Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Më datë 17 nëntor të këtij viti Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka monitoruar nga afër situatën e respektimit të të drejtave dhe trajtimin e shtetasve që mbahen në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Krujë.
Nga informacionet u konstatua se në këtë institucion ndodheshin gjithsej 209 persona, prej të cilëve, 137 janë me vendim gjyqësor ?Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor? ndërsa 9 prej tyre me masë sigurimi ?Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik?.
Nga takimet e zhvilluara në këtë institucion mësohet se janë paraqitur ankesa të shumta lidhur me furnizimin me ujë, ngrohjen, ushqimin dhe higjenën.
Ndërkohë që kujtojmë se ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, ka vizituar paraditen e sotme këtë burg, duke thënë se situata është në stabilitet dhe se burgjet janë në nivel të lartë gatishmërie.
?Ka një bashkëpunim të ngushtë me stafin e emergjencës. Forcat e policisë në burgje janë në nivel të lartë gatishmërie?, tha ministrja.
Deklarata e plotë:
Gjatë verifikimit rezultoi gjithashtu se, në këtë burg, 60 persona ishin të moshës mbi 53 vjeç që vuanin nga sëmundje kronike, 8 paraplegjikë, 14 diabetikë, 17 me sëmundje kardiovaskulare, 6 me sëmundje pulmonare, 1 me sëmundje tumoriale ndërsa 8 persona me sëmundje infektive (HIV/AIDS, TBC, HEPATIT). Pavarësisht se, sipas organikës së miratuar të institucionit duhet të jenë 5 mjekë, efektivisht janë të punësuar vetëm 3 mjekë të përgjithshëm. Institucioni ka dy vakanca për pozicionin e mjekut psikiatër.
Numri i lartë i të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor të akomoduar në këtë institución bën që të jetë i pamjaftueshëm dhe jo cilësor ofrimi i këtij shërbimi, një herë në javë dhe me orar të reduktuar nga mjekët psikiatër të ardhur nga Spitali i Burgut Tiranë (IVSHB) dhe IEVP Durrës. Nga takimet e zhvilluara në këtë institucion na u paraqitën ankesa të shumta lidhur me furnizimin me ujë, ngrohjen, ushqimin dhe higjenën.
Gjithashtu u vërejt një mungesë e aktiviteteve me natyrë ri-edukuese dhe rehabilituese. Është e nevojshme të përmendim se, në organikën e sektorit psikosocial kishte një vakancë ndërkohë që të punësuarit pranë këtij sektori nuk kishin të gjithë kualifikimin e nevojshëm si punonjës social apo psikolog. Kushtet infrastrukturore të institucionit janë tejet të amortizuara. Mungesa e personelit të kualifikuar mjekësor sidomos për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor si dhe qëndrimi në ambiente të paparshtatshme dhe me lagështirë, përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë në këtë institución duke i vendosur ata në kushtet e trajtimit çnjerëzor dhe degradues.
Me këtë rast, KShH përshëndet vënien në funksionim të burgut në Shkodër që do të krijojë kushte të përshtatshme për personat e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, ku do të realizohet më mirë detyrimi ligjor për trajtimin e tyre dhe që do t?i shërbente në mënyrë më të efektshme, rehabilitimit dhe ri-edukimit, konform legjislacionit vendas dhe ndërkombëtar. KShH e shikon të nevojshme të theksojë se, trajtimi i personave me masë mjekësore ?Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor? në sistemin e burgjeve dhe sidomos në burgun e Krujës është në kundërshtim të hapur me Kodin Penal dhe Ligjin nr. 44/2012, ?Për shëndetin mendor?.
Prandaj e shohim të nevojshme të parashtrojmë rekomandimin tonë të përsëritur se, transferimi i personave me masë mjekësore ?Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor? dhe me masë sigurimi ?Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik? në institucione mjekësore të specializuara për shëndetin mendor që janë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është i domosdoshëm. /CityNews
“Jemi këtu për të ndjekur nga afër përfundimin e një pune t...
Klemend Balili, i njohur tashmë si “Eskobari i Ballkanit”, i...
Kreu i PD –së, Lulzim Basha , ka vizituar mesditën e sotme f...
Mungesa e seksit tek një femër ndonjëherë mund të jetë më sh...
Shërbimet e Policisë së DVP Fier në bashkëpunim me repartin ...
Shumë të rinj mendojnë se të mbeturit shtatëzënë është një d...
Përmbytjet masive kanë shkaktuar gjendje emergjente dhe në Q...
Fill pas inspektimeve në zonat e përmbytura, kryeministri Ed...
Krahas shumë pushtetarëve të cilët kanë reaguar dhe depërtu...
Duke ngrënë këtë ushqim të zakonshëm, ka shumë gjasa që mikr...
Krahas hetimit penal për 3 ish-drejtuesit e policisë së Vlor...
Të gjithë e mbajnë mend filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, i cil...
Sëmundjet e mëlçisë duket se do të jenë shkaktarët kryesorë ...
Janë disa gjëra që ne nuk i mendojmë gjatë, thjesht i bëjmë ...
Dhjetëra marrëveshje të nënshkruara ndërmjet dy qeverive, të...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi vëzhgoi nga afër g...
Pas raportimeve të njëpasnjëshme të qytetarëve për ndihmë, B...
Pa kaluar shumë kohë nga ceremonia e ngushtë e dasmës në Las...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar qëytetarët e prekur nga pë...
Pak minuta më parë është raportuar shembja e njërës nga këmb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...