Zbulohet moderatorja që do të drejtojë sot koncertin në kryeqytet
Është bërë traditë që çdo vit në Shqipëri të vijë një këngët...
Viti 2016 është viti i asaj që mund të quhet Shqipëria e kanabizuar. Një vit ku Shqipëria u zhyt në pushtetin e drogës, kjo jo sipas deklaratave politike, por sipas raporteve ndërkombëtare.
U fol për një sasi droge të mbjellë, rreth 4 herë më shumë sesa buxheti i shtetit, për rreth 20 milion rrënjë, të cilat mbuluan Shqipërinë nga Shkodra në Vlorë, në Korçë, Dibër, Tepelenë dhe Sarandë, vetëm në Lazarat nuk kishte drogë.
Kryeministri Rama nuk e pranonte, as ish-ministri i tij i Brendshëm Saimir Tahiri, por çdo ditë mediat raportonin, jo parcela, por plantacione të tëra më droge, aq sa edhe vetë Saimir Tahiri u dorëzua dhe shkoi të korrte vetë një të tillë në praninë e një gazetari të huaj.
Raportet e SHISH, agjencive inteligjente të Greqisë, Italisë, Gjermanisë, por edhe të DEA-s implikuan Policinë e Shtetit, duke theksuar një përfshirje të gjerë të piramidës së kësaj policie në mbjelljen e drogës.
Me një të rënë të lapsit, pas shumë e shumë raporteve, Rama hoqi ministrin Saimir Tahiri dhe urdhëroi pasardhësin e tij Fatmir Xhafaj të shkarkonte të gjithë krerët e policisë në qarqe, ku shpëtuan vetëm dy.
Me 27 prill 2017 ikën 10 drejtorë dhe ngelen vetëm Perlat Vatoci në Kukës dhe Edmond Tarkaj në Dibër.
Ky i fundit, ishte emëruar drejtor i policisë së qarkut Dibër me 26 gusht 2015, dy vite pasi kishte mbajtur detyrën e drejtorit të policisë së qarkut të Korçës.
Tarkaj dhe Vatoci ishin dy pikat e ?ujit të ëmbël? në detin e ?kripur me drogë? në vitin 2016.
Edmond Tarkaj i shpëton ?furtunave? falë lidhjeve të tij politike të forta me socialistët.
Ndoshta është i vetmi drejtor policie nga ata që në 21 janar të 2011-ës ishin protestues dhe në atë kohë u dhunua nga policia. Ai ka lidhje shumë të forta me eksponentë kryesorë në PS, por nga ?furtuna? e shkarkimeve të Fatmir Xhafës e shpëtoi edhe fitorja e socialistëve në Dibër, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016.
Në zgjedhjet e parakohshme, me 11 shtator 2016, kandidati i shumicës së majtë në garën për kreun e Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama, siguroi një fitore bindëse me 18597 (56.3%) vota ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu, i cili mori 14435 (43.7%)vota.
Kjo është fitorja më e thellë që e majta ka arritur në këtë zonë, e cila ndër vite konsiderohej një bastion i së djathtës, dhe pati deklarata e raporte të forta se në rezultat ndikoi droga, pasi shumë eksponentë të majtë dhe të djathtë e konstatuan këtë edhe në deklarimet e banorëve të zonës.
Shqipëria u mbulua me drogë, Dibra u mbulua me drogë në vitin 2016. Pikërisht në kohën kur kishte fushatë, në dhjetëra fshatra dhe zona malore u konstatua droga e mbjellë me ?bekimin? e Edmond Tarkaj.
A mundet të mbilleshin dhjetëra apo qindra hektarë drogë në Dibër pa e ditur Edmond Tarkaj, i cili shpesh raporton zyrtarisht se arreston furgona apo gomerë me dru? Pa folur për drogën e kapur prej tij, që kërkon të ?ikë pa leje? drejt Maqedonisë, ku me autorë dhe ku pa autorë.
Edmond Tarkaj u akuzua jo më shumë se dy ditë më parë nëpërmjet një fotoje nga një koleg i tij, Arben Hyseni, ish-drejtues i lartë i policisë, i cili tregoi një foto nga tunelet e drogës në fshatrat e Dibrës.
Akuzat e tij shkojnë direkt tek drejtori i policisë së qarkut, Edmond Tarkaj, si i përfshirë në mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit në Dibër, duke çuar ?agronomë? nga Tepelena dhe Lazarati që shërbenin për mbjelljen e kanabisit.
Në vitin 2016, Tarkaj ishte drejtor i policisë së qarkut Dibër, raportet thonë se Dibra ishte plot me drogë, por ai nuk u largua nga detyra bashkë me kolegët e tij, ai qëndroi pas dhe kontributit të dhënë ndaj socialistëve në fitoren e Bashkisë së Dibrës.
Në prill të 2017-ës, ai e mundi raportin e drogës në Dibër, falë lidhjeve të tij të forta si militant socialist, si fitues në zgjedhjet lokale, por dhe ndoshta si kontrollor shumë i mirë i kufijve të drogës në Dibër.
Tarkaj është njeriu që prej më shumë se dy vitesh qëndron në krye të qarkut verlindor të Shqipërisë që u kanabizua njësoj si pjesa tjetër e Shqipërisë. Ai është ?kapur në flagrancë? bashkë me tepelenësit e tij që kanabizuan Dibrën në zgjedhjet lokale të 2016-ës.
Dy ditë më parë ndaj tij vjen një tjetër denoncim, raportet nuk e përjashtojnë Tarkajn, por ai ?shpëton?, vazhdon të drejtojë Dibrën, të cilën jo vetëm e mbuloi me drogë, por tashmë me kontributin e tij po helmohen fëmijët dhe të rinjtë dibranë me drogën e mbjellë me ?bekimin? e Edmond Tarkaj./ CityNews
Është bërë traditë që çdo vit në Shqipëri të vijë një këngët...
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentarë, kreu i PD –së, Lulzim ...
Armina Mevlani, mbrëmjen e djeshme, i ka befasuar ndjekësit ...
Rreth orës 07.00, të mëngjesit të sotëm, datë 29.11.2017, n...
Një korrier droge shqiptar është kapur nga policia në Katani...
Franceska Jace provokon shpesh herë fansat e saj me foto hot...
Nëse deri më tani Itali e Greqia ishin destinacionet kryesor...
Turqia nuk ndalon në arrestimin e të ashtuquajturve, përkrah...
Prej disa kohësh në meidat italiane përflitet se Belen Rodri...
Vetëm pak ditë pas dhenies së dorëheqjes nga ish kryetari i ...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë orët e para të ditës së so...
29 Nëntori nuk është nata e bardhë, por nata më e zezë e his...
Emina Cunmulaj ka marrë këtë mesazh aspak pozitiv nga një nd...
Nga gjashtëdhjetë e tetë gjyqtarë dhe prokurorë të venë në s...
Pasi Emergjencat Civile kanë paralajmëruar se nga dita e nes...
Nën moton “Rrugëtojmë nën një flamur”, motoristë nga Shqipër...
Emergjencat Civile kanë paralajmëruar ndryshimin drastik që ...
Enver Hoxha është “rikthyer” në Varrezat e Dëshmorëve, nga n...
Gazetarja e njohur sportive, Ilda Bejleri është një nga femr...
Deputeti Tritan Shehu konfirmoi në Athinë dëshirën dhe vulln...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...