Manastirliu: Dy paketa të reja shëndetësore do të ofrohen edhe në spitalet jopublike
Eshte çelur dje me sukses ne Tirane, Kongresi i 3-te Ndërkom...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i pranishëm në koncertin e mbajtur në kryeqytetin austriak ?Vjena përshëndet Tiranën? kushtuar 105-vjetorit të shtetit shqiptar, ku merrnin pjesë artistë me famë botërore shqiptarë dhe të huaj si dhe personalitete të larta të Austrisë, ambasadorë, etj.
Në fjalën e Tij përshëndetëse Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Ilir Meta u shpreh se ?Arti është një element thelbësor i jetës politike dhe shoqërore në demokraci dhe mjediset kulturore paraqesin hapësira ku kontaktet ndërkombëtare dhe shkëmbimet midis tyre kthehen në pasuri të përbashkëta dhe kontribuojnë veçanërisht në drejtim të forcimit të miqësisë ndërmjet popujve?.
Meta tha se Shqiptarët do të jenë përgjithmonë shumë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të ofruar nga Austria për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar.
Fjala e plotë e Metës:
Jam shumë i lumtur që ndodhem në Vjenë sot për të festuar së bashku 105-vjetorin e ngjarjes më të madhe në historinë e kombit shqiptar, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Jam gjithashtu jashtëzakonisht i kënaqur që gjendem këtu mes shqiptarëve dhe austriakëve, midis figurave dhe personaliteteve të shquara të politikës, artit, kulturës dhe shkencës, mes miqsh të bashkuar nën moton ?Arti është politika më e mirë që bashkon kombet?.
Dua t?ju falënderoj për ftesën dhe gjithashtu t?ju përgëzoj për marrjen e kësaj iniciative të shkëlqyer. Ju uroj sa më shumë fat dhe suksese të mëtejshme gjatë këtij viti që shënjon kulturën shqiptaro-austriake dhe jam këtu për t?ju siguruar edhe një herë mbështetjen time të plotë për idetë dhe përpjekjet tuaja në këtë aspekt.
Të nderuar pjesëmarrës!
Arti është një element thelbësor i jetës politike dhe shoqërore në demokraci dhe mjediset kulturore paraqesin hapësira ku kontaktet ndërkombëtare dhe shkëmbimet midis tyre kthehen në pasuri të përbashkëta dhe kontribuojnë veçanërisht në drejtim të forcimit të miqësisë ndërmjet popujve.
Arti, muzika, kultura dhe shkenca, jo vetëm që kanë magjinë për të ndërtuar ura mes popujve, por edhe për t?i paqësuar dhe për t?i bashkuar ata.
Shqipëria është shumë me fat që historikisht ka pasur mbështetjen e një miku të besueshëm dhe një aleati të fortë siç është Austria.
Shqiptarët do të jenë përgjithmonë shumë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të ofruar nga Austria për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar, gjatë viteve më të vështira të ekzistencës së kombit shqiptar, kundër kërcënimeve të fqinjëve dhe synimeve të tyre për zgjerimin territorial në dëm të Shqipërisë.
Babi i kombit, Ismail Qemali vendosi të shpallë pavarësinë e Shqipërisë vetëm pasi kishte siguruar mbështetjen diplomatike për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët gjatë takimeve të tij në Vjenë dhe Budapest.
Sot, Austria vazhdon të na mbështesë, jo vetëm në përpjekjet tona për të ndërtuar një vend demokratik, të qëndrueshëm dhe modern, por është gjithashtu një avokate e rëndësishme në rrugën tonë të pakthyeshme drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Marrëdhëniet tona të shkëlqyera janë forcuar dhe pasuruar historikisht, jo vetëm nga kontributet dhe trashëgimia e politikanëve dhe diplomatëve. Albanologët, gjuhëtarët, shkencëtarët dhe intelektualët nga Austria dhe Shqipëria janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e kësaj trashëgimie të çmuar. Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer, Prof. Herman Ölberg, Profesorët Aleks Buda, Eqrem Çabej, Skënder Luarasi dhe Lasgush Poradeci, si edhe artisti i jashtëzakonshëm i skenës teatrale të Vjenës, Aleksandër Moisiu, u shndërruan në një frymëzim për artistët shqiptarë dhe austriakë.
Ndihem krenar që ndodhem këtu sonte si dëshmitar i një epoke të re, ku artistët e talentuar shqiptarë performojnë me dinjitet në skenat dhe teatrot e Austrisë dhe të Evropës. Ata janë prova e pakundërshtueshme e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy popujve dhe vendeve tona.
Ata janë të përzgjedhurit e popullit tonë të lashtë dhe përfaqësuesit e traditës, kulturës dhe trashëgimisë sonë, dhe në të njëjtën kohë pasardhësit e brezave të artistëve dhe intelektualëve shqiptarë ndër vite. Inva Mula, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Etleva Shemai, Olen Çezari dhe Gëzim Myshketa, së bashku me Volkhard Steude e Maria Yakovleva, si edhe organizatorët e kësaj mbrëmjeje kaq të bukur, gëzojnë jo vetëm vlerësimin tim, por edhe respektin dhe nderimin më të madh që na bënë bashkë të gjithëve në këtë skenë të mrekullueshme në zemër të Vjenës, kryeqytetit të artit dhe muzikës, për të festuar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Jam i lumtur që në mbyllje të fjalës sime të shpreh një falënderim të veçantë për Presidentin Fischer, për gjithçka që ai ka bërë për marrëdhëniet shqiptaro-austriake përgjatë të gjithë aktivitetit të tij të mrekullueshëm politik ndërkombëtar dhe akoma më shumë si Presidenti i Republikës së Austrisë./ CityNews
Eshte çelur dje me sukses ne Tirane, Kongresi i 3-te Ndërkom...
Mbështetje e re për sektorin kulturor: Fondi Kulturor Zvicer...
Policia e Burrelit ka bërë të mundur arrestimin e një 23-vje...
Një tjetër denoncim është bërë mëngjesin e sotëm nga ish-kry...
Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokurori...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka uruar shqiptarët ...
Një 27-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një pallati n...
Një person ka humbur jeten, ndërsa disa të tjerë janë plagos...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
DASHI21. mars – 20. prill Dite mjaft e bukur dhe sensuale k...
Parlamenti ka votuar me 75 vota pro buxhetin e shtetit per v...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të...
Nga Dritan HilaSot në orën 15.35 më telefonon numri 06960677...
Kim Kardashian sërish ka rënë viktimë e tallësve online që m...
Gazetarja Anduena Llabani, deklaroi në emisionin “360 gradë”...
Kim Kardashian pretendohet se nuk është e kënaqur me planin ...
Në vijim të komentit të bërë për rolin e ambasadorëve në Shq...
Miranda Kerr pret fëmijën e saj të parë me burrin Evan Spieg...
Analisti Andi Bushati, lëshoi deklarata të fortë ndaj ambasa...
Në vijim të deklaratave të tij në emsionin Opionion në TV Kl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...