web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenden predha të kalibrit të rëndë në Kukës/ Policia evakuon banorët

20 Nëntor 2017, 15:46, Aktualitet CNA

Dy predha të kalibrit të rëndë janë gjetur në një lagje të Kukësit ditën e sotme.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se predhat janë të kalibrit të rëndë, 80 dhe 120 mm e janë gjetur në lagjen 3 të qytetit verilindor.

Menjëherë pas konstatimit të predhave, policia ka marrë nën kontroll zonën, dhe ka evakuuar banorët, për shkak se njëra prej predhave rrezikon të shpërthejë. Predhat ishin gjetur nga disa fëmijë dhe po transportoheshin me karrocë. Policia është sinjalizuar për këtë fakt dhe ka lajmëruar forcat xheniere të cilat janë nisur drejt vendit të ngjarjes. /CityNews





Lajmet e fundit nga