Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Nga ARTUR AJAZI
Afro 30 vjet më parë, në fshatin e babait tim, diku në juglindje të Shqipërisë, jetonte mes malesh Aliu (Likja), një djalosh rreth të 30-tave, që merrej prej vitesh me blegtori, madje me gjysh e katragjyshi. Aliu (Likja) ishte djalë i vetëm i tre motrave, dhe kishte mbaruar vetëm 7 klasë shkollë. Ndryshimi sistemit politik, e zuri Aliun (Liken) në një moshë të re, ku kishte rastin dhe shansin të ikte nga fshati, të linte kërrabën dhe bagëtinë, dhe të vendosej diku më lart, atje ku bëhej jeta, paraja, biznesi, në rrethinat e Durrësit apo Tiranës. Dhe ashtu bëri, bashkë me familjen e tij, ai fillimisht u vendos në ish-Kënetën e Durrësit dhe pas 2-3 vitesh me oreks të hapur tashmë, u vendos në Tiranë.
Aliu (Likja) shiti të gjitha çfarë kishte në fshat, bagëti, shtëpi, mushka, pela, kuaj e gomerë, dhe vendosi të merrej fillimisht me tregëti, por duke parë çfarë ndodhte në kryeqytet, mëndja i thoshte të merrej edhe me politikë. Kjo e fundit nisi shumë shpejt ta tundonte Aliun (Liken) i cili u interesua me anë të disa miqve të babait dhe kunatit të tij, dhe shumë shpejt do të bëhej anëtar i një partie e cila ishte pothuajse në pragun e pushtetit në ato vite. Aliu (Likja) kishte afro 7-8 vjet që ishte vendosur në Tiranë, kishte edhe një teserë partie, kishte ngritur edhe një biznes frutash dhe perimesh, ndërkohë që ishte në kërkim edhe të një gruaje, se kishte ardhur në moshë.
Dhe shansi i erdhi, kur gjatë një takimi elektoral kryetari partisë, e prezanton Liken me një vajzë të re, e cila ishte militante e hershme. Pas shtërngimit të duarve ditën e parë, erdhën të tjera takime në kafene, në zyra elektorale, dhe shumë shpejt miqësia e tyre u kthye në dashuri interesash. Aliu (Likja) tashmë ishte bërë dikushi në partinë e tij, ishte edhe martuar me vajzën që njohu në gjirin e partisë, por kokën e kishte sërish mbrapa. E kishte nga fshati, nga fushat dhe mali, pasi biznesi kërkonte zgjerim, familja kërkonte para më shumë, oreksi i ishte hapur goxha. Një mbrëmje teksa ishin duke darkuar me kryetarin e partisë (që pas fitores ishte bërë kryeministër i vendit, Aliut (Likes) i lindi një mendim, dhe nuk duroi por ja plasi në tavolinë ?kryetar unë kam nevojë për ndihmën tuaj, dua të ngre në fshatin tim, rrëzë malit një gurore, një gurore e cila do ti shërbejë fshatit, zonës, vendit?.
Përgjigja ishte natyrisht pozitive. Por kureshtja e kryetarit të partisë dhe kryeministrit njëherësh ishte se ?çfarë do ti bësh malit o Ali (Like) do ta gërresh edhe atë pjesë-pjesë?. Përgjigja e Likes ishte si nën zë, si nëpër dhëmbë, por nuk zgjati shumë dhe Aliu (Likja) transportoi drejt fshatit të lindjes brigadën e parë me punëtorë, të cilën kryen rrethimin e zonës, vunë piketat rrëzë malit, dhe pas tyre ja befën edhe makineritë e blera diku në Kinën e largët. Fillimisht banorët e mbetur të fshatit të Likes u ngazëllyen, dhe e duartrokitën ardhjen e birit të tyre, por kur ata panë dhe dëgjuan si gjëmonin pajisjet dhe dinamiti për të shkallmuar malin, u tmerruan dhe kërkuan largimin e punëtorëve. Kishte kaluar 1 vit dhe gjithçka në malin rrëzë fshatit të Aliut (Likes), ishte kthyer në gërrmadhë, mbi gjysma e fshatit ishte larguar, dhe atje s`kishin mbetur as 15 familje, të cilat nuk kishin mundësi financiare të blinin shtëpi në qytet apo larg tij në Durrës apo Tiranë. Dhe biri i tyre, e gjeti ?shpëtimin?.
Gjatë një vizite ?kortezie? në festën e fshatit, Aliu (Likja) u propozoi familjeve të mbetura atje se ?do tu siguronte kredi të buta për të blerë shtëpi në dy pallatet e ndertuara në Spitallë të Durrësit nga një miku i tij?. Pothuajse shumica e tyre e hëngri ?karremin? dhe shitën bagëti e çfarë kishin në fshat, dhe ngritën plaçkat e u nisën drejt Spitallës së Durrësit, ku menduan se do të gjenin parajsën, nga ku fillimisht firmosën në kohë rekord kredinë e siguruar nga bashkëfshatari tyre Aliu (Likja), duke bërë të mundur blerjen e apartamentit. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi ata u zhgënjyen pa kaluar 6 muajt e parë në ?apartamentin? e mikut që i propozoi patrioti i tyre, pasi pamundësia e larjes së këstit të kredisë i vuri ata para një përgjegjësie të madhe, nga e cila rrezikojnë edhe sot e kësaj dite të dalin jashtë në rrugën e madhe. Por Aliu (Likja) nuk donte tja dinte më për ata hallexhinj, ai kishte hapur jo 1 por plot 10 gurore në zonën ku shtrihej fshati tij dhe fshatrat e tjera aty pranë.
Aliu (Likja) ishte bërë i pasur, madje kishte marrë edhe poste drejtuese në parti. Guroret e tij, punonin ditën dhe natën, ndërkohë që bizneset ai i kishte kaluar nën emra të tjerë, si nën emrin e babait, motrave, kunatit, sepse tashmë ai kishte ndryshuar edhe look-un e tij, ishte bërë më elegant, rrinte vazhdimisht me kostum dhe kollare, bënte takime pune dhe partie në hotelet e shtrenjta të Tiranës, kishte nisur të tjera biznese që i realizonte përmes një rruge tjetër, politikës. Thuhej se Aliu (Likja) kishte nisur të kishte miq të ngushtë biznesi edhe nga opozita. Kurse guroret, punonin, gërrmonin, sharronin, ngarkonin, dhe shisnin gurët e përpunuar jo më në tregun vendas, por jashtë shtetit deri me Kinën e largët.
Malit të fshatit po i vinte fundi, por paçka se male kishte edhe shumë të tjerë rreth tij. Aliu (Likja) ishte lidhur me firma dhe kompani të huaja, ku fama e guroreve të tij, kishte shkuar deri në Azi e Australi. Por Aliu (Likja) nuk fryhej me para, nuk fryhej me biznese, nuk fryhej me poste dhe ofiqe, dhe së fundi ju lut kryetarit të partisë ta bënte më të rëndësishmin e partisë. Madje për këtë i premtoi ?besnikëri deri në fund? në rast se ai do të bëhej ?excellence? dhe pas saj nuk do të donte asgjë tjetër. Edhe sot e kësaj dite babai im thotë ?u mbars mali dhe polli një Ali, një Like që ka vandosur ta sheshojë nga themelet jo vetëm fshatin e tij, por edhe malin, atë bukuri natyre, vetëm e vetëm për të mbushur edhe hauret e banesës tij me para?.
Policia e Bergamos arrestoi një emigrant shqiptar S.S. 40 vj...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Polica e Ortonës arrestoi tre hajdutë shqiptarë, që në data ...
Ish-zv.ministrja e Jashtme, tashmë anëtare e Këshillit Kombë...
Boshko Obradoviq, lideri i lëvizjes opozitare në Serbi “Dver...
Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Maqedoni presidenti Ilir M...
Ka pasur një vërshim telefonatash dhe mesazhesh në adresën t...
Ditën e sotme autoritetet italiane kanë bërë mundur arrestim...
Modelja e fitness-it dhe fituesja e “Dancing With The Stars”...
Pak ditë më parë Edi Rama tha se Fatos Nanon e kishte këshil...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndodhet në një vizitë zy...
Saimir Tahiri nuk ka udhëtuar me automjetin e tij tip ‘Audi’...
Ditën e sotme policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestim...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Nuk shkoi në muajin tetor në gjykatë, e për këtë u lëshua ur...
Aleksandër Lalo gjatë ditëve të fundit të jetës së tij ishte...
Ndërsa deputetja e Bashës në Shkodër, Izmira Ulqinaku ka shk...
Gjykata e rrethit në Tiranë ka “rrëzuar” sot në mesditë padi...
Si sot një vit më parë, këngëtari shumë i dashur për publiku...
Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) prezantoi sot thirrjen e ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...