web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanosi ish-bashkëshorten/ Në pranga 48-vjeçari

20 Nëntor 2017, 12:05, Aktualitet CNA

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e një personi i cili akozohet për kanosjen e ish-bashkëshortes.

Mësohet se i ndaluari është shtetasi Fatjon Muço, 48 vjeç , banues në fshatin Bilç, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ish bashkëshortja e tij shtetësja A.Gj, 56 vjeçe, banuese në Berat, ka bërë kallëzim, sepse shtetasi i lartëpërmendur i ka dalë përpara, në mënyrë të përsëritur, duke e kanosur si dhe  duke shkelur urdhërin e mbrojtjes që Gjykata kishte lëshuar për këtë shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veeprat penale ?Përndjekja?,?Kanosje për të mos kallzuar?,?Veprime në kundërshtim me vendimet e Gjykatës?, parashikuar nga nenet 121/a/2, 311 dhe 321 të Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga