Gazetari investigativ arratiset nga Shqipëria/ Më goditën dhe kërcënuan me jetë
Gazetari investigativ dhe aktori Bledar Naska, është detyrua...
Në datat 5-7 Dhjetor, në Lima të Perusë, u organizuan dy evente të rëndësishme për Komunitetin INTOSAI: Përvjetori i 40-të i Deklaratës së Limës dhe Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Antikorrupsion.
Dita e parë e aktiviteteve iu përkushtua tërësisht përkujtimit të nënshkrimit të Deklaratës së Limës, Kushtetutës së Institucioneve Supreme të Auditimit në mbarë globin. Kjo Deklaratë, ISSAI 1, është guri i themelit në punën e audituesit të jashtëm dhe, jo vetëm i ka qëndruar testit të kohës, por frymëzon zhvillime të vazhdueshme për të rritur impaktin dhe rëndësinë e SAI-eve.
Në këtë ditë, konferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të Komunitetit INTOSAI nga të 5 kontinentet (EUROSAI, ASOSAI, AFROSAI, OLACEFS, ARABOSAI, etj). Punimet i hapi Kontrollori i Përgjithshëm i Republikës së Perusë, z. Nelson Shack Yalta dhe Presidenti i INTOSAI-t Harib Saeed al Amimi, të cilët në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe rritjen e rolit të tyre në ndihmë të një qeverisjeje sa më transparente. Në seksionin e dytë, vëmendja u përqëndrua në procesin e Peer Review (vlerësimit mes kolegëve), që SAI austriak në bashkëpunim me Austrian Development Cooperation kanë realizuar në 7 organizatat bija rajonale të INTOSAI-t, ku për EUROSAI-n, ky proces u realizua në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në Shqipëri. Disa nga SAI-t e vlerësuara, përfshirë edhe Shqipërinë, bënë një prezantim të detajuar të punës dhe rezultateve të procesit të Peer Review.
KLSH u prezantua në këtë aktivitet nga Kryetari, z. Bujar Leskaj, Drejtori i Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, z. Ermal Yzeiraj, si edhe Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës, z. Rinald Muça. Në emër të KLSH-së, prezantimin e paraqiti z. Rinald Muça, i cili theksoi rëndësinë e procesit të vlerësimit, gjetjet më të spikatura nga kolegët austriakë, si edhe ndryshimet që ka ndërmarrë KLSH për të vënë në jetë rekomandimet e propozuara nga ky proces. Prezantime të spikatura në këtë panel bënë gjithashtu edhe kolegët austriakë, të cilët konsoliduan gjetjet nga raportet e realizuara në secilin SAI pjesëmarrës në Peer Review dhe prezantuan planin e veprimit për të ardhmen.
Në vijim, Kryetari i KLSH-së, z. Leskaj, realizoi një takim bilateral me një nga hartuesit kryesorë të Deklaratës së Limës dhe firmosësit e saj, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTOSAI-t dhe Gjykatës Austriake të Auditimit, ish-Presidentin e Gjykatës Europiane të Auditimit, Dr. Hubert Weber.
Në vijim të ditës së parë u bënë një sërë prezantimesh nga përfaqësues të SAI-eve të Afrikës së Jugut, Brazilit, Indisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, etj., si edhe nga drejtues të IDI-it, Bankës Botërore dhe Austrian Development Cooperation. Secili prej tyre solli një eksperiencë dhe këndvështrim unik mbi sfidat me të cilat përballen sot SAI-et kudo në botë, nevojën për një shërbim më të mirë ndaj qytetarit dhe udhëheqjen përmes shembullit.
* * * * *
Në ditën e dytë dhe të tretë, punimet vazhduan me Konferencën e 7-të Antikorrupsion, ku Presidenti i SAI-t të Perusë prezantoi fillimisht reformën e ndërmarrë në Peru dhe më gjerë në krejt Amerikën Latine, për këtë plagë të shoqërisë. Korrupsioni kudo në botë shkakton dëme të pallogaritshme mbi të ardhmen e brezave dhe mirëqenien e popujve. E vetmja mënyrë e luftës ndaj tij është angazhimi dhe bashkëpunimi real i të gjithëve, strukturave qeverisëse, shoqërisë civile dhe ndërgjegjësimit qytetar.
Më tej, ditën e dytë të konferencës, vijuan me fjalën e tyre përfaqësues të SAI-t spanjoll, kanadez, polak, paraguajan, kolumbian, brazilian, etj. Folësi kanadez theksoi në fjalën e tij rolin që luan auditimi i performancës në luftën ndaj korrupsionit. Fjala e tij rezonoi me inisiativën që ka ndërmarrë së fundmi departamenti i auditimit të performancës në KLSH për të audituar përmes një auditimi performance strategjinë kombëtare anitkorrupsion dhe efektivitetin e saj në sektorë të caktuar të ekonomisë.
Në fjalën e tij, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, e vuri theksin mbi integritetin dhe kontrollin e brendshëm në institucionet publike, duke cilësuar kryesisht konfliktin e interesit në kryerjen e detyrave funksionale.
Në ditën e tretë të konferencës u prezantuan idetë dhe arritjet e SAI-eve dhe organizatave kryesisht amerikano-latine, si Kili, Bolivia, Peruja, Meksika, etj. Theksi nga folësit u vu tek bashkëpunimi ndërinstitucional, ndërgjegjësimi dhe përfshirja qytetare, transparenca e organeve publike, etj.
Përgjatë gjithë vizitës 3-ditore, përfaqësuesit e KLSH-së vendosën ura bashkëpunimi me kolegët e tyre nga e mbarë bota. Kryetari i KLSH-së zhvilloi takime të shumta bilaterale me Presidentin e INTOSAI-t, z. Harib Saeed al Amimi, Presidentët e SAI-t polak z. Krzysztof Kwiatkowski, atë bullgar z. Tzvetan Tzvetkov, çek, Miloslav Kala, peruan Nelson Shack, delagacionin austriak që organizoi këtë event me SAI-n peruan dhe që mban rezidencën e përhershme të Sekretariatit të INTOSAI-t, si edhe drejtues të SAI-eve të vendeve të rajonit, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Mal i Zi, etj. Në të gjitha këto takime u rikonfirmua vullneti i KLSH-së për të vijuar me auditime paralele për çështje që shqetësojnë anëtarët e EUROSAI-t, shkëmbimin e eksperiencave përmes trajnimeve, konferencave e workshopeve, si edhe rritjen e impaktit përmes motos së INTOSAI-t: ?Nga eksperienca e përbashkët, përfitojmë të gjithë?.
Gazetari investigativ dhe aktori Bledar Naska, është detyrua...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Velipojë për të inspektuar ...
Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë vend me aspiratën...
Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë në universitet...
Ditën e Rinisë, e ka përshëndetur edhe kryetarja e Lëvizjes ...
Kryeministri i vendit Edi Rama, në një konferencë të paralaj...
Muajt e fundit flitet vetëm për bashkëshorten e ardhshme të ...
Një nga themeluesit të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj,...
Kryeministri Edi Rama bashkë me kabinetin e tij qeveritar nd...
Pasi presidenti Donald Trump vendosi të njohë Jerusalemin si...
Për konstitucionalistin Çlirimin Gjata, Adriatik Llalla duhe...
Pas vendimit të Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kr...
Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, Lëvizja ...
Televizion Klan ka zbuluar urdhrin e Drejtorit të Përgjithsh...
Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Eu...
Zbulohet axhenda e mbledhjes së qeverisë Rama në Shkodër, në...
Kondomët ose ndryshe prezervativët janë një ndër “mjetet” më...
Një atentat me lëndë plasëse është bërë ndaj një biznesi në ...
Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi në Ditën e Rinisë, ka ris...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...