web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshje e re/ Negociata Rama-Basha në Bruksel

4 Dhjetor 2017, 14:50, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhen për një vizitë në Bruksel.

Sipas njoftimit zyrtar mësohet se kryeministri Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Bruksel, si i ftuar nga shefja e politikës së jashtme në BE, Mogherini, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha do të jetë në Bruksel për takimet me PPE.

Por nga burime të CityNews.al mësohet se gjatë qëndrimit të tyre në Bruksel do të ketë edhe dy takime mes dy liderëve politik Lulzim Basha dhe Edi Rama, takime të cilat pritet të finalizohen me një marrëveshje të re mes tyre.

Mësohet se Basha dhe Rama do të zhvillojnë dy takime, një në praninë e negociatorëve ndërkombëtarë dhe një tjetër takim kokë me kokë, për të përmbyllur përfundimisht hapat e marrëveshjes së re, e cila vijon në themelet e marrëveshjes së 18 majit./ CityNews





Lajmet e fundit nga