web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Familja presidenciale ndez dritat e pemës së Krishtlindjes

1 Dhjetor 2017, 13:07, Aktualitet CNA

Në vitin 1923 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisi tradita për ndriçimin e pemës së Krishtlindjeve nga presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Calvin Coolidge.

Edhe këtë vit, presidenti amerikan, Donald Tramp ndezi dritat e pemës së Krishtlindjes dhe iu uroi të gjithëve festën e Vitit të Ri. Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melani numëruan së bashku për të shtypur butonin, në mënyrë që të ndizinin dritat e pemës.

Ngjarja tradicionale, e ndjekur vit pas viti u ndoq edhe nga anëtarët e tjerë të familjes presidenciale./ CityNews





Lajmet e fundit nga