Aksidentoi të miturin/ Në pranga 19-vjeçari
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ...
?Partia Demokratike e opozitës shqiptare, ose ndoshta një fraksion brenda saj, duket se po bën gjithçka që është e mundur për të penguar anëtarësimin e dëshiruar të vendit ballkanik në Bashkimin Europian?, shkruan në www.eureporter.com me qendër në Bruksel, Doug Henderson, ish- deputet laburist në Mbretërinë e Bashkuar nga 1987 në 2010, ministër për Europën në qeverinë e kryeministrit Tony Blair.
Shkrimi
Kundërshtimi i çuditshëm në fillim të këtij viti nga partia e djathtë, ndaj reformës së sistemit gjyqësor, e mandatuar nga BE, ishte vetëm fillimi.
Kjo u shoqërua nga një bojkot i parlamentit shqiptar dhe më pas nga një kërcënim për të bojkotuar zgjedhjet kombëtare.
Ndërhyrjet diplomatike nga autoritetet e BE-së dhe SHBA-së, eventualisht detyruan PD të bjerë dakord dhe të kandidojë në zgjedhje, të cilat u fituan qetësisht nga Partia Socialiste në pushtet.
Por tani demokratët kanë nisur një fushatë propagandistike që përshkruan kombin e tyre si të mbytur nga droga dhe të kontrolluar nga mafia.
Le të jemi të qartë për këtë.
Shqipëria ka pasur për shumë vite një problem me drogat. Filloi në kaosin që pasoi rënien e diktaturës komuniste 27 vjet më parë.
Në mes të kolapsit ekonomik, kanabisi u shndërrua në prodhimin më fitimprurës. Nën qeveritë pasuese, si të PD-së, edhe të PS-së, kultivimi i kanabisit u përhap dhe bashkë me të, edhe krimi i organizuar.
?Në vitet e para, nuk ishte as e paligjshme,?- tha kryeministri Edi Rama kohët e fundit në një letër personale, jashtëzakonisht të sinqertë, drejtuar të gjithë krerëve të BE.
?Më vonë, policia, prokurorët dhe gjyqtarët mund ta blinin lehtësisht. Kishte mbrojtje politike nga nivelet më të larta të qeverisjes.?
Rama bëri fushatë kundër kontrollit që trafikantë të drogës kishin mbi qeverinë dhe në vitin 2013, PS mori pushtetin. Një nga hapat e parë që ndërmori qeveria e re, ishte një bastisje e madhe policore në fshatin jugor të Lazaratit, i cili për gati një dekadë ishte njohur si ?kryeqyteti i kanabisit të Evropës?.
Prodhimi me një vlerë tregu prej 4.5 miliardë eurosh për vit, u ndërpre!
Ishte jashtëzakonisht e pazakontë, që Lazarati të kishte qenë një zonë e ?pashkelshme? për policinë e shtetit.
?Ka shumë gjëra për të bërë?, i shkruajti kryeministri Rama drejtuesve të BE.
?Prodhimi i kanabisit ka nxitur zhvillimin e rrugëve të tregtisë, investimet në pajisjet dhe personelin e transportit që kanë qenë duke u përdorur për kontrabandë nga burime ndërkombëtare.?
Megjithatë, kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, tani po fajëson Ramën për gjithçka. Në javët e fundit, ndërsa policia financiare e Italisë njoftoi se mbikqyrja e rregullt ajrore tregoi që kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte zhdukur, Basha u tha intervistuesve se situata ishte përkeqësuar nën qeverisjen e Ramës.
Për më tepër, gjatë kohës që qeveria njoftoi një operacion të ri ndërkombëtar për të ndjekur krerët kriminalë kudo që ishin fshehur, Basha i tha një intervistuesi të Newsweek se qeveria ?nuk kishte ndërmarrë ndonjë angazhim për të ndërhyrë në këtë çështje?.
Beteja mes dy partive kryesore vazhdon. Pasi mbrojtën ?kapitalin e kanabisit? nga zbatimi i ligjit, kur partia e zotit Basha ishte në pushtet, kohët e fundit ata u përpoqën të bllokonin një reformë të madhe të sistemit të drejtësisë, që përfshin largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
Në vitin 2013, pak para se qeveria Rama erdhi në pushtet, Komisioni Evropian caktoi pesë kushte që duhej të plotësoheshin përpara se të fillonin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: reforma administrative, mbrojtja e të drejtave të njeriut, përparimi në luftën kundër korrupsionit, reforma të gjyqësorit dhe masat e fuqishme kundër krimit të organizuar.
Ka pasur përparime të mëdha në të gjitha këto pika. Por në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallë të lartë të rezistencës nga opozita e udhëhequr prej Bashës.
Duke vënë pengesa në rrugën e veprimeve të ashpra kundër disa reformave thelbësore, Partia demokratike ka vënë në rrezik rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Megjithatë, sondazhet tregojnë se 80% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre hyjnë në BE. Prandaj, partia e zotit Basha po pozicionohet në kundërshtim të drejtpërdrejtë me pikëpamjet e popullit të vendit të vetë.
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ...
Nata e parë gjysmëfinale e Këngës Magjike, siç ishte pritur,...
Partia Demokratike i ka dërguar sot një letër Kryetarit të K...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncime t...
Me ftesë të Ministrit të Evropës, Integrimit dhe Punëve të J...
Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar listën vjetore të...
Linda Rama, Monika Kryemadhi, Liri Berisha, Argita Malltezi ...
Procesi i hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Em...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e pranishme në një t...
Ka nisur hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshi...
Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm shqiptar Fatm...
Më datë 06.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin...
Adriatik Llalla është emëruar Prokuror i Përgjithshëm me dek...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Gazetari amerikan, Piers Morgan, njihet për analizat e tij t...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka dalë me...
Një pallat në Bajram Curri të Tropojës është përfshirë nga f...
Ajo u bë objektiv i komenteve më fyese ndonjëherë, për shkak...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka mbërritur në k...
Një aktore e filmave me pullë të kuqe ka ndërruar jetë pasi ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...