Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Manastirliu: Shërbime sociale për 580 fëmijë në situatë rruge
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Sh...
Eksporti i Serbisë në Kosovë rezulton të jetë në shifrën 450 milionë euro, ndërkohë që ai i Kosovës në Serbi llogaritet në nivelin 20 milionë euro. Shifrat vijnë nga Oda Ekonomike e Serbisë dhe janë publikuar nga Zeri.info. Sipas kësaj të fundit: përveç taksës në miellin e Serbisë që hyn në Kosovë në korrikun e vitit 2016, Kosova ka vënë taksë edhe në materialin ndërtimor që hyn në Kosovë nga Serbia.
Kjo masë ishte ndërmarrë për shkak të çmimit më të ulët të shitjes së materialit ndërtimor blerësve në Kosovë sesa të atyre në Serbi. Kjo masë, sipas prodhuesve të materialit ndërtimor të jugut të Serbisë i ka goditur fabrikat që prodhojnë material ndërtimor, të cilat, siç thonë ata kanë zvogëluar eksportin për një të tretën.
Për këtë masë të Prishtinës, siç raportojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, do të bisedohet në Beograd në një takim të Sekretariatit të CEFTA-s, në të cilin Prishtina do ta marrë kryesimin nga Beogradi në këtë organizatë.
Siç precizohet në një njoftim të Grupit të Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Serbisë, fabrika ?Mladost? në Topliçka Mala Plana me dekada ka plasuar 80 për qind të prodhimit të vet në tregun e Kosovës. Kjo pjesëmarrje tani ka zbritur në 50 për qind.
?Kjo taksë prej 2 centësh për një bllok ndërtimi për një kamion me blloqe bën 80 euro, gjë që ngrit çmimin në Kosovë për rreth 12 për qind. Nëpër depo janë krijuar stoqe të mëdha dhe ato janë pasojë edhe e kësaj takse, gjë që pamundëson shitjen dhe për këtë arsye ka ardhur në pyetje edhe funksionimi i fabrikës dhe ajo mund të mbyllet?, ka thënë drejtori i fabrikës së materialit ndërtimor ?Mladost?, Millosh Dushiq.
Ndërkaq shefja e Grupit të Prodhuesve të Materialit Ndërtimore të Serbisë, Sllavica Zhivkoviq, ka thënë se deri më tani janë eksportuar në Kosovë material ndërtimor në vlerë prej 10 milionë eurosh, ndërsa pas aplikimit të taksës eksporti është zvogëluar në rreth 7 milionë euro.
?Për ne tregu më i madh është Kosova dhe pjesa më e madhe e materialit ndërtimor eksportohet atje. Në Kosovë ndërtohet shumë, punohet shumë dhe këto fabrika (tjegullore) janë të orientuar vetëm në tregun e Kosovës. Konkurrenca që vjen nga Serbia nuk u shkon në favor prodhuesve kosovarë të materialit ndërtimor?, ka thënë Zhivkoviq.
?Pas kërkesës sonë që kjo masë të hiqet dhe të sqarohet situata, ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga pala tjetër (kosovare). Ajo çfarë kemi bërë është se si shtet dhe si ministri, për këtë çështje e kemi sinjalizuar, gjegjësisht e kemi njoftuar Komisionin Evropian?, ka thënë Olivera Jociq nga Ministria e Tregtisë së Serbisë.
Në anën tjetër, siç transmetojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, nga Oda Ekonomike e Serbisë kanë konfirmuar se eksporti vjetor i Serbisë në Kosovës është 450 milionë euro, ndërsa i Kosovës në Serbi 20 milionë euro. Më së shumti eksportohen prodhimet bujqësore dhe ushqimore, ndërsa importohen prodhimet të papërpunuara, lëndë e parë.
E në Odën Ekonomike të Serbisë kanë rekomanduar që dy ministritë e Tregtisë, e Kosovës dhe ajo e Serbisë, të ulen dhe të bisedojnë për të gjitha çështjet dhe të gjejnë mënyra që edhe eksporti i prodhimeve të Kosovës në Serbi të rritet.
?Mendoj se duhet dy ministritë të punojnë në kuadër të CEFTA-s dhe në kuadër të forumeve të tjera që maksimalisht të relaksohen dhe të gjejnë mënyrë që mallrat e Kosovës ta gjejë rrugën në Serbi sepse ata kanë çka të ofrojnë për tregun e Serbisë?, ka thënë Nenad Gjurgjeviq nga Oda Ekonomike e Serbisë, sipas të cilit në gjysmën e parë të këtij viti Serbia ka shënuar rritje të eksportit dhe të importit me nënshkruesit e Marrëveshjes së CETA-s dhe se suficiti në ndërrim të mallrave është rreth 1 miliard euro.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministrja e Sh...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Një i ri nga Tirana, është gjetur i pajetë një ditë më parë ...
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se Shtetet e ...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fus...
Një ngjarje e rëndë e raportohet të ketë ndodhur në vendin e...
Mbasditen e së djelës në Sheshin San Pietro të qytezës së Ac...
Zëvëndës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mes...
Nga Spartak NgjelaShqipëria në shtatëdhjetë vjet kaloi nga l...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Memaliaj, ...
Dy predha të kalibrit të rëndë janë gjetur në një lagje të K...
Poeti i njohur i polifonisë, Lefter Çipa, ka shprehur ngushë...
Bordi i Administrimit të Universitetit “Aleksandër Moisu” të...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyr...
CityNews ka siguruar fotot ekskluzive të një takimi mes krye...
Një tjetër denoncim është bërë sot nga ish-kryeministri Sali...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për sh...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka ...
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, gazetari I BBC-së ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...