Parfumi më i ri Kim ka rënë pre e talljeve/ Duket si lodër …
Kim Kardashian sërish ka rënë viktimë e tallësve online që m...
Nga Dritan Hila
Sot në orën 15.35 më telefonon numri 0696067755. Në krahun tjetër më prezantohet një person me emrin Shemsi Prençi. Shkaku ishte një status në profilin tim personal ku sensibilizoja përmbytjet që po ndodhnin në Greqi dhe kanë humbur jetën 15 persona dhe jo pa ironi kujtoja se kë kemi në drejtim të Emegjencave Civile. Është njeriu që në mes të verës në vend se të merrej me zjarret që po përvëlonin vendin, shkaktoi valë kombëtare gazi dhe humori me deklaratën se në vjeshtë do të kemi tërmete. Në fakt ky tipi nuk është shumë humorxhi. Është nga tipat e fortë të veshur me pushtet i përdorur nga demokratët dhe tani përdoret nga rilindasit. Kush ka marrë pjesë në zgjedhjet e Fierit të 2009-ës e njeh mirë.
Nuk dua të ndalem në diskursin e tij një minutësh të mbushur me fjalët ?unë i kam shërbyer partisë tënde mor qen kur ishte në pushtet? (siç duket ose më kujton anëtar të PD-së ose e kishte fjalën për periudhën që kam qenë zv/ministër), ?po më përmende prapë, të tërheq zvarrë mor zagar?, dhe ?jam malësor dhe po e zgjate prapë me mua do ta vazhdoj personalisht?.
Ajo që më bën përshtypje nuk ka lidhje me personin tim, por me fenomenin që mendonim se ishte harruar, ku një zyrtari i lartë i shtetit të marrë në telefon një gazetar dhe njeri publik dhe ta kërcënojë. Muajt e fundit kam dy kërcënime nga zyrtarë të shtetit dhe nga një gangster i famshëm. Për hir të së vërtetës, ky i fundit ishte me takt dhe m?u lut që të mos publikoja në Dritare.net një lajm që fliste për të, pasi nuk ishte i vërtetë.
Tashmë askush nuk i druhet pushtetit të katërt, por vërehet një ndërsim i zyrtarëve dhe të fortëve madje edhe për një status në fb. Dhe kjo nuk ka si të mos ketë lidhje me kryeministrin, sjelljet e tij dhe klimën që ka krijuar.
Mendoj që nuk është ai që urdhëron kërcënimet. Paralelisht besoj se kënaqet, kur dëgjon sesi shahen njerëz që e kritikojnë. Por në vazhdoftë këtë aleancë që ka me krimin dhe injorancën, do të vijë edhe ajo ditë kur do të kemi viktima edhe gazetarë.
E përballë vrasjes, pak ka rëndësi se kryeministri dha urdhërin apo e stimuloi me heshtjen e tij. Madje shumica e krimeve shtetërorë janë të tillë, ku indiferenca stimulon gjysmakët për të goditur kundërshtarët.
Nuk duhet të kenë mbetur shumë që ende e besojnë tezën që me kënaqësi e përsërit edhe vetë se ai është një ish gazetar dhe anëtar në rezerve i shtypit. Ikën kohërat e darkave-spektakël me gazetarë në stil presidentësh amerikanë. Jemi në kohën e luftës së hapur mes tij dhe shtypit, por këtë rradhë nuk kemi djegie redaksish, por eleminim me anë të mbytjes. Ai është krijuesi i strategjisë antimedia që përmblidhet në thënien e famshme ?media kazani? dhe klimën armiqësore që po krijohet ndaj medias dhe njerëzve të saj: Nëse ka shpifës ata janë gazetarët; nëse ka gënjeshtarë, ata janë gazetarët; nëse ka gjobaxhinj ata janë gazetarët; nëse ka njerëz që paguhen, sa nuk e meritojnë, ata janë gazetarët; nëse njerëzit nuk janë në gjendje të shikojnë mrekullitë e tij, këta janë gazetarët. Qëmton çdo gabim mediatik madje përdor edhe artifice me bashkëpunëtorë në media për të vërtetuar tezën e tij. Dhe nuk e ka pa qëllim. Ai e di se ka qenë media, me difektet dhe problemet e saj, që ka demitizuar pushtete e Nanos dhe Berishës duke publikuar skandalet e tyre. Ka qenë media që i ka diskretituar në sytë e elektoratit të mesëm dhe të ndërkombëtarëve. Me cilësimin e tyre kazan ai po përpiqet të zhvlerësojë gërryerjen e zmaltit që media po i bën pushtetit të tij; të bëjë të pabesueshme skandalet që publikohen dhe të deligjitimojë kundërshtarin.
Por zhvlerësimi i lajmit, krijon njëkohësisht edhe zhvlerësimin e lajmëtarit. Pas kësaj, çdo halabak me pushtet apo jo, ka të drejtë ta shikojë gazetarin si një target të lehtë që mund ta intimidojë apo sulmojë, pasi askujt nuk do t?i dhimbset një gjobaxhi, gënjeshtar dhe grabitës i parave të popullit. Dhe vjen momenti që gazetari shikohet si shtriga që duhet vënë në turrën e druve ndërsa tipat si Shemsiu, njerëz që na shpëtojnë nga e magjia dhe e keqja./dritare.net
Kim Kardashian sërish ka rënë viktimë e tallësve online që m...
Gazetarja Anduena Llabani, deklaroi në emisionin “360 gradë”...
Kim Kardashian pretendohet se nuk është e kënaqur me planin ...
Në vijim të komentit të bërë për rolin e ambasadorëve në Shq...
Miranda Kerr pret fëmijën e saj të parë me burrin Evan Spieg...
Analisti Andi Bushati, lëshoi deklarata të fortë ndaj ambasa...
Në vijim të deklaratave të tij në emsionin Opionion në TV Kl...
Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora News denoncoi mbrëmj...
Ishte një foto e Aubrey Black e cila ia ndryshoi jetën asaj ...
“Policia ka dështuar në parandalimin e personave që vranë Sa...
Brad Pitt mund të konsiderohet mbreti i Hollivudit, por ai n...
I ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, ish-ministri i Drej...
Modelja 31 vjeçare mori një çmim nga Revolve si gruaja e vit...
Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo, ka komentuar qënd...
Një qytetar denoncon në emisionin “STOP” se vuan nga hernia ...
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj mbrojti pa...
“Ambasadorët ndërhyjnë sepse ne jemi të paaftë të bëjmë poli...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha në emisionin Opi...
Ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo tha në emisionin “Të P...
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ish-depu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...