Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Një ngjarje historike: për herë të parë pas 65 vjetësh një president turk viziton Greqinë. Në qendër të vizitës së Rexhep Taip Erdoganit në Athinë janë temat ekonomike dhe kriza e refugjatëve.
Erdogani ka qenë për herë të fundit më 2010 në Greqi, asokohe në funksionin e kryeministrit. Tani ai shkon sërish atje – duke realizuar kështu të parën vizitë të një presidenti turk në Greqi qysh prej 65 vjetësh. Nga vizita të tilla zakonisht pritet shumë – por pritshmëritë në Greqi janë modeste, mendon Konstantinos Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin e Athinës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
“Çështjet e ekonomisë dhe sigurisë janë në qendër të kësaj vizite. Tema të diskutueshme do të lihen jashtë vëmendjes”, thotë politologu për DW.
P.sh. çështja e Qipros: Në nëntor 2016 dështuan bisedimet nën kujdesin e OKB-së për ribashkimin e ishullit.
Grekët dhe turqit e Qipros akuzojnë reciprokisht njeri-tjetrin si përgjegjës për këtë. Një rifillim bisedimesh ndërkohë as që ka shenja të ketë, aq shumë që në Republikën e Qipros vitin e ardhshëm do të zgjidhet një president i ri.
Por me shumë zell Greqia dhe Turqia duan të kudjesen për përpirësimin e marrëdhënieve ekonomike, thekson Filis.
Qysh sot turizmi nga Turqia po shkon në drejtim të Greqisë. “Ndërkohë po negociohet për një lidhje hekurudhore nga Stambolli në Selanik si dhe një linjë tragetesh mes Izmirit dhe Selanikut”, deklaron analisti nga Athina.
Edhe politologu e njëkohësisht gazetar në Stamboll Nikolaos Stelyas sheh një potencial të madh bashkëpunimi bilateral.
Vizita e Erdoganit, thotë ai për DW, është e nevojshme për të dyja palët. Greqia ka probleme me krizën ekonomike dhe masat e vazhdueshme të kursimit dhe po ashtu është në kërkim të fushave të reja të aktivitetit në politikën e jashtme. “Eshtë në interesin e dyanshëm, që Greqia dhe Turqia të afrohen mes tyre.”
Edhe sa i përket valës së refugjatëve drejt Europës Erdogani do të konsultohet me palën greke. Zyrtarisht Athina shprehet e kënaqur me marrëveshjen BE-Turqi të arritur në mars 2016.
Kjo marrëveshje ndër të tjera parashikon, që Turqia të pranojë të gjithë refugjatët e kthyer nga Greqia, të cilët janë larguar ilegalisht prej kufijve të Turqisë drejt ishujve të Egjeut.
Nga pikëpamja greke marrëveshja funksionon, sepse qysh nga viti 2016 numri i të ardhurve të rinj është më i ulët. Pakënaqësi shkakton megjithatë fakti, që Turqia deri tani ka mundur ose ka dashur të pranojë vetëm 1400 të kthyer.
Pavarësisht kësaj Greqia është e interesuar që të respektohet edhe më teja marrëveshja BE-Turqi. Por sipas ekspertit Filis, pritet që Erdogan t’i kërkojë Greqisë një kompensim: “ashtu sikurse Greqia i ka mbyllur kufijtë për kontrabandustët e migracionit, ajo duhet t’i mbyllë kufijtë edhe për shtetasit turq, që kërkojnë azil në vendin fqinj pas puçit të dështuar në verë 2016”.
Pas Polonisë Greqia është vendi i dytë i BE-së që viziton Erdogani pas puçit në vitin 2016. Politologu Filis tërheq vëmendjen, se Greqia mund të vihet në pozitë të vështirë, në rast se Erdogan do ta përdorë atë si skenë për të mbajtur fjalime të flakta kundër Europës. Ndonëse ai parashikon, që Erdogani nuk do t’i referohet patjetër Europës. Gazetari greko-turk Nikolaos Stelyas sjell në vëmendje, që Greqia qysh në vitet 90-të shprehimisht e mbështet antarësimin e Turqisë në BE – edhe pse ka me të probleme bilaterale./ Jannis Papadimitriou-DW/
Ne kemi disa lajme të këqija për ju, nëse nuk e keni ndjekur...
Aktorja e famshme Nicole Kidman, së fundmi, ka marrë dhuratë...
Të enjten, në ora 9:00, është paraparë të mbahet seanca e ra...
Rreth 10 muaj më parë, qeveria lançoi një nga arritjet në si...
Shëndeti i këngëtarit John Mayer u përkeqësua ditën e martë,...
I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ish-kryemin...
Para pak javësh rrjetet sociale u mbushën me foto tmerruese ...
Një ditë më parë u publikua lajmi i dorëheqjes kolektive të ...
Në vijim të diskutimit për reformën në Drejtësi, në Report T...
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, i ftuar në...
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një kërkesë publike opozitës...
E nesërmja, data 7 dhjetor 2017, është dita kur kryerokurori...
9-vjetori i vrasjes së 15-vjeçarit në Athinë, është shoqërua...
I ftuar në emisionin “RepolitiX” në Report TV, ish-kryetar i...
Gazetari Frrok Çupi, i ftuar në studion e emisionit “ARENA”,...
Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, i ftuar në...
Pas përmbytjeve masive të shkaktuara si pasojë e reshjeve të...
Edhe gjatë procesit të Vettingut ku do të kontrollohet pasur...
I ftuar në “Intervista e Mbrëmjes” në Ora News, ish-ministri...
Ish-ministra e Integrimit, Majlinda Bregu, dha një intervist...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...