SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Leo Keka është një prej shqiptarëve që ka arritur Ëndrrën Amerikane. Mediat në SHBA i kanë kushtuar një artikull shqiptarit 49-vjeçar i cili mes shumë vështirësive në kohën e komunizmit arriti të shkonte në Amerikë dhe të niste një jetë të re atje. ?The Patriot Ledger? shkruan se Keka tani është pronar i dy restoranteve popullore në Quincy dhe është shumë i suksesshëm në bizneset e tij.
Shqiptari, Leo Keka, personifikon ëndrrën amerikane. Tani 49 vjeç, Keka zotëron dhe drejton dy restorante shumë popullore, të cilët i ka quajtur ?Alba? dhe ?Zef. Ai jeton në Milton të SHBA-ve, dhe fëmijët e tij shkojnë në shkolla katolike. Keka u rrit në një qytetzë të vogël, nën një nga diktaturat më represive komuniste të epokës së Luftës së Ftohtë. Ai u arratis duke notuar përmes një liqeni në Jugosllavi dhe u mbajt për muaj me radhë në një kamp refugjatësh përpara se një bamirës të paguante për fluturimin e tij në Shtetet e Bashkuara, dhe më në fund lirinë.
Leo Keka i ri, ne kohen e Komunizmit
?Ku tjetër mund t?ia arrija këto që kam bërë deri tani?? thotë Keka, krenar që tashmë është shtetas amerikan.
Ai lindi në vitin 1968, babai i tij punonte në ndërtim ndërsa e ëma qëndronte në shtëpi. Shqipëria ishte një vend i varfër dhe sgundohej nga një regjim ultrakomunist i aleancës me Kinën Komuniste të Mao Ce Dunit. Familja e tij jetonte në një fshat në periferi të qytetit të Shkodrës. Ata ishin katolikë, por i duhej të adhuronin në fshehtësi në shtëpinë e tyre. Diktatori Enver Hoxha kishte mbyllur të gjitha famullitë dhe kishte ekzekutuar disa priftërinj.
?Ndonjëherë qëndronin pa ushqim,? kujton Keka. Prindërit e tij dëgjonin ?Zërin e Amerikës? të trasnmetuar në një radio kineze. Ndërsa rritej, vazhdonte të dëgjonte për të edhe pse nuk e bisedonte me njeri, pasi ekzistonte frika se mund të përfundonte në burg.
Ashtu si të gjithë të rinjtë, ai u rekrutua në ushtri kur ishte 18 vjeç. U caktua me detyrë kuzhinier dhe zbuloi se i pëlqente ky profesion. ?Në atë kohë ishte një mënyrë për të mbijetuar,? thotë Keka.
Deri në vitin 1990, shkatërrimi i regjimit komunist në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Evropës Lindore, shkundi Shqipërinë dhe Keka ishte i vendosur të kërkonte një jetë më të mirë. Ai e dinte se nëse arratisej, familja e tij do të dënohej, por babai i tij Zef Keka i dha Leos bekimin e tij.
Një natë pranvere, Leo kaloi nëpër liqenin që ndante Shqipërinë nga Republika Jugosllave e Malit të Zi. Ushtarët kishin qëlluar shumë të tjerë që u munduan të iknin, por Keka ia doli. Por askush nuk e priti mirë edhe atje. Ai u mbajt në burg me shqiptarë të tjerë dhe u dërgua në një kamp refugjatësh në Beograd.
Ambasada Amerikane e mori në intervistë atë dhe të tjerët. Leos do t?i garantohej azil në SHBA, Kanada ose Australi, por do t?i duhej të priste më shumë për të shkuar në Amerikë. Por më herët nga çe priste, një bamirës refugjatësh pagoi fluturimin e tij për në SHBA.
?I kushtoi 410 $,? thotë Keka. ?Ishte hera e parë që kisha parë një avion?.
Ai ishte në mesin e dhjetëra shqiptarësh që fluturuan në Frankfurt të Gjermanisë dhe Nju Jork të SHBA-së. Ata arritën në SHBA më 17 dhjetor, në një natë të ftohtë me borë një javë para Krishtlindjeve. I vetmi person që Keka njihte në SHBA ishte daja i tij, që jetonte që prej vitit 1960 në Quenns.
Keka s?dinte asgjë për SHBA-në. Ishte 20 vjeç në atë kohë dhe nuk fliste asnjë fjalë anglisht. Por meqë iu dha mundësia, ishte më shumë se i vendosur për t?ia arritur.
Ai kërkoi punë në Nju Jork për dy muaj, më pas udhëtoi për në Boston, duke shpresuar që perspektivat e tij do të ishin më të mira. Shkoi në restorantin ?Anthony?s Pier 4? dhe i tha pronarit Anthony Athanas se kishte nevojë për punë. Athanasi e punësoi si pjatalarës dhe më pas u bë kamerier. Madje i bleu Kekës edhe një palë këpucë të zeza për punën.
Keka punoi aty për 7 vite dhe më pas mendoi të hapte një dyqan picash siç kishin bërë disa nga të afërmit e tij emigrantë. Një ditë në vitin 2001, ai ndodhej në qendrës Quincy dhe pa që një restorant kinez në rrugën ?Hancock? po mbyllej. Ai mori me qira hapësirën dhe hapi një restorant picash të cilën e quajti ?Alba?, duke pasur parasysh emrin ?Albania? (Shqipëri).
?Alba? shumë shpejt u bë një pikë ndalese për shumë njerz. Dhe në vitin 2006, Keka mori me qira një tjetër hapësirë, restorant të cilit ia vuri emrin ?Zef? si i ati i tij.
Keka thotë se marrja e nënshtetësisë amerikane ishte një nga momentet më të bukura të jetës së tij. Të dy prindërit e tij arritën ta shohin këtë fakt.
?E kisha në plan që në fillim që të bëhesha shtetas amerikan. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kur udhëton të trajtojnë ndryshe,? thotë Leo Keka.
Tani si thotë dhe se ?ndihet amerikan?, madje ndjek vazhdimisht politikën e vendit dhe është tifoz entuziast i futbollit amerikan. Madje ka bërë abonime për të parë skuadrën e New England Patriots. Shumë lojtarë të këtij ekipi kanë ngrënë darkë në restorantin e tij, po ashtu edhe një nga ish-Presidentët shqiptarë të cilit Keka i ka shërbyer një supë tradicionale shqiptare.
Kur Keka shkon në shtëpinë e tij në Shqipëri, ai takon shqiptarët që banojnë në vende të tjera. ?Kur shkoj atje dhe u them jam amerikan, e them me shumë krenari. Është ajo që unë zgjodha të bëja?. /Burimi :BallkanWeb
CityNews
Mësohet se një nga gardistët e plagosur në aksidentin e sotë...
U bë tashmë një javë që kur kompozitori i nderuar, Aleksandë...
Një ngjarje tragjikë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku nj...
Shqiptarja Etleva Aleksi, e cila jeton mes Spanjës dhe Katal...
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë është...
“Në narko policinë e Noriegës, korrupsioni është meritë”. Kë...
Policia e Korçës ka zbardhur detajet në lidhje me aksidentin...
Këngëtarja e famshme Tina Turner ka mbushur sot 78-vjeç. Ajo...
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot propozimet ...
Dy automjetet e eskortës së kryeministrit u përfshinë në një...
Ditën e sotme reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me em...
Zbulohen 631 gr. kokainë në një apartament në piazza Sant’Ap...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri i Drejtësisë,...
Një automjeti është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm n...
Frika e një shpërthimi të menjëhershëm të vullkanit në malin...
Dy makina të eskortës së Kryeministrit Edi Rama u përfshinë ...
Pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se...
Aktorja e njohur turke, Merve Bolugur, nuk po kalon një peri...
Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 25 nënto...
Mbledhjes së dy Qeverive shqiptare Shqipëri –Kosovë, që prit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...