Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Katër fotot e mëposhtme vlejnë më shumë se 4 000 fjalë. Për t?i bërë sa më të kuptueshme për lexuesin mesazhet, që përçojnë këto foto, ne do t?i shoqërojmë ato edhe me nga një koment.
Në foton e parë Dulla, komandanti ynë legjendar i veshur me kostum zyrtar e me borsalino në kokë po prashit tokën me shat bashkë me kooperativistet e lumtura, të veshura me rrobet tipike të punës të fshatit tonë socialist. Djathtas Dullës po prashit edhe anëtari i politbyrosë dhe zv/kryeministri Abdyl Këllezi.
Përpiqet të mbullojë me propagandë shkëputjen totale të udhëheqjes komuniste nga masat e popullit, që teorikisht ishin në fuqi në Shqipëri. Faktikisht populli ishte shndërruar në bujkrob e skllav, që robtohej, që Dulla, Këllezi & CO të jetonin jetën e borgjezit në Shqipërinë e dikataturës së proletariatit.
Kemi ministrin e financave Arben Ahmetaj, që me kosë elektrike në dorë po pastron ferrat bashkë me aktivistët e lumtur të OJQ-ve pro qeveritare. Fotoja shërben si mjet propagande ër t?u treguar eurokratëve pjesërisht matufë në Bruksel dhe diplomatëve pjesërisht të blerë e pjesërisht kokëboshë në Tiranë, që Qeveria e Rilindjes i ka punët aq në terezi (zero skandale me trafik droge&armësh e një cikë terrorizëm), saqë ministrat dhe gjerarkët socialistë po eglendiset duke pastruar ferrat e plehërat aq të shumta në mjedisin shqiptar. Në sfond të fotos duket deputeti Brace. Sinqerisht urojmë që Bracja i sotëm të mos ketë fatin e Dyl Këllezit të djeshëm, se fundi i fundit Bracja në PS-së sot socialist 24 karatësh dhe relativisht jo hajdut ngjan si një ?mohikan i fundit? mes rilindjotëve superhajdutë, që me PS-në tradicionale nuk i lidh gjë tjetër vecse demonstratat e pedeve dhe lezbikeve të Mjaftit, kundra kryeministrave e deputetëve socialistë nja 13 vjet më parë.
Krahasuar me të katrën mundet fare mirë të ketë diciturën: Sa poshtë ka rënën Kartagjena (Shqipëria). Në foto dy burra të mëdhenj të popullit shqiptar: Isa i Boletinit matanë Mitrovicës i dyfekut, alltisë, besës dhe zgjuarësisë tipike shqiptare përfaqësues i denjë i vegjelisë në takim me pinjollin e Pashallarëve të familjes së Vlorajve, derës më të madhe të Labërisë, Ismail Bej Qemalin e penës, diplomacisë, arësimit, guximit e bujarisë tipike të aristokracisë shqiptare. Isa ky Robin Hud shqiptar sic e quajti gazeta prestigjoze angleze Manchester Guardian kishte ardhur bashkë me trimat e Shalës së Bajgorës me Mauzer në dorë e Nagant në brez të mbronte flamurin e Skënderbeut bashkë me kacakët e Labërisë si kundra mbeturinave të taborreve të Xhavit Pashës ashtu edhe nga hordhitë e evzonëve të Mbretit Kostandin të Greqisë.
Heroin Isë të Kosovës na e zëvendëson me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor të Republikës së Kosovës zj. Albena Reshitajn. ?Geisha? kosovare nuk ka ardhur në Shqipëri të mbrojë flamurin e Skënderbeut nga mbeturinat e turqve, apo hordhitë e serbëve e grekëve si Isa në vaktit. Ajo ka ardhur, që të pastrojë me duart e veta plehrat (bërllokun) në Shqipërinë amë!!!
Ja kështu është katandisur Shqipëria dhe shqiptarët nga heroizmi tragjik i triubunit Isa Boletini në farsën qesharake të ?Geishë? ministres kosovare. Bashkë me të po pastron plehrat (bërllokun) e Shqipërisë edhe homologu i saj ministri Klosi. Përsëri me dhimbje mund të këlthasësh: Sa poshtë ka rënë Kartagjena (Shqipëri dhe shqiptarët). Ky Klosi ministër ndryshon nga paraardhësit e tij të lavdishëm si Ismail Klosi varur në litar për abetaret e shqipes dhe flamurin me sorrën e zezë (flamurin tonë kombëtar) nga rebelët e Haxhi Qamilit, apo si inxhinjer Sulo Klosi varur në litar nga kriminelët e Enver Hoxhës si ?Sabotator? dhe mik i inglizit e i Harry Fultz-it amerikan. Klosi sot ndryshon nga gjyshërit e tij të lavdishëm po aq sa ndryshon zhapiku nga Tiranozauri! Klosi i sotëm me zor po pret të mbarojë farsa e spektakli humoristik (zabavni program): Pastrojmë plehrat (bërllokun) e Shqipërisë. Me qëllim që t?i hypë Mercedesit, se duhet të arrijë në orar në kazinonë e Budvës për të mos e humbur dorën e parë të Black Jack-ut!
Në fotot e para kemi tragjedi, përzjerë me epizëm tipike kjo për arketipin e shqiptarit në shekuj. Në foto e dyta kemi karagjozllëk e sharlatanizëm tipike për farsën me Ripjelljen e Shëqipërisë me një administratë, parlament e së shpejti edhe gjyqësor mbushur plot me ?Rilindjotë? (Rilindas + Idiotë)! Mirë ne të Shqipërisë amë jemi katandisur në këtë derexhe, po Kryeministri Hajradinaj, njeriu përfaqësues tipik i luftës clirimtare të shqiptarëve të Kosvoës c?dreqin kërkon të bëjë duke nisur minister ?masazherkën? e Kosovës për të pastruar plehrat (bërllokun) në Shqipërinë amë?!?!?!??!
Gjergj Thanasi
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ndërsa k...
Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi ka deklaruar se nuk ka e...
Në një intervistë të dhënë për “Remarker”, presidenti i Koso...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka mohua...
Partia Lëvizja e Legalitetit zhvilloi ditën e sotme Kuvendin...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar aktual...
Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës...
Kosova pavarësisht problemeve ekzistenciale të mbartura nga ...
Do të jetë një mbledhje e vështirë familjare në shtëpinë e R...
Analizën në degët e PD, ish-nënkryetari i kësaj partie Astri...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i Ftuari i Nderit n...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, dhe një ndër drejtues...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi nga Durr...
Një 29-vjeçar është drejtuar me urgjencë në spital pasi ka h...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka...
Tiranë – Qendra Tregtare Toptani, sipërmarrja më e re dhe e ...
Keni ëndërruar të punoni gjithnjë nga shtëpia? Kompania Appl...
Të gjitha duam që buzëkuqi që ne aplikojmë në buzët tona të ...
Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë viju...
Thonjtë me xhel duket se janë zgjedhje perfekte dhe më komod...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...