web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harta e Kosovës në trurin e kompjuterit të Bin Ladenit

20 Nëntor 2017, 17:29, Aktualitet CNA

Gazeta serbe ?Politika? raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al-Qaedas, Osama Bin Laden, raporton “Zeri.info”.

Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën.

Kjo gazetë jo pa hile citon ?Sputnjikun?, i cili shkruan se lideri i vrarë nga amerikanët i Al Kaidës terroriste ishte shumë i interesuar për Kosovën dhe këtë pohim e dëshmon me dokumentet e gjetura në kompjuterin e tij personal.





Lajmet e fundit nga