web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të pastrojmë Shqipërinë që duam/ 9 mijë pika mbetjesh në të gjithë vendin

17 Nëntor 2017, 20:08, Aktualitet CNA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka prezantuar ditën e sotme nësmën “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, një nisëm kjo që do të zgjasë për plot 6 muaj.

Nisma e prezantuar nga ministri Klosi, do të fillojë aktivitetin e saj më 24 nëntor për të përfunuar më 24 maj, dhe do të marrin pjesë 150 mijë vullnetarë në mbarë vendin.

Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, do të ketë ashpërsim të masave për ndotësit e mjedisit, ndërsa shtoi se duhet të rritet vullnetarizmi për një mjedis të pastër. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të denoncojnë ndotjen e mjedisit në komunitetin ku jetojnë, si masë mbrojtëse për një mjedis dhe jetë më të shëndetshme.

?9 mijë pika mbetjesh në të gjithë Shqipërinë janë targeti jonë në këtë aksion të parë për të vazhduar me aksionet e tjerë në 6 muaj. 9 mijë grumbuj mbeturinash, inerte, papastërti të llojeve të ndryshme, mbetje urbane, mbetje spitalore, shtretër lumenjsh, pika afër qyteteve, pika në zonat turistike, asnjë vend nuk i ka shpëtuar hedhjes së papërgjeshme të mbeturinave në vendin tonë, asnjë sipërfaqe , asnjë zonë e trashëgimisë kulturore dhe turistike,?- tha Klosi.

Këto detaje të operacionit 6 mujor dhe aksioni i datës 24 nëntor u bënë publike nga ministri Klosi në konferencën për shtyp, së bashku me zv.ministrin e Rinisë, z, Shpati Kolgega dhe përfaqësues të shoqërisë civile, z. Xhemal Mato dhe z. Ervin Shehaj.

Fjala e plotë e ministrit Klosi:

Sot nga kjo qendër rinore në të cilën unë kthehem gjithmonë me shumë nostalgji dhe ndjesi të mirë sepse realisht kam pasur mundësinë që së bashku me stafin e mrekullueshëm të kësaj qendre dhe të drejtorisë së rinisë kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë shumë aktivitete përsa I përket një dimensioni të rëndësishëm që është vullnetarizmi në rininë shqiptare. Do të doja shumë që të isha sot me ministren Nikolla dhe së bashku me Ervinin për të lançuar aksionin tonë , por zonja Nikolla ka një ngjarje specifike në Bulqizë dhe është larguar, prandaj me Shpatin do ta prezantojmë këtë aksion të ri për të dhënë mundësi që të lançojmë një aktivitet që për ne është thelbi i funksionimit të një Shqipërie të pastër.

Nga kjo sallë së bashku me kaq të rinj lançojmë aktivitetin e madh kombëtar ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam? për të pasur mundësi që në 6 muajt në vazhdim 24 nëntor- 24 maj të bëjmë gjithçka të mundemi e të projektojmë çfarë kemi mundësi për të pasur një sezon turistik si asnjëherë tjetër në vendin tonë, për të pasur mundësinë që të bëjmë çdo përpjekje për të bashkuar rreth vetes këdo qytetar, këdo vullnetar, këdo përfaqësues të shoqërisë civile, të gjitha institucionet e administratës publike qendrore dhe lokale , ushtrinë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë për të pasur një aksion themelor për të pasruar Shqipërinë dhe për t?i dhënë turizmit shqiptar një turizëm të pastër dhe të lulëzuar. Në datën 24 nëntor së bashku me 150 mijë vullnetarë të angazhuar nga shoqata jofitimprurëse Green Albania, ne do të punojmë për të realizuar në të gjithë Shqipërinë një armatë të tërë vullnetarësh dhe punonjësish të administratës për të pastruar një sërë spotesh të cilat janë evidentuar si problematike kudo në vendin tonë.

Inspektoriati mjedisor së bashku me të rinjtë vullnetarë kanë arritur që nëpërmjet një aplikacioni shumë të thjeshtë nga celularët e çdonjërit prej nesh dhe ne do ta promovojmë për të bërë pjesë të jetës sonë të përditshme kanë evidentuar jo pak por 9 mijë objekte që mund të pastrohen. 9 mijë në të gjithë Shqipërinë janë targeti jonë në këtë aksion të parë për të vazhduar me aksionet e tjerë në 6 muaj. 9 mijë grumbuj mbeturinash, inerte, papastërti të llojeve të ndryshme, mbetje urbane, mbetje spitalore, shtretër lumenjsh, pika afër qyteteve, pika në zonat turistike, asnjë vend nuk i ka shpëtuar hedhjes së papërgjeshme të mbeturinave në vendin tonë, asnjë sipërfaqe , asnjë zonë e trashëgimisë kulturore dhe turistike, Ndaj na del detyrë që jo vetëm të pastrojmë Shqipërinë në një aksion të madh por data 24 nëntor të jetë dita e parë kur ne fillojmë këtë aksion 6 mujor për të pastruar Shqipërinë nga papastërtitë por po ashtu thelbi i gjithë përpjekjes sonë do të jetë pastrimi i Shqipërisë nga prodhuesit e papastërtive, arsyet pse ne kemi kaq shumë papastërti, do të jenë objekt i përpjekjes sonë institucionale duke filluar nga ndotësit e mëdhenj, publikë tashmë mosdakordësia dhe një çoroditje e gjithë sistemit të trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë, guroret, pikat e inerteve, pikat të cilat prodhojnë ndotje tek lumenjtë, venidmet qeveria dhe praktika ligjore që kanë munguar për të pasur mundësinë që të luftohen nga të gjitha prodhuesit e ndotjes në vendin tonë. Jemi në një aleancë të madhe në rradhë të parë me të rinjtë. Jemi në këtë aleancë që së bashku me ministrinë e Arsimit do të përpiqemi që gjatë këtyre 6 muajve jo vetëm të bëjmë aksione pastrimi por të fillojmë të edukojmë brezin e ri me luftën kundër papastërtisë, të fillojmë aksionet e pastrimit t?i bëjmë normë të jetës sonë civile.

Jemi në këtë aksion që së bashku me përfaqësues e spikatur të shoqërisë civile, zotit Xhemal Mato do të doja t?i jepja një falenderim nga zemra për të giitha përpjekjet që kanë bërë i gjithë brezi i tyre, për të edukuar edhe brezat e tjerë me dashurinë për ambjentin, me dashurinë për mjedisin, me dashurinë për pastërtinë, që të kemi mundësinë që së bashku me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile të ndërtojmë forume e të ngrejmë debate për të pasur mundësi që nëpëmjet tyre të kuptojmë cilat janë problematikat dhe ato të fillojmë t?i zgjidhim në hapësirën kohore të këtyre gjashtë muajve. Me Green Albania do të doja shumë që të punonim për të rritur dimensionin e vullnetarizmit .

Ne kemi tashmë një ligj vullnetarizmi që ne e kemi promovuar në këtë sallë në kuadër të politikave rinore, një ligj vullnetarizmi që është shumë pak i implementuar. Prandaj së bashku me ministrinë e Rinisë e mbështesim sa më shumë përpjekjet për dimensionin vullnetar të rinisë shqiptare. Data 24 nëntor për ne është një datë e rëndësishme ku të gjithë të angazhohemi në pastrimin e Shqipërisë por që është vetëm fillimi i pastrimit të Shqipërisë nga shkaktarët dhe prodhuesit e papastërtive.

Na duhet shumë që ne të kemi një opinion publik gjithmonë e më të fortë karshi shkelësve të standartëve mjedisore, të kemi një opinion publik gjithmonë e më të fortë të shoqëruar edhe me ligje më të forta ,për të marrë masa ndëshkimore për këdo që kryen një krim mjedisor, për këdo që dëmton pasurinë tonë të përbashkët, mjedisin.

Gjatë gjithë javës në vazhdim ne do të vijojmë që të organizohemi me grupet e vullnetarëve në të gjithë Shqipërinë që të kemi një aktivitet shumë të fortë në datën 24 nëntor dhe më pas në 6 muajt e ardhshëm të organizohemi që të 9 mijë pikat që në hartën e Ervinit dalin me të kuqe, në datën 24 maj pak ditë para fillimit të sezonit të ri turistik të dalin të gjithë jeshile, që të kemi mundësi të promovojmë edhe në Shqipëri dimensionin e luftës kundër papastërtisë. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga