web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Princi Edvin Ptojemkin, Carevna Merkel dhe përmbytja në “City Park”

1 Dhjetor 2017, 16:05, Aktualitet CNA

Princi rus i gjysmës së dytë të Shek. XVIII Greg (Grigori) Potjemkin ka hyrë në histori për shumë gjëra, si psh. themelimin e qyteteve të reja, fitoreve ushtarake të jashtëzakonshme, ngritjen e Flotës së Detit të Zi, numrin e madh të dashnoreve, por sidomos për shprehjen ?Fshatrat Potjemkin?, që gjermanët i quajnë ?Potemkinsche Dorfer?.

Carevna Katerina e Madhe, gjermane etnike dhe perandoreshë e plotfuqishme e Rusisë ndërmorri një udhëtim në jugun e Rusisë, që sapo i ishte aneksuar perandorisë. Gjatë lundrimit nëpër Lumin Dnjepër, në tokat, që qeveriseshin nga Princi Potjemkin, Carevna Katerina u habit nga fshatrat plot izba (shtëpi) të bukura e të reja, me muzhikë (katundarë) të shëndetshëm, të veshur me rroba të reja e të pastra, që përshëndesnin me gëzim e plot respekt Carevnën e madhërueshme. Faktikisht fshatrat nuk ishin vecse fasada ndërtesash, ndërsa muzhikët nuk ishin fshatarë, por qytetarë të shtresës së mesme veshur me rrobat më të mira të së djelës. Gjithë ky mashtrim kolosal ishte bërë me urdhër të Princit Potjemkin, që e sundonte jugun e Rusisë si mëkëmbës e ish dashnor i Carevnës gjermane, si komandant i përgjithshëm i kozakëve dhe si grand admiral i Flotës së Detit të Zi. Me një truk të tillë Potjemikini i tregoi Katerinës së Madhe se ai vërtet i meritonte favoret e saj për shkak si të fitoreve ushtarake ashut edhe të lulëzimit të Rusisë së jugut (Novorusias) së sapo aneksuar nga Perandoria Ruse e Carevnës Katerina. Mashtrimi kolosal i eci mbarë Princit Potjemkin të Rusisë.

?Princi? Edvin Potjemkin i Tiranës

Pak para se Kancelarja Merkel të kryente një blitz vizitë në Tiranë në qershor 2014, Edvin Potjemkini ynë me zulmë e bujë rikonstruktoi 5-6 kilometra autostradë nga Qafa e Kasharit deri te Kthesa e Kamzës. Me fonde të bollshme u hoqën ndricuesit dhe mbikalimet e mëparshme tërësisht funksionale dhe u zëvendësuan me ndricues e mbikalime më të bukura thjesht për t?i bërë përshtypje Kancelares Merkel, për t?i treguar se sa shumë ka përparuar Shqipëria nën udhëheqjen dhe sundimin e ?Princit? Edvin Potjemkin. U mbollën edhe palma të blera me cmim super të shtrenjtë jo vetëm për t?i bërë përshtypje ?Carevnës? gjermane, por edhe për t?i mbushur xhepin një italiani kollovar në gazetarinë shqiptare dhe në haurin e një dhije mallteze! Vetëm palmat u kushtuan shqiptarëve 60 milion lekë të reja. Për hir të palmave u zvogëlua, jo vetëm gjerësia e autostradës për turp të Zotit duke vështirësuar trafikun e rritur mundësinë për ndodhje aksidentesh, por u ngushtuan edhe kanalet kulluese (Sic!) Për hir të një engledisje estetike në 3 vitet e fundit në autostradën e palmave tashmë të thara kemi 2 përmbytje të jashtëzakonshme. Me siguri mbjellja e pishave me kosto 2,5 milion euro nga Lali Eri do t?i shndërrojë përmbytjet e tmerrshme në përmbytje apokaliptike!

Princi Potjemkin i Rusisë dhe Princi i Surrelit

Fshatrat e Potjemkinit rus thjesht mashtruan Carevnën Katerina, ndërsa palmat, ndricuesit dhe engledisjet estetike të Princit Potjemkin të Surrelit janë shndërruar në mallkim për banorët e bizneset e zonës të përkthyera në miliona USD dëme thuajse të përvitshme. Një zbavitje estetike dhe një akt propaganda mashtruese e Potjemkinit shqiptar po u kushton ?muzhikëve? të periferisë së Tiranës si edhe ?bojarëve? e ?knjazëve? pronarë të bizneseve përgjatë autostradës shumë fish më tepër se c?u kushtoi ekujvalentëve të tyre rusë 2 shekuj e kusur më parë Lufta Ruso-Turke e viteve 1768-1774. Gjthsesi kafshët shqiptare ndryshe nga viti 1990 nuk janë zgjuar ende nga gjumi. Qëllimisht në shkrimin tonë kemi përdorur fjalën kafshë për shqiptarët pa e futur në thonjëza!
A ka zgjidhje?

Një zgjidhje legjitimiste është që pronarët e shtëpive dhe bizneseve të dëmtuara të hedhin në gjyq Princin Potjemkin të Tiranës. Me firmën e ?Princit? të Surrelit si kryetar i KKT-së u bë hataja me rikonstruksionin e kësaj pjese të autostradës. Si shkaktar direkt me firmë e me vulë i kësaj hataje ai dhe vetëm ai duhet të përballet me padi penale dhe civile. Viktimat duhet ta bëjnë këtë padi pa u frikësuar se Potjemkini i Surrelit mund t?iu ndërsejë tatimet, apo policinë për fatura të OSHES-së, për ndërtim pa leje të ndonjë avllije, apo për mos pasje kutije të ndihmës së shpejtë në makinë. Të dëmtuarit duhet ta bëjnë vetë këtë punë, se po pritën Lulushin me eksperienca holandeze?. Shumë, shumë kunati i Lulushit mund ta shfrytëzojë një padi të tillë për t?i vënë ndonjë gjobë Potjemkinit të Surrelit, në këmbim të sabotimit të protestës popullore. Kjo është rruga legjitimiste. Ka edhe rrugë dhe mjete jo fort ortodokse, por t?ua këshillosh ato shqiptarëve dhjaksa e me gjak skllavi në deje është mundim i kotë.

Shqiptarët sot ndodhen para dilemës së vitit 1989. Njëra mundësi është të shpresojnë se sh. Ramiz (Potjemkini i Surrelit sot) do të mbajë një plenium të fortë të KQ dhe do përmirësohet furnizimi i miletit, sepse në tollonin e muajit të ardhshëm do shtohet një pulë hungareze apo së paku gjysëm kile sallam popullor. Mundësia tjetër është të ngrihen e ta dëbojnë Potjemkinin tonë ashtu sic e shkelmuan diktatorin Alia. Me një rebelim të tillë shqiptarët gjysëm kilen e sallamit të diktatorit Alia e zëvendësuan me ekonominë e tregut. Ky ndryshim madhor, ndonëse i marrë peng nga një grusht oligarkësh kryesisht të prodhuar artificialisht nga EYP-i e KOS-i (BIA), përsëri është shumë fish më i mirë për shqiptarët e ngratë sesa tolloni i komunizmit.

Opozita zyrtare, PD-ja sot mund të sjellë ndryshimin e madh, po aq sa në vitin 1990 mund të sillnin ndryshimin e madh ?rripat e transmisionit? të quajtura BRPSH, BGSH apo BP. I mbetet detyrë kafshëve shqiptare, sic i quante Pranvera Hoxha në vitin 1990, që të ngrihen në këmbë dhe ta trajtojnë Potjemkinin e Surrelit dhe diplomatët e ?Carevnës? Ekaterina të shek. XXI, ashtu sic e meritojnë. Opsioni i dytë është që delet apo gomerët shqiptarë të hanë në rastin më fatlum nga një gjysëm kile sallam popullor në muaj se më shumë nuk meritojnë. Shkurt pazari ose të sulmojnë qiejtë (portat e Parajsës) ose sallamin nga pas si deri tani e në tullumb u qoftë!

GJERGJ TAHANSI





Lajmet e fundit nga