Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Emergjencat Civile kanë paralajmëruar ndryshimin drastik që do të pësojë moti duke filluar që nga dita e nesërme, ku pritet që të nisin reshjet dhe vërshimet e shiut, të cilat pritet të zgjasin deri më datë 4 dhjetor.
Në njoftimin e drejtorisë së Emergjencave Civile theksohet se shiu me intensitet të lartë do të sjellë dhe përmbytje në disa zona të vendit, përfshi këtu edhe kryeqytetin e disa qytete si Durrësi, Korça, Fieri etj.
Sipas EC qarqet më të rrezikuara nga reshjet e shiut janë Vlora dhe Fieri, ku pritet që më datën 2 dhjetor të ketë përmbytje të shumta.
Njoftimi i Emergjencave Civile:
Komunikim për marrjen e masave emergjente për situata të pritshme të parashikuara nga IGJEUM dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të përmbytjeve për Evropën
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), por edhe nga shërbimet meteorologjike që bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, informohemi paraprakisht se moti në të gjithë territorin e vendit gjatë datës 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017, do jetë drejt përkeqësimit dhe priten reshje shiu me intesitet mesatar deri dhe me intesitet të lartë, të cilat mund të krijojnë mundësinë e përmbytjeve.
Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa.
Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.
Nga llogaritjet PARAPRAKE këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).
Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.
Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së premte.
Efektet e rëndësishme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier parashikohet se mund të ndodhin në pjesën e parë të ditës së Shtunë, 2 Dhjetor 2017.
Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Gjirokastër, Berat, Elbasan) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së Premte, 1 Dhjetor 2017.
Për sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile udhëzon në mënyrë të veçantë të gjithë Prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qendrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit, të cilët duhet të kryejnë veprimet, si më poshtë:
? Të mbledhin urgjentisht Komisionin e Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile (Shtabin e Emegjencave Civile) në rang qarku dhe bashkie duke dhënë detyra për çdo institucion që ka përgjegjësi për emergjencat civile, dhe këto të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës.
? Të kërkojnë menjëherë raport nga drejtuesit e Drejtorive Rajonale të ARRSH, Shëndetësisë, OSHEE-së, dhe gjithë institucioneve të tjera rajonale me varësi qëndrore, në lidhje me masat e marra për përballimin e situatës nga reshjet dhe përmbytjet.
? Të bashkëpunojnë me subjektet kontraktore dhe Drejtoritë e Rajoneve të ARRSH për mbajtjen e akseve rrugore të hapura për qarkullimin e mjeteve.
? Të kontaktojnë me drejtuesit e Policisë së Shtetit për monitorimin e akseve rrugore dhe për mbajtjen hapur të tyre për qarkullimin normal të mjeteve.
? Të sigurojnë në bashkëpunim me OSHEE mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave. Te angazhojne struktura per mbikqyrjen e nivelit te lumenjve dhe forcojne argjinaturat ne pika te dobeta.
? Të sigurojnë ujësjellësit dhe tubacionet e furnizimit të ujit të pijshëm, si dhe aksesorët e tyre (pjesë ndërrimi), për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet.
? T`u krijohen mundësitë për veprim gjithë strukturave Operacionale të EC si: Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, ARRSH, për të përmirësuar situatën.
? T`u kërkojnë Kompanive private, pavarësisht kontratave të punës, që të angazhohen në ndihmë të shtabeve te emergjencave civile në bashki e prefektura, kjo bazuar në Ligjin nr. 8756, ??Për Emergjencat Civile??, për mirëmbajtje dhe mirëfunksionimin e akseve rrugore kombëtare dhe rurale.
? Të sigurojnë paraprakisht mjete transporti dhe pastrimi nga subjektet private apo individë për t?i patur në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente që mund të krijohet.
? T`u kërkojnë Drejtorive të Bordeve të Kullimit dhe strukturave të hidrovorëve, si dhe OSHEE, të fillojnë nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.
? Të marrin masa për njoftimin e komunitetit të tyre që t`i bindet lajmërimit të strukturave të pushtetit vendor dhe qendror për të shmangur qarkullimet e panevojshme, për minimizimin e lëvizjeve të shumta të popullatës dhe sidomos e fëmijëve të mitur të pa shoqëruar nga të rriturit, si dhe të japin ndihmesën e tyre ndaj këtyre strukturave, kjo sipas detyrimeve të parashikuara në Ligjin nr. 8756, ??Për Emergjencat Civile??.
? Të mbajnë kontakte të vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile (DPEC)./ CityNews
Enver Hoxha është “rikthyer” në Varrezat e Dëshmorëve, nga n...
Gazetarja e njohur sportive, Ilda Bejleri është një nga femr...
Deputeti Tritan Shehu konfirmoi në Athinë dëshirën dhe vulln...
Studiuesi Erald Kapri ka zbardhur raportin e Inteligjencës B...
Një shaka disi pikante e këngëtarit Frederik Ndoci për artis...
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimit kanë bërë të mu...
Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi gja...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, sot kryeministri ...
Ditën e sotme më 29 nëntor, ashtu siç është bërë traditë tas...
Shqipëria ka pagën më të ulët mesatare në Europë, pa përfshi...
Me siguri sapo keni hapur Facebook-un, Instagramin apo rrjet...
Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës, Arben Hyseni ka h...
Një nga lajmet që ju ka rënë rasti të lexoni më së shumti ës...
Policia italiane ka kryer një operacion masiv kundër trafiku...
Me rastin e festës së Pavarësisë, dje presidenti Meta priti ...
Rezart Veleshnja i njohur si ‘Betim Sperdhima’ i “Portokalli...
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar shqiptarët më rastin e 29...
Me rastin e Ditës së Flamurit, shqiptarët e Brukselit kanë p...
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj ka bërë një analizë të sit...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...