi të drejtë. Nuk mjafton se paskemi interes. Entuziazmi e inspirimi, zelli dhe kreativiteti, janë të domosdoshme për të aktivizuar njerëzit, mobilizuar masat dhe realizuar synimet.
Lëvizja VETËVENDOSJE!, në njërën anë, ka ngjallur shpresë këtë vit, çfarë s?e kemi parë që nga shpallja e pavarësisë. Në anën tjetër, qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj. 100 ditëshin e nisi me Rikallon dhe faljen e borxhit ndaj shtetit, e vijoi me rritje të borxheve ndaj privatëve për ta përfunduar me falje të qymyrit ndërkohë që nuk po përfundon shtimi i zëvendësministrave. Lëvizja dhe Kosova edhe kanë aq shumë nevojë për njëra-tjetrën edhe janë aq pranë njëra-tjetrës si asnjëherë në të kaluarën. Jemi vazhdimisht afër bërjes së Kosovës me qeverinë e VETËVENDOSJE!-s. Kemi rrethanë shumë të volitshme për ta rrëzuar qeverinë sepse opozita është me e madhe se pozita dhe VETËVENDOSJE! është partia më e madhe. Ky shansi yni është shpresa e popullit.
Regjimi nuk ka më mbështetje popullore. Prandaj ata mbështeten te gjykatësit e tyre. Në burg të Dubravës i mbajnë Frashërin, Atdheun e Egzonin pasi që i dënuan pa prova, fakte e argumente me shumë vjet burg, ndërsa në paraburgim në Lipjan na mbajnë Donikën dhe mua, për protestën dhe padëgjueshmërinë parlamentare kundër ?Zajednicës? së Serbisë e Demarkacionit të Malit të Zi. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë të përballet me shantazhe, por do të zmadhohet përballë tyre pavarësisht se nga vijnë, sepse ne iu përgjigjemi me një aksion: emancipimin. Burgosjet tona janë dëshpërimi i regjimit. Edhe sa pak jetë i ka mbetur këtij regjimi tashmë varet më shumë prej nesh sesa prej vetë atyre.
Prandaj, janë të dhimbshme ndodhitë brenda Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendojnë fjalët që ajo ka thënë. E fal edhe sikurse të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Unë jam çuditur shumë e zhgënjyer thellë për qasjen destruktive, për dëshirën për arrestimin që na u bë, për linjën e posaçme të komunikimit prapa shpinës së organeve të VETËVENDOSJE!-s. Thelbi nuk është fjalori i saj, por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje, ky komunikim tinëz e kush e di për çfarë qëllimesh, e që janë fort shqetësuese. Aida nuk hyn as në 5, as në 10, as në 50 aktivistët e VETËVENDOSJE!-s me të cilët unë kam pasur mospajtimet më të theksuara. Si erdhi ajo në këtë pikë? Nuk kam shpjegim tjetër, përveçse mashtrimin. Që do të thotë se nuk është ajo fajtore.
Të dashur aktivistë,
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie. Disa njerëz kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se ndoshta privilegjet paskan qenë padrejtësi. Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s?është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara.
Kemi aq shumë potencial. Në mesin e rreth 30 mijë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së voni mësova se janë 580 juristë; ne kemi qindra ekonomistë, qindra inxhinierë, qindra mjekë në VETËVENDOSJE!. Fatkeqësisht, ata i kemi thirrur shpesh për trupat e tyre në protesta e tubime, por jo aq edhe për trurin e tyre në mbledhje e takime. Nga pikëpamja e organizatës, anëtari ynë është veçse banor në territor e jo edhe qytetar me profesion. Kjo besoj se duhet ndryshuar. Dhe, duhet t?i hapim portat e organizatës për njerëzit e dijshëm e të ndershëm të vendit e të Lëvizjes që duan të kontribuojnë. Pra, më shumë dije dhe nder, jo vetëm guxim. Sepse guximi pa dije dhe pa nder bëhet arrogancë e zullum.
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka me dhjetëra mijëra faqe tekst, shkrime e intervista, për diskursin e saj, por ajo nuk i ka as dhjetëra faqe për teorinë dhe praktikën organizative. Çështja dhe çështjet organizative duhet të kthehen si pikë e rregullt e rendit të ditës në mbledhje të kryesisë dhe të bëhen të tilla edhe në Këshill të Përgjithshëm. Kur të hapet kjo temë për të cilën unë insistoj tash e dy vjet, kam aq shumë ide për të prezantuar, siç e di se keni edhe shumë prej jush, të cytur nga përvoja që keni dhe leximet që keni bërë. Për dekadën e dytë të Lëvizjes sonë, reforma organizative, me platformë diskutimi, me kritikë dhe mbikritikë, është vendimtare.
Duke diskutuar hapur dhe në forumet e Lëvizjes sonë, kontribuojmë që të zvogëlohet mjegullimi i mendjeve dhe helmimi i zemrave të aktivistëve tonë. Të flasim për të gjitha temat e dilemat, bashkë dhe shterrueshëm, pa kushtëzime dhe pa paragjykime. Për betejat jashtë e për sfidat brenda nevojitet vullnet i hekurt por edhe nerva të çelikta. Ashtu siç nuk ka barrierë që na ndal, nuk ka as pykë që na çan!
Ditën e mirë, punë të mbarë e mirupafshim!?
Protestat e nësërme të paralajmëruara nga opozita i ka komen...
Nesër në orën 09:30 do të mbahet protesta e PD. Burime nga D...
Referuar situatës politike dhe procesit të zgjedhjes së Krye...
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në f...
Drejtoria e Shërbimet të Transportit Rrugor ju kujton drejtu...
Pas përfundimit të mbledhjes me aleatët ku u diskutuan çësht...
Vijojnë denoncimet në adresën e ish-kryeministrit Sali Beris...
Në daljen e tij për media, kryetari i opozitës dhe Partisë D...
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e një shtet...
Me ardhjen e festave të fundivitit, vijnë dhe trende nga më ...
Prej 10 vitesh një 32-vjeçar vuante nga një dhimbje e pazako...
Pas përfundimit të mbledhjes së kreut të Partisë demokratike...
Kryedemokrati, Lulzim Basha, doli në një prononcim për media...
Tre drejtuesit e lartë të subjektit politik Lëvizja Socialis...
Nesër Parlamenti në kulmin e tensioneve politike dhe pas shu...
Pas arrestimit në flagrancë të dy personave të cilët merresh...
Tualeti është një nga vendet ku kalojmë shumë kohë çdo ditë ...
Ish-marinsi amerikan Clint Emerson, autor i disa librave për...
Nga Roland Tashi*“Ustallarët” e grabitjes me dhunë fizike t...
Mbrëmjen e së premtes 15 dhjetor 2017 eshtrat e Mbretit të I...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...