web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bora shkakton aksidentin e parë/ 3 të plagosur me urgjencë në spital

17 Dhjetor 2017, 20:02, Aktualitet CNA

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në aksin Bulqizë-Peshkopi, ku janë përplasur dy automjete e për pasojë janë plagosur 3 persona. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve të para mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, ku bora në aksin në fjalë ka mbërritur 15 cm.

Policia ka njoftuar se qarkullimi në këtë aks bëhet vetëm me zinxhirë. /CityNews





Lajmet e fundit nga