web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjithë Shqipëria në Vetting

4 Dhjetor 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Nga Artur AJAZI

Viti 2017  do të hyjë në histori për shqiptarët, si viti i nisjes së Vetting-ut, si viti i nisjes së reformave rradikale në drejtësi, si viti që ka përcaktuar qartazi  rrugën e sigurtë të vendit drejt BE. Viti 2017, do të mbahet mend gjatë, pasi qysh javët e  tij të para, nisën procedurat  e zbatimit të  ligjit  të Vetting-ut, motorit të reformës së shumëpritur në drejtësi.

Ligji tashmë ka nisur  të bëhet funksional pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,duke rrëzuar kërkesën e PD për ta shpallur atë ?antikushtetues?pa asnjë bazë ligjore. Gjykata Kushtetuese me shumicë votash, votoi pro ligjit  të Vetting-ut, duke lënë në fuqi atë, pas ankimit të PD-së, sipas së cilës ligji në fjalë ?cënonte të drejtat e njeriut dhe i mundësonte qeverisë kontrollin e sistemit të drejtësisë?.

Gjykata  Kushtetuese ka patur edhe mbështetjen e Komisionit të Venecias, trupës më të lartë këshillimore të KE, që dha opinion pozitiv për ligjin e Vetting-ut, duke theksuar faktin se   ?dispozitat e ligjit  nuk shkelin nenet e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, ky ligj është pozitiv është  i nevojshëm për Shqiperinë?. Por nuk duhet harruar se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndikim kishte edhe presioni në rritje i shoqërisë civile me peticione dhe thirrje të shumta (edhe ndaj PD që e kundërshtonte) për të mos u bërë pengesë në zbatimin e reformës.

Gjithashtu  nuk duhet harruar edhe roli i politikanëve të BE-së, të cilët  i bënin thirrje Partisë Demokratike  se ?duhet filluar pa vonesë zbatimin e reformës në organet e drejtësisë?. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pa asnjë mëdyshje do të konsiderohet historik në rast se kemi parasysh konfliktin e  intertesit që gjyqtarët  kanë me  Vetting-un, pasi edhe ata nuk përjashtohen  nga kontrolli pasurive e pastërtisë së  figurës. Reforma në drejtësi është mbështetur qysh herët nga BE dhe SHBA, duke i dhënë mbështetje ndërkombëtare kësaj reforme.

Nga ana tjetër KE do të deklaronte se ?do ta mbështesim Shqipërinë për kryerjen e një procesi Vettingu të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit?, kurse DASH vazhdimisht ka bërë thirrje  që “të gjitha partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese , të punojnë me shpejtësi, për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë?.

Ndërkohë kryeministri  Rama , një ndër mbështetësit e zbatimit të Vetting-ut, vazhdimisht ka mbështetur dhe përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se “PD e vonoi por nuk mundi ta ndalojë  Vetting-un, tashmë ka ardhur koha të shohim zbatimin e  tij në praktikë?. Zbatimi i Vetting-ut, do të bëjë që shumë shpejt në Shqipëri të mos ketë më të ?fortë? në organet e drejtësisë, të paprekshëm në ato institucione, për të zbuluar, arrestuar dhe dënuar jo  “peshqit e vegjël?  por “peshkaqenët? dhe ata që në 27 vjet i kanë mbështetur ata politikisht.

Procesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përcaktohet nga 71 nenet e Vetting-ut, të cilat do të kalojnë në ?sitë? pasuritë, apo lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale, duke patur vazhdimisht mbikqyrjen e vëzhguesve të huaj. Zbatimi i ligjit të Vetting-ut , përbën kushtin kryesor nga BE-ja për  Shqipërinë, për hapjen e negociatave  të anëtarësimit në muajt e ardhshëm. Forcimi i një gjyqësori të paanshëm, të pavarur, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional, ka rëndësi  për sundimin e ligjit në këtë vend.

Shqipëtarët kanë pritur gjatë, kanë vuajtur gjatë nga shlekjet ligjore, nga vendimet e padrejta, që kanë patur edhe kosto të lartë, ndaj ata sot  meritojnë një sistem gjyqësor të besueshëm. Përgjatë  vitit 2017, shqiptarët panë dhe dëgjuan se si PD (për gjoja paqartësi teknike) u mundua ta bllokonte ligjin e Vetting-ut, ta anullonte dhe ta quante ?antiligjor? procesin, dhe kjo patjetër për interesat e saj.  Procesi i Vetting-ut, është padyshim ndër arritje më të suksesshme të kësaj qeverie  dhe të kryeministrit Rama, pas  shumë përpjekjesh që lidheshin me zbatueshmërinë e reformave.

Paralelisht me  organet e drejtësisë, duket se Vetting-u do të shterihet edhe në institucionet e tjera të shtetit, duke nisur nga policia, e cila duhet të spastrohet edhe ajo nga të paaftët dhe të kompromentuarit.  Përgatitjet janë bërë në bazë të konsultimeve  intensive, për të zbutur sa më shumë  pasojat e mundshme. Zbatimi i procesit të Vetting-ut edhe në polici, do të kërkojë përkushtim, guxim dhe gatishmëri  profesionale.

Me shkarkimin e gjithë drejtuesve të institucioneve vendore dhe qëndrore nga kryeministri Rama, si dhe nisja e testimit  rigoroz  duke zbatuar çdo kriter profesional për drejtuesit e rinj, tregon se  Vetting-u  ka nisur të ketë shtrirje në gjithë  vendin. Shqipëria kishte vite që kërkonte një Vetting, dhe jo vetëm në organet e drejtësisë, por edhe në polici, në shëndetsi, në arsimin parauniversitar dhe  thellësisht  atë universitar, në Akademinë e Shkencave dhe gjithkund ku zbatimi i ligjit ka patur deformime në këto 27 vjet.

Procesi  i Vetting-ut do të zhvillohet në tre pista kryesore, tek e shkuara, tek pasuritë dhe  tek vlerësimi i aftësive profesionale. Kërkesa e qytetarëve për ndryshim, duket se është bërë realitet nga kjo qeveri, duke  shpresuar se zbatimi reformave dhe kryesisht i Vetting-ut, do të gjenerojë  ndryshime pozitive në institucionet e shtetit./ CityNews





Lajmet e fundit nga