web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla inspekton Cërrikun: Po negociohet me banorët për evakuimin

1 Dhjetor 2017, 13:35, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Cërrik për të inspektuar vendin.

Nisur nga gjendja e jashtëzakonshme që ka ?pushtuar? vendin, si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut, deputeti u shpreh se, janë marrë masa për shbllokimin e kanaleve.

Po ashtu deklaroi se, kanë komunikuar me banorët për evakuim. Sipas tij, policia ka qenë në gatishmëri prej ditës së djeshme.

?Lumi Shkumbin është gjithnjë problematik. Janë marrë masat për zhbllokimin e kanaleve. Kjo situatë është përsëritur, por janë marrë masat që dëmet të jenë më të vogla?-u shpreh deputeti Balla./ CityNews





Lajmet e fundit nga