Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Maqedoni presidenti Ilir Meta, është ndalur dhe në Manastir me rastin e ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.
Meta është pritur nga Kryetarja e Komunës Natasha Petrovska, me të cilën zhvilloi një takim si dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, Hazbi Lika.
Presidenti vizitoi Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, më tej mori pjesë në simpoziumin e zhvilluar me rastin e 109-vjetorit të kësaj ngjarje të shënuar historike për kombin shqiptar.
Në fjalën e tij Presidenti ka theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit I cili vlerësohet për rëndësinë e tij politike e kulturore, duke përmendur dy arritjet më kryesore të tij, akti historik i institucionalizimit të alfabetit të gjuhës shqipe dhe përqafimi i modelit të alfabetit perëndimor, alfabetit latin.
Fjala e plotë e Presidentit:
?I nderuar zoti Zëvendëskryeministër,
E nderuara zonja Kryetare e Komunës,
Të nderuar studiues, historianë dhe pjesëmarrës,
Zonja dhe Zotërinj,
Ju falënderoj për ftesën tuaj dhe ndihem shumë i lumtur dhe i nderuar të jem mes një auditori kaq të veçantë e të nderuar, shkrimtarësh, historianësh, albanologësh, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare.
Njëqind e nëntë vjet më parë, në qytetin e vjetër të Manastirit, përfaqësuesit më të spikatur e të mençur të Rilindjes sonë Kombëtare dhe veprimtarë të shquar, të deleguar nga shoqata të ndryshme kulturore dhe atdhetare, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, i dhanë zgjidhje një problemi madhor të kulturës kombëtare, alfabetit të gjuhës shqipe.
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është padyshim një nga datat më të mëdha të historisë sonë kombëtare, momenti kyç e përbashkues që e orientoi kombin tonë drejt kombeve të përparuara të botës perëndimore.
Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që shënoi pikën më kulmore të organizimit politik dhe ushtarak për mbrojtjen e interesave kombëtare, Kongresi i Manastirit shënohet si ngjarja më e madhe historike e kombit tonë që do t?i paraprinte shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912.
Kongresi i Manastirit, vlerësohet me të drejtë për rëndësinë e tij politike e kulturore, por dy janë arritjet më kryesore të tij, akti historik i institucionalizimit të alfabetit të gjuhës shqipe dhe përqafimi i modelit të alfabetit perëndimor, alfabetit latin.
Ndaj edhe sot, pas njëqind e nëntë vjetësh, ne shqiptarët duhet të jemi krenarë për vendimet e Kongresit të Manastirit, kryeqytetit të alfabetit shqip, i cili e renditi gjuhën e lashtë shqipe në radhët e gjuhëve moderne.
Kongresi i Manastirit pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe për gjuhën letrare kombëtare, për arsimin e për kulturën, por edhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi.
36 shkronjat e alfabetit tonë përjetësuan shkrimin shqip dhe historinë e shqiptarëve në trojet ku ata historikisht kanë jetuar dhe do të jetojnë.
Me alfabetin e Kongresit të Manastirit u shkrua dokumenti i Pavarësisë së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912.
Me këtë alfabet u nënshkrua edhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Me këtë alfabet u shkrua në shqip edhe Marrëveshja e Ohrit e 13 gushtit 2001. Me këtë alfabet shkruhet edhe liria dhe mbrojtja e respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
Me këtë alfabet u hartua edhe Kushtetuta e Shqipërisë dhe neni për mbrojtjen e shqiptarëve kudo ata ndodhen, por edhe traktatet e miqësisë mes vendet fqinje.
Me këtë alfabet, ne shqiptarët do të shkruajmë edhe ardhmërinë e sigurt e të plotë të të gjithë shqiptarëve. Ky është thesari më i çmuar dhe trashëgimia më e rëndësishme që të parët tanë e fituan me shumë mundim dhe në kohë të vështira për kombin tonë.
Jam shumë i gëzuar që godina historike e Kongresit të Manastirit, që unë sa e vizitova, do t?i nënshtrohet restaurimit dhe do t?i rikthehet rëndësia e saj historike dhe muzeale e, shpresoj shumë që ky monument të kthehet në një vend pelegrinazhi për ne, veçanërisht për fëmijët tanë, të cilëve duhet t?u mësojë më shumë për historinë tonë dhe t?ju ushqejmë dashurinë për atdheun, kombin dhe gjuhën tonë amtare.
Na takon të gjithëve të jemi shumë të përkushtuar dhe të vëmendshëm të ruajmë këtë trashëgimi e ta përcjellim në brezat që vijnë, sepse nëpërmjet gjuhës sonë të dashur përcjellim historinë, kulturën, traditën, simbolet, vlerat mes nesh, por edhe ndaj të tjerëve.
Gjuha është e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e një kombi, shtylla kurrizore e tij, tipari unik dhe identifikues i tij.
Suksese në punimet e këtij simpoziumi!
Ju faleminderit!? /CityNews
Ka pasur një vërshim telefonatash dhe mesazhesh në adresën t...
Ditën e sotme autoritetet italiane kanë bërë mundur arrestim...
Modelja e fitness-it dhe fituesja e “Dancing With The Stars”...
Pak ditë më parë Edi Rama tha se Fatos Nanon e kishte këshil...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndodhet në një vizitë zy...
Saimir Tahiri nuk ka udhëtuar me automjetin e tij tip ‘Audi’...
Ditën e sotme policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestim...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond...
Nuk shkoi në muajin tetor në gjykatë, e për këtë u lëshua ur...
Aleksandër Lalo gjatë ditëve të fundit të jetës së tij ishte...
Ndërsa deputetja e Bashës në Shkodër, Izmira Ulqinaku ka shk...
Gjykata e rrethit në Tiranë ka “rrëzuar” sot në mesditë padi...
Si sot një vit më parë, këngëtari shumë i dashur për publiku...
Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) prezantoi sot thirrjen e ...
Në kuadër të punës për arrestimin e personave të shpallur në...
Artisti Sidrit Bejleri, pas përcjelljes për në banesën e fun...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar ...
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, gjatë seancës për masën e s...
Ndërsa në media qarkulluan lajme se një grup “kritikësh” të ...
Të gjitha femrat e dinë një gjë të sigurt, markat kozmetike ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...