Aksioni kundër informalitetit/ Ahmetaj dhe Sejko deklaratë të përbashkët për shtyp
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe Guvernatori i Bankë...
Ish-ministra e Integrimit, Majlinda Bregu, dha një intervistë ditën e sotme për televizionin Report Tv, ku ka folur rreth hapjes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE, ku tha se mundësia më e madhe është që pas qershorit të 2018 të merret vendimi për hapjen e tyre.
Ajo u ndal edhe tek deklarata e kryeministrit Rama në Bruksel, ku kërcënoi BE-në nëse nuk do të hapeshin negociatat. Bregu tha se nuk shikon ndonjë problem në atë deklaratë.
Po ashtu Bregu komentoi edhe mbi opozitën e vendit, për të cilën tha se është shumë e dobët.
Intervista e plotë e Majlinda Bregut për REPORT TV
Presidenti i KE foli dje me nota pozitive për hapjen e negociatave?
Kanë qenë disa deklarata dje që japin një shenjë optimiste për çeljen e negociatave dhe tone të tilla do të vijojnë kur të përgatitet raporti vitin e ardhshëm. Do të duhen shifra bindëse për luftën kundër korrupsionit, krimit, performanca ekonomike, apo administrata publike.
Besoj se dje kishte një sinjal që ishte pozitiv, të paktën në deklaratën e Presidentit të KE, pasi artikuloi mundësinë në 6 mujorin e ardhshëm për negociatat. Duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm do të ketë një vendimmarrje, por varet nga propozimi i komisionit në Prill, por jo më shpejt.
Unë uroj që të jetë sa më shpejt dhe të mos zgjatet dhe shtyhet në kohë, pasi do e bënte më të pamundur çeljen e negociatave, e cila në vetvete do të kërkojë shumë vite. Besoj se 2018 ka shanset më të mëdha, në 2019 situata vështirësohet pasi PE ka zgjedhjet, por edhe vende të tjera, lëvizjet populiste janë zgjeruar vitet e fundit. 2018 është viti në të cilin shanset janë maksimale.
Duke u ndalur te korrupsioni dhe krimi nuk janë zgjidhur në 6 muaj…..
Nuk pret njeri që të zgjidhim problemet në 6 muaj. Monitorimi ka filluar nga momenti që një raport dorëzohet deri në vitin tjetër, pra mbi një vit. 5 prioritetet janë vendosur këtu e 4 vite më parë, prandaj nuk pret njeri ndryshime kolosale në 6 muaj, por sinjalet e para të veprimit nga fjalët. Vettingu dhe Reforma në Drejtësi janë kyçe për hapjen e negociatave me BE. Duke pasur një gjyqësor të pavarur për të luftuar korrupsionin.
Rama përmedi rrezikun që i paraqitet Shqipërisë nga Rusia, Kina apo vendet e tjera nëse BE nuk çel negociatat…
BE nuk jeton në një flluskë dhe mezi pret të dëgjojë që Ballkani është i rrezikuar nga influencat. Fakti që e thonë Rama dhe kryeministrat e tjerë, ka një lloj qartësi, që presioni nga vendet e tjera nga Rusia, apo modeli autoritar i Erdoganit apo Kina, vende që kanë mundësi të investojnë. Ballkani ka nevojë për investime.
Rusia mund të mos ketë shumë investime, por ndërhyn për të shkaktuar trazira, që e bën më të domosdoshme që Ballkani të jetë i sigurt. Prandaj nuk shoh asnjë problem në këtë deklarim, por ajo që do të dëgjoja më shpesh do të ishte raportimi për seriozitetin që marrim zbatimin e angazhimeve.
Unë jam e shqetësuar se nëse nuk çelen negociatat, sepse është i vetmi motor presioni pozitiv ndaj qeverisë dhe administratës, pse jo edhe ndaj opozitës dhe medias e shoqërisë civile për të qenë më të përgjegjshëm.
Këtu nuk ndahen shqiptarët që duan Edi Ramën apo Sali Berishën, apo preferojnë një parti tjetër, këtu janë të gjithë bashkë. E paimagjinueshme ndodh nëse Shqipëria nuk çel negociatat.
Atëherë qeverinë nuk dihet se kush do e monitorojë, ka një opozitë të dobët që nuk bën dot presion, ka një media që gjysmën e ka blerë dhe tjetrën nuk E përfill, shoqëria civile varet nga fondet dhe drejtësi nuk ka. Ky do të jetë problemi më i madh për shqiptarët. Prandaj shikoj të domosdoshëm që ky proces të mos ndalet më. Do të thotë përgjegjësi që konkretizohen me afate. Për momentin e shikoj të domosdoshëm.
Edhe Basha ndodhet në Bruksel duke këmbëngulur te trafiku i drogës, ndikojnë këto raportime?
Opozita nuk do të bëjë dot ndryshe përveç se të kritikojë qeverinë. Edhe sikur të mos flasë Basha për problemet informacioni mbërrin. Por e vërtetë është edhe pjesa tjetër. Sot duhet të ketë një qëndrim kombëtar për çeljen e negociatave.
Nuk kanë pasur politikë më të egër edhe vendet e tjera, por vendosën që në një moment përsa i përket integrimit qëndrimi të ishte i unifikuar në parlament dhe në deklarata, kjo është e domosdoshme në Shqipëri.
Një parashikim kur mund të çelen negociatat?
Nuk parashikoj dot asgjë, që nuk është në dorën time, por viti 2018 është kufiri i domosdoshëm. Është shumë vonë por nuk duhet të vonohet më. /CityNews
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe Guvernatori i Bankë...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e d...
Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, ...
I ftuar në studion e lajmeve në “Faxnews”, deputeti i Partis...
Majlinda Bregu gjatë intervistë për Report TV, gjatë ditës s...
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një intervist...
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë sjellë dhe solidarizimin ...
Gazetari Basir Çollaku, ka reaguar pas arrestimit të nënkomi...
Këtë të martë një grua është gjetur e varur në litar në bane...
Disa zona të kryeqytetit janë pa energji elektrike, pasi ësh...
Projektligji për shqyrtimin e parë të buxhetit për vitin 201...
Presidenti Donald Trump ka njohur Jeruzalemin si kryeqytetin...
Një 38-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Sarandës largimin ...
Qeveria ka vendosur të ndryshojë vendimin e marsit të vitit ...
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor...
Kreu i PDK-së Nard Ndoka në vijim të diskutimit të gjendjes ...
Universiteti i Tiranës do të zhvillojë ditën e nesërme zgjed...
Siç dihet interesimi i studentëve shqiptar për të studiuar n...
Pak momente më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, k...
Në kohën kur ende pasaporta kosovare nuk ua mundëson shtetas...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...