web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja dy qarqet që rrezikohen nga përmbytja

1 Dhjetor 2017, 15:55, Aktualitet CNA

Shirat e dendur që kanë përfshirë tërë vendin kanë shkaktuar kaos në qarqe të ndryshme, dy prejt të cilave janë më të rrezikuarat nga përmbytjet.

Bëhet fjalë për Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit, të cilët rrezikohen nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati. Raportimet nga vendi i ngjarjes mësohet se çdo 1 orë rritet niveli i ujit me 20 cm.

Ministri Damian Gjiknuri shkoi ditën e sotme në këto dy qarqe që rrezikojnë përmbytjen ku u shpreh se po bëhet maksimumi si për evakuimin e banorëve ashtu edhe për bagëtitë. Pavarësisht kësaj banorët shprehen të pakënaqur nga ndihmat e organeve kompetente dhe kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndërhyrje. Ata fajësojnë qeverinë se nuk i ka paraprirë situatës, që gjendja të mos arrinte në këtë situatë.

Vlora dhe Fieri janë dy qarqet që përmbyten vazhdimisht nga lumi Vjosë i cili nga shirat del nga shtrati. /CityNews





Lajmet e fundit nga